Investimet në sigurimet jo-jetë tejkaluan vlerën prej 10 miliardë denarësh, shitja e policave u rrit për 16%.
Policëmbajtësit dhe kompanitë e sigurimeve vitin e kaluar kanë lidhur mbi 1,71 miliona kontrata sigurimi në vlerë prej mbi 10,5 miliardë denarësh. Më i popullarizuari në mesin e të gjitha sigurimeve jo-jetë mbetet sigurimi shëndetësor privat, i cili ka pasur rritjen më të lartë të shitjeve për tre vjet me radhë. Nga të gjitha klasat vullnetare, pjesa më e madhe ende investohet në sigurimin e pronës. Sigurimi i detyrueshëm i auto-përgjegjësisë ka pasur peshën më të madhe në totalin e shitjeve edhe vitin e kaluar. Nga të 11 kompanitë e sigurimeve jo-jetë, dhjetë kompani shënuan rritje të të ardhurave nga shitja e policave të sigurimit vitin e kaluar.
Vlera e investimeve në të gjitha klasat e sigurimeve jo-jetë në vitin 2022 tejkaloi 10,5 miliardë denarë (171 milionë euro). Tregu i sigurimeve vitin e kaluar u rrit me 9,2 për qind, pra me 14,3 milionë euro krahasuar me vitin 2021, sipas të dhënave të dorëzuara nga shoqëritë e sigurimeve jo-jetë në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS).
Të 11 kompanitë e sigurimit jo-jetë kanë lidhur mbi 1.71 milionë kontrata sigurimi vitin e kaluar, dhe ky është një rezultat 16 për qind më i mirë se viti i kaluar, viti 2021.
Vitin e kaluar në klasën më të madhe vullnetare – sigurimin e pronës janë investuar gjithsej 2,1 miliardë denarë (34,3 milionë euro). Janë lidhur më shumë se 145 mijë kontrata për sigurimin e pronës dhe shitja e policave për këtë klasë ka shënuar një rënie të lehtë prej 2.7 për qind.
Rritja më e madhe e investimeve është në sigurimet suplementare shëndetësore (shëndetësia private). Kjo mbetet klasa më e njohur e sigurimit vullnetar me rritjen më të lartë të shitjeve për të tretin vit radhazi. Vitin e kaluar shitja është rritur për 68 për qind, këtë lloj sigurimi e kanë shitur dhjetë kompani të sigurimeve, ndërsa nga shitja e kontratave të sigurimit shëndetësor janë arkëtuar 679,6 milionë denarë (11 milionë euro).
Rritje të ndjeshme vitin e kaluar kanë shënuar edhe investimet në sigurimin gjithëpërfshirës të automjeteve. Vlera e përgjithshme e investimeve në këtë klasë u rrit për 12 për qind dhe arriti në 994 milionë denarë (16,2 milionë euro).
Qytetarët vitin e kaluar kanë investuar 229,3 milionë denarë (3,7 milionë euro) në sigurimin e shëndetit në udhëtim (asisitencë turistike për udhëtim jashtë vendit). Vitin e kaluar shitja e këtij produkti është rritur me 55 për qind krahasuar me një vit më parë.
Klasa më e madhe e sigurimeve vitin e kaluar mbetet sigurimi i përgjegjësisë automobilistike. Për sigurimin e detyrueshëm të auto-përgjegjësisë janë lidhur 665.000 kontrata në vlerë prej 3,83 miliardë denarësh (62,3 milionë euro). Për udhëtime jashtë vendit, siguruesit kanë lëshuar mbi 235.000 kartona jeshile për të cilat të siguruarit kanë paguar 1,15 miliardë denarë (18,7 milionë euro). Të siguruarit vitin e kaluar kanë investuar 129,5 milionë denarë (2,1 milionë euro) në sigurime kufitare.
Në shitjen e përgjithshme të policave të sigurimit vitin e kaluar, “Triglav Osiguruvaje ” ka marrë pjesë me 14.4 për qind, “Unika” me 10.9 për qind, “Eurolink” me 10.7 për qind, “Sava Osiguruvanje” me 10.2 për qind dhe ADOR “Maqedonia VIG” me 9.5 për qind. Pasuar nga “Viener VIG” me 9,3 për qind, “Euroins Osiguruvanje” me 9,2 për qind dhe “Kroacia Osiguruvanje – Jo-Jetë” me 9 për qind, “Osiguritelna Polisa” me 6,8 për qind, “Halk Osiguruvanje” me 6,6 për qind dhe “Grave jo-Jetë” me 3.4 për qind.
Për sa i përket performancës së shoqërive të sigurimit jo-jetë, bazuar në raportet e tyre të pa audituara, përfitueshmëria është përmirësuar ndjeshëm në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021. Dhjetë nga gjithsej 11 kompani e mbyllën vitin me fitim (para tatimit). Rreth tetë kompani që kanë punuar me fitim vitin e kaluar kanë një rezultat financiar më të mirë krahasuar me vitin 2021.
Më shumë hollësi në linkun e mëposhtëm https://aso.mk/category/publikaczii/izveshtai-za-rabotata-na-osiguritelnata-industri-a/drushtva-za-osiguruva-e/
KONKURS PËR ÇMIMIN VJETOR PËR STUDIUESIT E RINJ PËR PUNIM MË TË MIRË NË FUSHËN E MENAXHIMIT TË RREZIKUT DHE TË SIGURIMEVE
Me qëllim për të stimuluar zhvillimin e mendimit shkencor dhe përgatitjen e kërkimeve studimore në
fushën e menaxhimit të rrezikut dhe të sigurimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe afirmimin
e profesionistëve të rinj, Agjencia e Mbikëqyrjes të Sigurimeve do të ndajë çmimin vjetor për vitin 2023
për punim studimor në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe të sigurimit në Republikën e Maqedonisë së
Veriut.
Çmimi vjetor i Agjencisë të Mbikëqyrjes së Sigurimeve është në vlerë prej 80.000 denarësh.
Në punimin studimor është i patjetërsueshëm shqyrtimi i ekonomisë së Republikës së Maqedonisë së
Veriut me temë adukuate. Punimi studimor nuk duhet të tejkalojë 15.000 fjalë (pa abstraktin,
bibliografinë dhe anekset) si dhe është rekomanduese që të ketë strukturë standarde të punimit
studimor, e cila si bazë i përmban pjesët e mëposhtme:
Abstraktin;
Shqyrtimin e literaturës së konsultuar moderne, të huaj dhe vendase, shkencore dhe
eksperte nga fusha e cila hulumtohet;
Përshkrimin e metodologjisë kërkimore- shkencore të përdorur në punim;
Analizë;
Perceptime përmbyllëse;
Bibliografia.
Të drejtë për të marrë pjesë në konkurs kanë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në
moshën tridhjetë e pesë vjeçare, respektivisht deri në ditën e dhënies së çmimit më 01.11.2023,
pjesëmarrësit nuk duhet të kenë mbushur moshën tridhjetë e gjashtë vjeç. Pjesëmarrësit që kanë fituar
titullin Doktor i Shkencave deri në ditën e dorëzimit të punimit nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në
konkurs.
Punimet studimore dorëzohen në gjuhën maqedonase, shqipe ose në gjuhën angleze
Më shumë (linku)
Java Globale e Parasë – Fushatë për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për edukimin dhe arsimimin financiar
Po afron Java globale e parasë që do të zhvillohet nga data 20 deri më 26 mars të vitit 2023. Tema e këtij viti të fushatës është Planifikoni paratë tuaja, ndërtoni të ardhmen tuaj. ((Plan your money, plant your future), https://www.globalmoneyweek.org/
Kjo temë synon të ndërgjegjësojë qytetarët për të kuptuar produktet dhe rreziqet financiare. Realizohet duke marrë informacione dhe këshilla për të zhvilluar aftësi te të siguruarit për t’u ndërgjegjësuar më shumë për rreziqet financiare dhe për të njohur të gjitha mundësitë e disponueshme për të marrë vendime të dobishme financiare që do të mundësojnë përmirësimin e mirëqenies së tyre financiare.
Duke arritur misionin dhe vizionin e saj, AMS-ja vendos si prioritet kryesor angazhimin për rritjen e edukimit financiar si një mjet thelbësor për mbrojtjen e të siguruarve.
Brenda këtyre kornizave, AMS-ja vepron në disa nivele:
Veprimtari parandaluese të manifestuara nëpërmjet mbikëqyrjes direkte dhe indirekte të subjekteve nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) me qëllim që shoqëritë e sigurimit të respektojnë ligjet përkatëse;
Ndërgjegjësimi për rreziqet që lidhen me investimin në sigurime, të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga sigurimet, mekanizmat për mbrojtjen e të drejtave të të siguruarve dhe trajtimin e ankesave nga AMS-ja,
Edukimi i vazhdueshëm i popullatës përmes shpërndarjes së rregullt dhe në kohë të informacionit përkatës përmes faqes së internetit, rrjeteve sociale dhe portalit edukativ të AMS- së, duke publikuar tekste edukative, broshura, publikime, manuale dhe udhëzime, njoftime, raporte dhe të dhëna në lidhje me funksionimin e shoqërive të sigurimeve dhe subjekteve të tjera të licencuara të sigurimit, raporte për funksionimin e AMS-së, risi në ushtrimin e aktivitetit etj.
Edhe këtë vit, për përmbushjen e vazhdueshme të synimeve të mësipërme, AMS-ja do të marrë pjesë aktive në shënimin e fushatës “Planifikoni paratë tuaja, ndërtoni të ardhmen tuaj” përmes aktiviteteve të shumta:
– paraqitje televizive, promovim të përmbajtjeve të dobishme dhe dhënie të këshillave për të siguruarit në mënyrë që të rritet ndërgjegjësimi për llojet e ndryshme të produkteve të sigurimit dhe rreziqet individuale përmes portalit edukativ me theks në mbrojtjen e të drejtave të të siguruarve, shkëmbimin e informacionit të dobishëm dhe në kohë përmes faqes së internetit dhe rrjeteve dhe mediave sociale, promovim të praktikave të mira në fushën e edukimit financiar dhe përfshirjes financiare, leksione edukative etj.
– rritjen e ndërgjegjësimit të shoqërive të sigurimeve dhe shoqërive të ndërmjetësimit në sigurime duke synuar zhvillimin e një qëndrimi të drejtë ndaj të siguruarve dhe zbatimin e rregullave të sjelljes profesionale, forcimin e komunikimit me të siguruarit për të kuptuar më mirë nevojat e tyre dhe për të reaguar ndaj ankesave dhe apelimeve të tyre.
Urdhëroni, vizitoni faqet tonë të internetit https://edukacija.aso.mk/, www.aso.mk, për t’u informuar. Inkuadrohuni dhe zgjeroni njohuritë tuaja në fushën e sigurimeve.
Seancë e mbajtur më 10 mars
- Procesverbali i seancës së shtatë të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2023, të mbajtur më 9 mars të vitit 2023;
- Vendimi për zbatimin e Konkursit për çmimin vjetor për studiues të ri për punën më të mirë në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe sigurimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2023;
- Vendimi për emërimin e anëtarëve të Komisionit për përzgjedhjen e punimit më të mirë studiues në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe sigurimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2023;
Seancë e mbajtur më 9 mars
- Procesverbali i seancës së gjashtë të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2023, të mbajtur më 3 mars të vitit 2023;
- Ndryshimi i Planit Vjetor të Punësimit për vitin 2023 të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve;
- Aktvendim për kërkesë për dakordim për anëtar të organit drejtues në shoqërinë aksionare të sigurimeve UINER LAJF-Viena Inshurens Grup Shkup, për personin Darko Dediq;
- Aktvendim për kërkesë për dakordim për anëtar të organit drejtues në Shoqërinë Aksionare të Sigurimeve UINER LAJF-Viena Inshurenc Grup Skopje, për personin Elena Jakimovska-Petrovska;
- Aktvendimit për kërkesë për dakordim për anëtar të organit drejtues në Shoqërinë Aksionare të Sigurimeve UINER LAJF-Viena Inshurenc Grup Skopje, për personin Milan Antovski;
- Aktvendimit për kërkesë për dakordim për anëtar të organit drejtues në Shoqërinë Aksionare të Sigurimeve EUROINS OSIGURVANJE, Skopje, për personin Ralica Guberova;
- Aktvendimit për kërkesë për dakordim për anëtar të organit drejtues në Shoqërinë Aksionare të Sigurimeve Osiguruvanje Makedonija, për personin Orzen Marjanoviq;
- Vendim në lidhje me kundërvajtjen e kryer nga Shoqëria e Brokerimit të Sigurimeve MAKOAS Broker e konstatuar me procesverbalin nga zbatimi i mbikëqyrjes off-site;
- Aktvendim për revokimin e licencës për agjent në sigurime të personit Sonja Panevska;
- Aktvendim për revokimin e licencës për agjent në sigurime të personit Rezearta Rexhepi;
- Aktvendim për revokimin e licencës për agjent në sigurime personale të Maja Stefanoskës.
Policëmbajtësit kanë arkëtuar 71 milionë euro, kompanitë e sigurimeve kanë paguar mbi 100,000 dëme
Kompanitë e sigurimeve kanë paguar 30 për qind më shumë para për dëmet e
siguruara vitin e kaluar krahasuar me një vit më parë. Numri më i madh i dëmeve
është paguar për mbulimin e shpenzimeve mjekësore të mbuluara nga sigurimi
shëndetësor shtesë, por nga të gjitha klasat e sigurimit vullnetar, më së shumti
mjete janë paguar për dëmet e mbuluara nga sigurimi i pasurisë.
Kompanitë e sigurimit kanë paguar 103,130 dëme të mbuluara nga sigurimet jo-jetë në
vitin 2022. Numri i dëmeve të paguara është 30 për qind më i lartë krahasuar me vitin e
kaluar 2021.
Të siguruarit nga kompanitë e sigurimeve vitin e kaluar kanë arkëtuar 4,4 miliardë
denarë (71,7 milionë euro). Kjo është gati 5.5 milionë euro, pra 8.3 për qind më shumë
fonde të paguara në krahasim me vitin 2021, sipas të dhënave zyrtare të dorëzuara në
Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (ASO) nga të 11 shoqëritë e sigurimeve jo-jetë.
Numri më i madh i dëmeve të paguara është në sigurimin shëndetësor suplementar, të
njohur gjerësisht si sigurimi privat. Dhjetë kompanitë e sigurimeve që shesin këtë
sigurim kanë paguar mbi 46,000 dëme për të siguruarit e tyre vitin e kaluar, që është
pothuajse gjysma e të gjitha dëmeve të paguara. Policëmbajtësit që kanë sigurim
shëndetësor privat gjatë vitit të kaluar kanë arkëtuar 426 milionë denarë (6,9 milionë
euro) nga siguruesit e tyre për shpenzime mjekësore. Vitin e kaluar, shuma e
shpenzimeve mjekësore të mbuluara nga sigurimet shëndetësore private është më
shumë se e dyfishuar (3.5 milionë euro) krahasuar me vitin e kaluar, 2021.
Siç pritej, shuma më e madhe e dëmeve u pagua me sigurimin më masiv dhe të
detyrueshëm me ligj të sigurimit të auto-përgjegjësisë (AP). Janë paguar mbi 27.000
dëme nga aksidentet rrugore dhe aksidentet që kanë ndodhur brenda vendit në vlerë
prej 1,75 miliardë denarësh (28 milionë euro). Për sigurimin e mbuluar me kartonin
jeshil, janë paguar 1205 dëme në vlerë prej 418 milionë denarësh (6,8 milionë eurosh).
Vlera më e lartë e dëmeve të paguara nga të gjitha sigurimet vullnetare, siç pritej, është
në sigurimin e pasurisë. Vitin e kaluar janë paguar gjithsej 766 milionë denarë (12,45
milionë euro), ose 8 për qind më shumë se vitin paraprak.
Personat fizikë vitin e kaluar kanë inkasuar dëme të siguruara në vlerë prej 262 milionë
denarë (4,3 milionë euro), ndërsa kompanitë, institucionet dhe personat e tjerë juridikë
kanë arkëtuar 504 milionë denarë (8,2 milionë euro). Tek personat fizikë, shuma e
dëmit të paguar është ulur me 17 për qind, ndërsa te personat juridikë është rritur me
29 për qind.
Klasat e tjera të sigurimeve sipas shumës së dëmeve të paguara që veçohen janë:
sigurimi gjithëpërfshirës i automjeteve me 545 milionë denarë (8,8 milionë euro),
sigurimi nga aksidentet me 347,2 milionë denarë (5,6 milionë euro) dhe sigurimi i
shëndetit gjatë udhëtimit, për të cilin policëmbajtësit kanë arkëtuar 62,1 milionë denarë
(1 milion euro).
Në totalin e dëmeve të paguara vitin e kaluar,”Triglav Osiguruvanje” ka marrë pjesë me
14.5 për qind, “Kroacia Osiguruvanje – Jo-Jetë” me 11 për qind, “Halk Osiguruvanje” me
10.8 për qind, “Sava Osiguruvanje” me 10.5 për qind,”Unika” me 9,3 për qind,
“Makedonia Osiguruvanje VIG” dhe “Euroins Osiguruvanje” me 9,2 për qind. Pas tyre
vijnë Eurolink me 8.5 për qind, “Viener VIG” me 8.3 për qind, “Osiguritelna Polisa” me 6
për qind dhe “Grave” me 2.7 për qind.
Për sa i përket aktivitetit të shoqërive të sigurimeve jo-jetës, bazuar në raportet e tyre të
pa audituara, përfitueshmëria është përmirësuar ndjeshëm në vitin 2022 krahasuar me
vitin 2021. Dhjetë nga gjithsej 11 Shoqëri e mbyllën vitin me fitim (para taksimit). Rreth
tetë kompani që kanë punuar me fitim vitin e kaluar kanë një rezultat financiar më të
mirë krahasuar me vitin 2021.
KONKURS I BRENDSHËM PUNËSIMI Nr.2/2023
Bazuar në nenin 10 të Marrëveshjes Kolektive të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve – Teksti i konsoliduar nr.01-700/3 me datë 27.12.2021, Rregullores për formën dhe përmbajtjen e konkursit të brendshëm, mënyrën e parashtrimit të kërkesës për ngritje në detyrë, mënyrën e realizimit të përzgjedhjes administrative dhe intervistës, si dhe mënyrën e vlerësimit të tyre dhe numrin maksimal të pikëve nga procedura e përzgjedhjes, në varësi të kategorisë së vendit të punës për të cilin shpallet konkursi i brendshëm i punësimit, nr.02-707/12. me datë 27.12.2017, si dhe Rregullores për sistematizimin e vendeve të punës në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve Nr. 02-707/11 me datë 27.12.2018, Nr.02-538/6 me datë 02.07.2019, Nr.02-691/3 të datës 08.10.2019, Nr.01-638/1 me datë 14.10.2020, Nr.01-271/1 me datë 02.03.2021, Nr.01-272/3 me datë 11.03.2021, Nr.01-473/5 me datë 29.06.2021, Nr.01-682/10 me datë 06.12.2021, Nr.01-451/2 me datë 07.07.2022, Nr.01-675/1 me datë 23.09.2022 dhe 01-236/1 me datë 06.02.2023, Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve shpall:
Seancë e mbajtur më 3 mars, 2023
- Procesverbalit të seancës së pestë të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2023, të mbajtur më 22 shkurt të vitit 2023;
- Rregullores për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për sistematizimin e vendeve të punës në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve