Kryetari  i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, Kërste Shajnoski dhe Kryetarja e Organizatës së Konsumatorëve të Maqedonisë, Mariana Lonçar Velkova, nënshkruan Memorandum për Bashkëpunim në mënyrë që të forcojnë bashkëpunimin reciprok për zbatimin e projekteve dhe aktiviteteve për mbrojtjen e konsumatorëve-të siguruarve  dhe përdoruesit e shërbimeve dhe produkteve të sigurimeve, duke ofruar akses për produktet dhe shërbimet e sigurimeve.

 

Me këtë Memorandum, të nënshkruar më 17 korrik 2020, AMS dhe OKM ranë dakord që të bashkëpunojnë dhe të veprojnë për të zbatuar aktivitete të ndryshme siç janë prodhimi i përbashkët i materialeve të informacionit, broshurave dhe promovimin e tyre për publikun e gjerë, për të siguruar informacion më të mirë dhe edukim të konsumatorëve për tu mundësuar atyre  përzgjedhjen e saktë të shërbimeve të sigurimeve dhe produkteve të ofruara në tregun e sigurimeve.

 

Gjithashtu ranë dakord për të zbatuar aktivitete për të luftuar përdorimin e praktikës jo të ndershme të tregut duke inkurajuar marrëdhënie të drejta me konsumatorët dhe marrëdhënie korrekte me të siguruarit.

 

Objekt i këtij Memorandumi të Bashkëpunimit është edhe nxitja e zgjidhjes miqësore të mosmarrëveshjeve të mundshme dhe/ose mosmarrëveshjeve të konsumatorëve me shoqëritë  e sigurimeve, shoqëritë e brokerimit të sigurimeve, shoqëritë e përfaqësimit të sigurimeve, brokerëve dhe përfaqësuesve të sigurimeve.

 

Nënshkruesit e Memorandumit gjithashtu ranë dakord të organizojnë ngjarje për të rritur ndërgjegjësimin e opinionit për rëndësinë dhe nevojën e sigurimit, të organizojnë dhe të kryejnë anketime, të punojnë në grupe pune, të organizojnë blerje misterioze, të promovojnë bashkëpunimin e brendshëm, rajonal dhe ndërkombëtar si dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e hulumtimeve dhe proceseve të zhvillimit që janë me interes të përbashkët.

 

Me nënshkrimin e këtij Memorandumi, përfundon vlefshmëria e Memorandumit për Bashkëpunim të lidhur më 11 gusht të vitit 2016.