Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, numri më i madh i ankesave të personave të siguruar janë parashtresat për shlyerjen e dëmeve nga përgjegjësia automobilistike dhe për pasurinë e siguruar. Rritjen më të madhe e ka numri i ankesave  me të cilat siguruesit ankohen për afatin në të cilin kompanitë shlyejnë dëmet. Menaxhmenti i AMS-së rrit vazhdimisht transparencën e punës së vet, gjë që rezulton në një rritje të vazhdueshme të numrit të ankesave të pranuara. Në gjashtë muajt e parë, numri i parashtresave  të trajtuara  nga AMS-ja është rritur me 65% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

 

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) ka marrë 135 ankesa nga policëmbajtësit që ankohen për shërbimet e shoqërive të sigurimit dhe brokerimit në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

 

AMS-ja, në bazë të ankesave të proceduara, ka konstatuar lëshime në veprimet e dy kompanive të sigurimeve, për të cilat kanë shqiptuar edhe gjoba.

 

Në këtë periudhë, të siguruarit janë ankuar më së shumti për realizimin e të drejtave të tyre për dëmshpërblim sipas policave të sigurimit të përgjegjësisë automobilistike dhe pronësore.

 

AMS-ja ka zgjidhur 21 ankesa në favor të të siguruarve, që është 31 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Siç pritej, numri më i madh, pra 12 nga ankesat e zgjidhura pozitivisht, janë për sigurimet e përgjegjësisë automobilistike, klasa më masive e sigurimeve.

Në favor të të siguruarve janë zgjidhur 4 kërkesa për pasuri të siguruar, 2 kërkesa për sigurim aksidentesh dhe një ankesë për sigurim shëndetësor privat, sigurim jete dhe sigurim kasko.

 

Në proces të zgjidhjes janë 23 ankesa  ndërsa 16 janë tërhequr nga parashtruesit. Në 16 raste, AMS-ja ka konstatuar se parashtresat janë të pabazuara, ndërsa negativisht janë zgjidhur  59 prej tyre.

 

Sa i përket llojit të sigurimit, siç pritej, të siguruarit më së shumti ankohen për shërbimet në klasën më të njohur – sigurimin e automjeteve. AMS-ja, nga kjo klasë sigurimesh, ka trajtuar 47 ankesa, ndër të cilat më të shumtat, pra 26 ankesa, janë për procedurat e kompensimit duke plotësuar një raport evropian.

 

Në gjysmën e parë të vitit janë paraqitur 26 kërkesa për pasuri të siguruara. Në këtë klasë vërehet një rritje më e madhe e parashtresave krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe arrin në 160 për qind.

 

Arsyeja më e zakonshme për paraqitjen e një ankese gjatë kësaj periudhe është baza apo kriteri mbi të cilën kompanitë paguajnë dëmet. Për gjashtë muajt e parë janë pranuar 50 ankesa të tilla.

 

Rritja më e madhe e ankesave është për shkak të afatit në të cilin shoqëritë trajtojnë dëmet e raportuara nga të siguruarit. Për këta gjashtë muaj janë parashtruar  23 ankesa, kurse për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka pasur vetëm 4 parashtresa të tilla.

 

Numri i personave të siguruar – persona fizikë është rritur me 58 për qind dhe ka arritur në 106.

 

Gjatë kësaj periudhe, 22 persona juridikë kanë paraqitur aplikime për shërbime nga siguruesit e tyre. Numri i parashtresave të dorëzuara nga personat e siguruar – persona juridikë, këtë vit krahasuar me vitin e kaluar është më i lartë për 47 për qind.

 

Parashtresa apo ankesa në AMS-së bëhet nëse i siguruari nuk është i kënaqur me përgjigjen e shoqërisë së sigurimeve për të arkëtueshmet e dëmit ose nuk ka marrë përgjigje brenda 30 ditëve. AMS-ja nuk shqyrton ankesa anonime apo rastet për të cilat zhvillohen procedura gjyqësore apo procedura të tjera.

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili rregullon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve  dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.