Punimi i Filip Peovskit është një përpjekje pioniere për të prezantuar një metodë të parashikimit të lëvizjes së trendeve kryesore në sektorin e sigurimeve në vend, me qëllim përfundimtar përmirësimin e menaxhimit korporativ të kompanive të sigurimit, në fushën e planifikimit të biznesit dhe vendosjen e pritshmërive racionale.

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) e ndau çmimin për punimin më të mirë investigativ për shkencëtar të ri në temën në fushën e menaxhimit të rrezikut të sigurimit. Çmimin shkencëtarit të ri Mr. Filip Peovski, asistent i Departamentit të Matematikës dhe Statistikës të Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodij”, ia ndau Prof.Dr. Kërste Shajnoski, kryetar i Këshillit të Ekspertëve të AMS-së. Pllaketa Peovskit iu nda në manifestimin e organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Sigurimeve – 1 Nëntorit.

Punimi “Parashikimi i primeve dhe dëmeve të sigurimit në Maqedoninë e Veriut: Procedura e barazimit eksponencial” nga Filip Peovski paraqet një temë kërkimore serioze dhe të mirëkonceptuar metodologjikisht, si dhe një përpjekje pioniere për të prezantuar një metodë të parashikimit të lëvizjes së tendencave kryesore në sektori i sigurimeve në vend, me synimin përfundimtar përmirësimin e menaxhimit korporativ të kompanive të sigurimit, në fushën e planifikimit të biznesit dhe vendosjes së pritshmërive racionale.

Autori i punimit analizon tendencat e primit të shkruar bruto dhe dëmeve bruto të paguara për një periudhë 10 vjeçare (2012 – 2022) përmes një procedure nivelimi apo barazimi eksponencial. Kjo metodë e parashikimit është më efektive kur komponentët sezonalë dhe prirjet ndryshojnë me kalimin e kohës dhe karakterizohen duke i dhënë rëndësi të ndryshme vëzhgimeve të serive kohore. Autori e zbaton këtë duke përfshirë efektet e pandemisë Kovid-19.

Punimi përmbledh konstatimet në një mënyrë koncize, të qartë dhe sistematike. Në përfundim thuhet se për të integruar me sukses metodën e serive kohore në analizën e biznesit, kompanitë e sigurimeve duhet të orientohen drejt përdorimit të përpunimit të të dhënave të mëdha dhe mësimit të makinerive. Kjo qasje padyshim do të kontribuojë në performancë më të mirë, optimizim më të madh, avantazh konkurrues dhe pritshmëri më të mira për të ardhmen.

Qëllimi i konkursit është që të shërbejë si nxitje që do të kontribuonte në rritjen e numrit dhe cilësisë së punimeve shkencore të aplikuara në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe sigurimeve në Maqedoni, ndërsa për punimin e përzgjedhur  është paraparë çmim vjetor prej 80.000 denarësh .

Ky është konkursi i 12-të radhazi i shpallur nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve.