Numri i përgjithshëm i ankesave të paraqitura nga të siguruarit e pakënaqur vitin e kaluar arriti në 267, që është një rritje prej 30 për qind krahasuar me vitin 2021. Kjo e dhënë është një tregues i qartë se qytetarët gjithnjë e më shumë e shohin Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve si mbrojtëse të të drejtave të tyre lidhur me sigurimet, që është prioritet dhe angazhim i përhershëm i menaxhmentit të këtij organi rregullator. Numri më i madh i ankesave të paraqitura ndaj një shoqërie sigurimesh është 43. Nga këto, AMS-ja ka zgjidhur 22 ankesa në favor të të siguruarve. Për shkak të seriozitetit të një vepre penale të konstatuar përmes një ankese të paraqitur nga një i siguruar, menaxhmenti i AMS i shqiptoi gjobë njërës prej shoqërieve të sigurimeve.

 

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) ka zgjidhur 62 ankesa në favor të policëmbajtësve të cilët janë ankuar për cilësinë e shërbimeve që kanë marrë nga kompanitë e sigurimit vitin e kaluar. Numri i ankesave të zgjidhura në favor të personave siguruar vitin e kaluar ishte 48 për qind më i lartë se vitin paraprak, respektivisht në vitin 2021.

Numri më i madh i të gjitha ankesave të zgjidhura pozitivisht, gjithsej 21, janë nga fusha e mbrojtjes së të drejtave të sigurimit të mbuluara nga Raporti Evropian.

Për shkak të masivitetit të sigurimit të detyrueshëm të auto-përgjegjësisë, vitin e kaluar për këtë sigurim janë paraqitur 94 ankesa nga policëmbajtës të pakënaqur. Nga këto, 60 ankesa janë për dëme që janë mbuluar nga Raporti Evropian. Për dëmet që mbulohen me raporte policore ka pasur 24 ankesa, dhe kjo shifër është pothuajse gjysma e numrit të ankesave të mbuluara  me raporte policore për dëmet në aksidentet rrugore, të pranuara në vitin 2021. Nga 24 ankesat e paraqitura, AMS-ja ka zgjidhur 10 ankesa në favor të të siguruarve.

Rritja më e madhe e numrit të ankesave vitin e kaluar ishte për dëmet e mbuluara nga sigurimi i pronës. Janë paraqitur gjithsej 57 ankesa, që është 1.7 herë më shumë se në vitin 2021. Rritja e ankesave në masë të konsiderueshme vjen si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti në Manastir në fillim të vitit 2022.

Në rastin e klasës me rritje më të shpejtë – sigurimin shëndetësor suplementar ose privat, të cilin e posedojnë më shumë se 100 mijë qytetarë, vitin e kaluar janë paraqitur vetëm 21 ankesa. Nga këto, AMS-ja ka zgjidhur 5 kërkesa në favor të të siguruarve.

Sipas arsyeve për të cilat janë paraqitur, më të shumtat janë ankesat në të cilat personat e siguruar ankohen mbi kriterin apo bazën e  përcaktimit të kompensimit të dëmeve nga shoqëritë e sigurimeve . Vitin e kaluar janë dorëzuar 111 ankesa të tilla, që është 40 për qind më shumë krahasura me vitin e mëparshëm. Nga këto ankesa, AMS-ja ka zgjidhur 31 në favor të të siguruarve.

Rritja më e madhe e ankesave sipas arsyes së paraqitjes është tek ankesat për mënyrën se si kompanitë i trajtojnë dëmet. Për këtë periudhë janë dorëzuar 43 ankesa të tilla, që është 1.7 herë më shumë se në vitin 2021. Prej këtyre 43 ankesave të parashtruara, AMS-ja 15-të prej tyre i ka zgjidhur në favor të të siguruarve.

Për dy nga 16 shoqëritë e sigurimeve, vitin e kaluar nuk është bërë asnjë ankesë. Të dyja shoqëritë e sigurimeve mbulojnë sigurimet e jetës. Numri më i madh i ankesave të paraqitura ndaj një shoqërie sigurimesh është 43. Nga këto, AMS-ja ka zgjidhur 22 ankesa në favor të të siguruarve.

Nga gjithsej 267 ankesa të dorëzuara vitin e kaluar, 204 kërkesa janë zgjidhur, 12 janë në proces zgjidhjeje, 23 ankesa janë tërhequr arbitrarisht. AMS-ja konkludoi se 28 parashtresa janë pa bazë apo pa kriter për procedurim.

Nga numri total i ankesave të parashtruara, 233 ankesa janë parashtruar nga qytetarë, ndërsa 44 janë parashtruar nga subjekte apo persona juridikë.

Në AMS parashtrohet ankesë nëse i siguruari nuk është i kënaqur me përgjigjen që ka marrë nga shoqëria e sigurimeve për arkëtimin e dëmit ose nuk ka marrë përgjigje brenda 30 ditësh. AMS-ja nuk shqyrton ankimime anonime ose çështjet për të cilat zhvillohen procedura gjyqësore apo procedura të tjera. Ankesat parashtrohen në e-mail-in pretstavki@aso.mk

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili rregullon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve  dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.