AMS organizoi trajnim me të cilin u bashkua në mënyrë aktive në shënimin e muajit evropian për sigurinë kibernetike

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) mori pjesë aktive në shënimin e muajit të sigurisë kibernetike, duke organizuar trajnime për ndërgjegjësimin e punonjësve të saj për këtë temë aktuale nga sfera digjitale.

European Union Agency for cybersecurity (ENISA) e shpalli muajin tetor si muajin e sigurisë kibernetike. Çdo vit në tetor organizohen një numër i madh eventesh të llojeve të ndryshme në të gjithë Evropën dhe botën, me qëllim ngritjen e nivelit të sigurisë kibernetike.

Trajnimi dyditor u realizua nga kompania “Sigmoid”, e cila punon në fushën e sigurisë së informacionit për klientët vendas dhe të huaj. Në mënyrë interaktive, punonjësit u njohën me konceptet bazë të sigurisë kibernetike, mësuan se si të njohin sulme të caktuara dhe çfarë të bëjnë në një rast të tillë, si të marrin pjesë në menaxhimin e sigurisë së informacionit, etj.

Gjithashtu, në trajnim u prezantuan edhe aktivitetet e AMS-së ndaj industrisë së sigurimeve. Përkatësisht, kompanitë nga industria e sigurimeve për të dytin vit organizojnë dhe zhvillojnë trajnime për punonjësit e tyre për sigurinë kibernetike, duke respektuar dispozitat e Rregullores për standardet minimale të sistemeve të informacionit të shoqërive të sigurimeve, shoqërive të brokerimit në sigurime dhe shoqërive të përfaqësimit në sigurime.

Informacionet të cilat arrijnë në AMS tregojnë se këto trajnime kanë dhënë një rezultat pozitiv dhe se punonjësit në industrinë e sigurimeve kanë një perceptim më të mirë për rolin dhe rëndësinë e sigurisë kibernetike.

Në të ardhmen, AMS-ja do të vazhdojë me aktivitetet për përmirësimin e sigurisë kibernetike si për punonjësit e organit rregullator, ashtu edhe për shoqëritë që përfaqësojnë industrinë e sigurimeve.

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili rregullon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve  dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.