Ndryshimi i fundit është bërë:
23 korrik 2018 në ora 12:30.
MacedonianEnglishAlbanian
header_al

finansiska edukacija

Më 5/17/2017, Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve organizoi një punëtori me përfaqësues të Rregullatorit të Tregut Financiar Austriak (FMA) dhe Shoqatës Austriake të Sigurimeve (VVO), në të cilën morën pjesë anëtarët e organeve drejtuese të shoqërive të sigurimit.

Kjo punëtori synonte t'u mundësojë pjesëmarrësve të njihen me sfidat e reja në rregulloren e sigurimeve në Bashkimin Evropian. Ka kaluar një periudhë prej 18 muajsh nga implementimi i Direktivës së Solvencës 2 në Shtetet Anëtare të BE-së.

Kjo punëtori ishte një mundësi e mirë që të këmbehet përvoja e implementimit të Shtyllës 2 që trajton qeverisjen e korporatave. Më tej, u diskutua edhe për sfidat nga implementimi në vijim i Direktivës së ndërmjetësimit të sigurimeve (IMD) dhe Rregullores për shitjen e Pakove të Produkteve të Investimit për shitje me pakicë (PRIPs) e cila paraqet temë aktuale.

Përfaqësuesit e Shoqatës Austriake të Sigurimeve (VVO) dhe Rregullatorit të Tregut Financiar Austriak (FMA), më 6 korrik në hapësirat e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, realizuan një prezantim për punonjësit e Agjencisë. Prezantimi trajtoi sfidat e rregulloreve, projekteve dhe trendeve aktuale evropiane. Poashtu u realizua një prezantim për rëndësinë e qeverisjes korporative si një pjesë e rëndësishme e krijimit të një sistemi efektiv të mbikëqyrjes së sigurimeve.

 

Fotografi:

Image00001Image00002Image00003Image00004Image00005Image00006

 

Anketë

A mendoni se faqja jonë e internetit i plotëson nevojat tuaja?
 
A mendoni se informacionet në faqen tonë të internetit janë lehtë të disponueshme?
 

 

 

  • Dokumentacioni i nevojshëm
  • Tarifa
  • AMS Misioni
  • Raportet Kuartale
  • Pyet AMS
  • Ligje
  • Regjistër të shoqërive të sigurimit