Agjencia e Mbikëqyrjes të Sigurimeve lidhur me Njoftimin për mbajtjen e trajnimit dhe provimit profesional për kryerjen e veprimtarive të përfaqësimit në sigurime, publikuar më 02.03.2020, informon opinionin se  duke përfshirë edhe datën e sotme – 5.3.2020 (10:30) janë plotësuar kapacitetet për pjesëmarrje në trajnimin dhe mbajtjen e provimit profesional për përfaqësues në sigurime.

Për këtë arsye, Aplikimet/Kërkesat për pjesëmarrje në trajnimin dhe provimin  për përfaqësues në sigurime  të cilat do të parashtrohen pas pubikimit të këtij njoftimi, nuk do të merren parasysh.