Më 20 janar 2015, Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve dha Vendim për të lëshuar një leje për transferimin e portofolit të sigurimit në kuadër të grupit për sigurim të jetës, nga Shoqëria aksionare për sigurim dhe risigurim Makedonija Skopje-Vienna Insurance Group si një kompani sigurimi e cila e transferon portofolin e sigurimit, në Shoqërinë aksionare për sigurime Viner Lajf – Vienna Insurance Group Skopje si kompani sigurimi që do të merr portofolin e sigurimit.

Portofoli i sigurimit në kuadër të grupit për sigurim të jetës nga ky Vendim, përfshin të gjitha të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga kontratat e nënshkruara më parë për sigurim në kuadër të grupit për sigurimin e jetës nga ana e Shoqërisë aksionare për sigurim dhe risigurim Makedonija Skopje-Vienna Insurance Group si një kompani sigurimi, e cila mbart portofolin e sigurimit dhe mjetet që mbulojnë rezervat teknike dhe rezervat matematike në drejtim të këtyre marrëveshjeve.

Me këtë Vendim, Agjencia e detyron Shoqërinë aksionare për sigurim Viner Lajf – Vienna Insurance Group Skopje, e cila merr portofolin e sigurimit, për pesë ditë rresht, në të paktën dy gazeta të përditshme në Republikën e Maqedonisë, për të informuar të siguruarit për transferimin e portofolit të sigurimit dhe për të gjitha faktet relevante dhe rrethanat që lidhen me ushtrimin e të drejtave dhe detyrimeve të tyre që rrjedhin nga kontratat e sigurimit.