Ndryshimi i fundit është bërë:
17 prill 2018 në ora 14:13.
MacedonianEnglishAlbanian
header_al

finansiska edukacija

SC XPRIMM International në bashkëpunim me Agjencionin e Mbikqyrjes së Sigurimeve organizon konferencë rajonale aktuariale, e cila për herë të parë do të mbahet në Shkup më 22 shkurt 2018.

SC XPRIMM International SRL në të kaluarën u promovua si një institucion cilësor i cili ndjek zhvillimin dhe trendet e sigurimit, me theks të veçantë në vendet e Europës Qendrore, Lindore dhe Juglindore dhe në vendet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BShP) dhe nga të gjitha vendet publikon raporte të rregullta për ngjarjet në sektorin e sigurimeve duke i bashkëngjitur statistika të rregullta tremujore dhe vjetore të profileve të këtyre vendeve. Poashtu, SC XPRIMM International SRL paraqitet si organizatorë dhe partner në organizimin e konferencave tematike në fushën e sigurimit që promovohen si ngjarje të rregullta vjetore dhe që gjithnjë e më shumë po marrin kuptim dhe përkushtim.

Target grupi i vizitorëve në konferencë përveç aktuarëve, është edhe një gamë e gjerë e pjesëmarrësve nga komuniteti i sigurimit, përfaqësues të shoqatave të pensionistëve dhe krijuesve të politikave ekonomike nga vendi dhe të huaj, nga shkaku se puna e aktuarëve bëhet gjithnjë e më komplekse dhe duhet të jetë në qendër të vëmendjes së strukturës organizative të kompanivë të sigurimeve.

Për më shumë detaje rreth konferencës dhe regjistrimit ndiqni linkun në vijim:

http://www.internationalinsuranceforum.com/actuarial/

 

Anketë

A mendoni se faqja jonë e internetit i plotëson nevojat tuaja?
 
A mendoni se informacionet në faqen tonë të internetit janë lehtë të disponueshme?
 

 

 

  • Dokumentacioni i nevojshëm
  • Tarifa
  • AMS Misioni
  • Raportet Kuartale
  • Pyet AMS
  • Ligje
  • Regjistër të shoqërive të sigurimit