AMS-ja shpërbleu dhe vlerësoi mbi 30 nxënës nga dhjetëra shkolla fillore dhe të mesme në të gjithë vendin dhe kështu i filloi aktivitetet e saj edukative me rastin e ditëve të edukimit financiar të organizuar nga të gjithë rregullatorët e tregut financiar.

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) shpërbleu nëntë nxënës dhe ndau fletë​​lavdërime për 27 nxënës të tjerë të shkollave fillore dhe të mesme të cilët krijuan vizatime, poezi dhe ese me tema që lidhen me perceptimin e sigurimeve. Me këtë eveniment AMS-ja i filloi aktivitetet me rastin e javës së edukimit financiar dhe njëkohësisht realizoi me sukses jubileun, gjegjësisht vitin e dhjetë  të mbajtjes së Konkursit për përzgjedhjen e temave me rastin e 1 Nëntorit – Ditës së Sigurimeve.

Në temat “Sigurimet më mbrojnë nga rreziqet”, “Investimi im – Polica e Sigurimit” dhe “Sigurimi është siguria ime financiare”, këtë vit në adresë të AMS-së arritën  mbi 80 punime nga nxënës të klasave të ndryshme  dhe nga dhjetëra qytete dhe vendbanime në të gjithë vendin.

Me këtë rast, Kërste Shajnoski, Kryetari i Këshillit të Ekspertëve të AMS-së, ndau çmime dhe mirënjohje për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.

Shajnoski shprehu falënderime për të gjitha punimet e dorëzuara dhe u tha fëmijëve se tani janë partnerë të AMS-së në përhapjen e edukimit financiar dhe në aktivitetet për ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e sigurimeve si për individët ashtu edhe për mbarë shoqërinë.

Me këtë evenimet, AMS-ja i filloi aktivitetet për shënimin e ditëve të edukimit financiar të organizuara nga të gjitha organet rregullatore në fushën e financave (Banka Kombëtare, Komisioni i Letrave me Vlerë, Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve – AMS dhe Agjencia e Mbikëqyrjes të Financimit Kapital të Sigurimit Pensiona).

Në kuadër të aktiviteteve të saj që nga fillimi i muajit nëntor, AMS-ja ka vizituar disa shkolla ​​në të cilat përmes formave përkatëse do të edukojë nxënësit për kuptimin e sigurimeve, ka marrë pjesë në një emision edukativ televiziv, si dhe do të publikojë përmbajtje në rrjetet sociale me një komponent edukativ për atributet e produketeve të sigurimeve dhe për mbrojtjen e të drejtave të të siguruarve.

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili normativizon  tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve  dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar dhe përfshirjen financiare të popullatës.