Ndryshimi i fundit është bërë:
16 nëntor 2017 në ora 19:28.
MacedonianEnglishAlbanian
header_al

K O N K U R S

Për çmim vjetor për studiuesit e rinj për punë më të mire kerkimore në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe të sigurimit në Republikën e Maqedonisë

 

                Me qëllim për të stimuluar zhvillimin e mendimit shkencor dhe përgaditjen e kërkimeve studimore në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe të sigurimit në Republikën e Maqedonisë, si dhe afirminin e profesionistëve të rinj,  Agjencia për mbikëqyrjen e sigurimeve do të jep çmim vjetor në vitin 2011 për kërkim studimor në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe të sigurimit në Republikën e Maqedonisë.

                Çmimi vjetor i Agjencisë për mbikëqyrjen  e sigurimeve është në vlerë prej 80.000,00 denarë.

                Në kërkimin studimor është i patjetërsueshëm shqyrtimi i ekonomisë së Republikes se Maqedonisë me temë adukuate. Kërkimi studimor nuk duhet të tejkalojë 15.000 fjalë (pa abstrakte, bibliografia dhe anekset) si dhe është rekomanduese që të ketë strukturë standarte të kërkimit studimor, e cila si bazë i përmban pjesët më poshtë:

-          Abstraktet;

-          Shqyrtimin e literaturës së konsultuar nga fusha e cila hulumtohet;

-          Përshkrimin e metodave të kërkimit të përdorura në punën kërkimore;

-          Analiza;

-          Përceptimet përmbyllëse;

-          Bibliografia.

 

Te drejte për të marrë pjesë në konkursi kanë shtetasit e Republikës së Maqedonisë deri në moshë tridhjete e pesë vjeçe. Të punësuarit dhe anëtarët e Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në konkurs.

 

Studimi kërkimorë dorëzohet në gjuhën maqedone.

 

Një autor mund të paraqesë vetëm një studim kërkimorë.

 

Në konkurs autorët mund të konkurojnë edhe me studimet kërkimore të botuara gjatë vitit 2010. Në momentin e paraqitjes së studimeve kërkimore, autori duhet të specifikojë se kur dhe ku është botuar studimi kërkimorë.

 

Konkursi do të konsiderohet i suksesshëm nëse aplikojnë së paku tre(3) studime kërkimore që i përmbushin kushtet e përmenduara më lartë.

 

Studmiet kërkimore dorëzohen deri te Agjencia për mbikëqyrjen e sigurimeve me shënim: “Për çmimin vjetor të Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve për vitin 2011” nëpërmjet postës elektronike, në adresën: Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa  

 

Përveç studimit kërkimor, autori duhet të paraqesë të dhëna biografike. Studimet kërkimore e dorëzuara do të trajtohen si materiale konfidenciale.

Zgjedhja më e mirë e studimit kërkimor bëhet nga Komisioni  i përbërë nga pesë anëtar, tre prej të cilëve janë anëtarë të jashtëm. Kryetarin dhe anëtarët e Komisionit e cakton Këshilli i ekspertëve të Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve vendim i cili do të shpallet në faqen e internetit të Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeveve.

 

Afati i fundit për dorëzimin e studimeve kërkimore eshtë me datë 31.08.2011

 

Çmimi vjetor i Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve do të jepet me datë 01.11.2011, me rastin e ditës së themelimit të Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve.
 

Anketë

A mendoni se faqja jonë e internetit i plotëson nevojat tuaja?
 
A mendoni se informacionet në faqen tonë të internetit janë lehtë të disponueshme?
 

 

 

  • Dokumentacioni i nevojshëm
  • Tarifa
  • AMS Misioni
  • Raportet Kuartale
  • Pyet AMS
  • Ligje
  • Regjistër të shoqërive të sigurimit