Ndryshimi i fundit është bërë:
14 nëntor 2018 në ora 12:17.
MacedonianEnglishAlbanian
header_al

20181101_131442Agjencioni i mbikëqyrjes së sigurimeve, me rastin e festës së Ditës së sigurimeve, 1 nëntor, organizoi konferencë për sigurimin bujqësor. Konferenca u organizua së bashku me Ministrinë e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujrave me qëllim që t’i kushtohet vëmendje bujqësisë si një pjesë e rëndësishme e ekonomisë së Maqedonisë, gjegjësisht t’i kushtohet vëmendje uljes së rreziqeve në bujqësi nëpërmjet shfrytëzimit të sigurimit.

Konferencën e vizituan përfaqësues nga sektori i sigurimeve, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe trupave rregullatore, si dhe përfaqësues të sektorit të bujqësisë.

Në konferencë solemnisht morën fjalën z. Koço Angjushev, Zëvendës Kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i ngarkuar për çështje të ekonomisë dhe koordinimit me resorët e ekonomisë, z. Lupço Nikollovski, ministër i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujrave në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë dhe z. Klime Poposki, Kryetar i Këshillit të ekspertëve i Agjencionit të mbikëqyrjes së sigurimeve (video fjalimet në kuadër të njoftimit të Qeverisë së Rrepublikës së Maqedonisë https://www.vlada.mk/node/15674) DSC_0512

Duke marrë parasysh se nëpër botë ekzistojnë zgjidhje të ndryshme, në konferencën e sigurimit bujqësorë, me fjalimet e tyre u paraqitën përfaqësues të më shumë institucioneve udhëheqëse siç janë Shoqëria për menaxhim me pulin e sigurimit bujqësorë (TARSIM) nga Turqia, Shoqëria e sigurimeve nga breshëri (Österreichische Hagelversicherung VVaG – ÖHV) nga Austria, Shoqëria e risigurimit Swis Re nga Zvicra, Shoqëria e risigurimit Polish Re nga Polonia, Qasje në iniciativën e sigurimeve (Access to Insurance Initiative -A2ii) dhe Shoqëria e risigurimit Europa Re nga Zvicra të cilët prezantuan përvojat e tyre në këtë fushë.

Në kuadër të manifestimit u nda edhe një shpërblim dhe një plaketë për veprën kërkimore më të mirë nga fusha e menaxhimit me rrezikun dhe sigurimin në Republikën e Maqedonisë për vitin 2018 me titull “Anliza e tregut global të mikrosigurimit dhe mundësive për implementimin e tij në Republikën e Maqedonisë”. Qëllimi i këtij punimi është të ngritë ndërgjegjësimin, informimin dhe njohuritë e kompanive të sigurimeve në Maqedoni për konceptin dhe modelet e mikrosigurimit. (shkarko këtu).

20181101_140526Autores znj. Tanja Kamenjarska, ia ndau shpërblimin Kryetari i Këshillit të ekspertëve të Agjencionit të mbikëqyrjes së sigurimeve, z. Klime Poposki dhe pasoi një pasqyrë e shkurtër reth punimit nga ana e autorit.

 

 

 

 

Linqe nga prezantimet në gjuhën angleze:

  1. Përvoja e sistemit turk për sigurimin bujqësor. z. Nexhati Içer, konsulent teknik, Shoqëria e menaxhimit me pulin e sigurimit bujqësor (TARSIM)
  2. Kornizë e skemave të avansuara për sigurim bujqësor. z. Rajnhard Kerç, anëtar i Këshillit të drejtorëve, Shoqëria e sigurimeve nga breshëri (Österreichische Hagelversicherung VVaG – ÖHV).
  3. Fokusimi në cilësinë e produkteve nga pikëpamja e risigurimit. z. Poll Hamer, ekspert i risigurimit në bujqësi, Swis Re
  4. Elemente kyçe për menaxhimin e portofolave të kulturave bujqësore dhe blegtorisë; Programe për përkrahje me risigurim nga Polish Re. z. Konrad Rojevski, menaxher i produkteve të sigurimeve bujqësore, Polish Re.
  5. Rregullimi i sigurimit bujqësor në funksion të zhvillimit të tij. znj. Teresa Pellanda, Këshilltare, Sekretariati i Qasjes në iniciativën e sigurimeve (A2ii)
  6. Sigurimi i indeksit: sfidat dhe përvojat. znj. Nadica Jovanovska Boškovska, Shef i zyrës së Përfaqësuesit në Maqedoni, Evropa Re
 

Anketë

A mendoni se faqja jonë e internetit i plotëson nevojat tuaja?
 
A mendoni se informacionet në faqen tonë të internetit janë lehtë të disponueshme?
 

 

 

  • Dokumentacioni i nevojshëm
  • Tarifa
  • AMS Misioni
  • Raportet Kuartale
  • Pyet AMS
  • Ligje
  • Regjistër të shoqërive të sigurimit