Për të normativizuar  mënyrën dhe procedurën e një vlerësimi të rregullt (të vazhdueshëm) të plotësimit të kushteve për anëtar të organit drejtues dhe anëtar të organit mbikëqyrës në një shoqëri sigurimesh si dhe aksionar me pjesëmarrje të kualifikuar në një shoqëri sigurimesh, shoqëri të brokerimit në sigurime dhe shoqëri të përfaqësimit në sigurime, të përcaktuara me Ligjin për Mbikëqyrjen e Sigurimeve, Ligjin për Shoqëritë Tregtare dhe rregullore të tjera, jo vetëm në fazën e emërimit (përzgjedhjes) së personit, d.m.th. në fazën e marrjes së pjesëmarrjes së kualifikuar , por edhe në vazhdimësi derisa personi kryen funksionin, pra zotëron pjesëmarrjen e kualifikuar në subjekt, Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve hartoi:

  1. Projekt – Rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për dokumentacionin e nevojshëm dhe mënyrën e dakordimit të pjesëmarrjes së kualifikuar në shoqërinë e sigurimeve, shoqërinë e brokerimit në siguri
  2. Projekt – Rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për mënyrën, procedurën dhe dokumentacionin e nevojshëm për marrjen e dakordimit
  3. Projekt- Rregullore për mënyrën dhe procedurën e zbatimit të vlerësimit të përshtatshmërisë së anëtarit të autoritetit mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimeve dhe raportimit në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimev

Ftohen të interesuarit të parashtrojnë komente dhe shënime  në lidhje me projekt-rregulloret deri më 17.10. 2022 në adresën elektronike të Agjencisë të Mbikëqyrjes së Sigurimeve: contact@aso.mk me referencë: Komentet (shënime) për Projekt-Rregulloret.