Më 21 Shkurt, të vitit 2011 të dy organet rregullatore, Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimeve e Republikës së Maqedonisë (AMS), dhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Sigurimeve të Rumanisë, nënshkruan Memorandum për bashkëpunim. Ky Memorandum është një bazë e mirë dhe e hap hapësirën për bashkëpunim të suksesshëm me qëllim për të shkëmbyer përvoja dhe informata mbi tregjet e sigurimit në të dy vendet, shkembimi i njohurive përmes vizitave studimore dhe organizimin e takimeve dhe mbledhjeve rajonale dhe forcimi i mëtejshëm i kapaciteteve administrative.