Seancë e mbajtur më 29.06.2021
- Rregullore për ndryshimin e Rregullores për sistematizimin e vendeve të punës në AMS,
- Ndryshimi i Planit Vjetor të Punësimit të AMS-së për vitin 2021,
- Vendim për pagimin e regresit për pushimin vjetor për vitin 2021,
1. Raporti për Auditues të Pavarur dhe Pasqyrat Financiare për vitin e mbyllur më 31 dhjetor të vitit 2020,
2. Kërkesë për miratimin e pëlqimit për marrjen e pjesëmarrjes së kualifikuar në SHBS DELTA INS BROKER SHA Shkup personit Olivera Klinçarova dhe miratimi i Aktvendimit për dhënien e pëlqimit,
3. Kërkesë për miratimin e pëlqimit për Shoqërinë e Auditimit për vitin 2021 të Grupacionit Kombëtar të Sigurimeve SHA Osiguritelna Polisa Shkup dhe Aktvendim për dhënien e pëlqimit;
4. Vendimi për mbajtjen e trajnimeve për broker të sigurimeve për vitin 2021;
5. Vendimi për mbajtjen e trajnimeve për përfaqësues të sigurimeve për vitin 2021 dhe
6. Raporti nga zbatimi i mbikëqyrjes off-site për vitin 2020.
1. Raporti Vjetor mbi gjendjen dhe lëvizjen e tregut të sigurimeve për vitin 2020,
2. Raporti Vjetor mbi funksionimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2020,
3. Vendim në lidhje me një kundërvajtje të kryer nga Shoqëria e Sigurimeve HALK OSIGURUVANJE SHA Shkup (në përputhje me nenin 5 paragrafi (5) të Ligjit për Sigurimin e Detyreshëm në Qarkullim,
4. Vendim në lidhje me një kundërvajtje të kryer nga Shoqëria e Sigurimeve HALK OSIGURUVANJE SHA Shkup (mosnjoftimi sipas nenit 104 të Ligjit të Mbikëqyrjes të Sigurimeve),
5. Kërkesë për dhënien e pëlqimit për ndryshimin e statutit të Kroacia Osiguruvanje SHA – Shoqëria e Sigurimeve Jo-Jetë Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për dhënien e pëlqimit për ndryshimin e Statutit,
6. Kërkesë për dhënien e pëlqimit për pjesëmarrje të kualifikuar të Shoqërisë të Brokerimit në Sigurime RIZIKO OSIGURUVANJE SHA Shkup personit Savo Shishkovski dhe miratimi i Aktvendimit për dhënien e pëlqimit,
7. Njoftim për zgjidhjen/prishjen e kontratës për përfaqësim në sigurime me personin Sllavica Dimitrieviq dhe Aktvendimin për revokimin e licencës,
8. Kërkesë për marrjen e pëlqimit për Shoqërinë e Auditimit për Triglav Osiguruvanje SHA Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për pëlqim,
9. Kërkesë për marrjen e pëlqimit për Shoqërinë e Auditimit për Triglav Osiguruvanje Jetë SHA Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për pëlqim
10. Informacion mbi certifikimin e AMS-së me Standardin Ndërkombëtar për Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë ISO 9001: 2015.
Investimet në sigurimin e pasurisë, sigurimin privat të shëndetit, sigurimin e humbjeve financiare dhe sigurimin e mjeteve ajrore po rriten në klasat e sigurimeve jo -jetë. Në sigurimin e jetës, ka një rritje të konsiderueshme të investimeve në produktin e sigurimit “junit linkd” i cili ka të bëjë me investimet në fondet e investimeve ku rreziku i investimit merret përsipër nga i siguruari.
Tregu i sigurimeve u rrit me 5% në tre muajt e parë të këtij viti dhe shitjet e policave (primi i shkruar bruto BSHP) arritën në 2.69 miliardë denarë (43.7 milionë euro), që është 1.7 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, tregojnë të dhëna zyrtare përmbledhëse të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS).
Në shitjet totale të policave, 11 shoqëri të sigurimeve jo- jetë marrin pjesë me 2.27 miliardë denarë (37 milionë euro) dhe pesë shoqëri të sigurimeve të jetës marrin pjesë me 414.5 milionë denarë (6.7 milionë euro).
Krahasuar me tre muajt e parë të vitit të kaluar, shitjet e policave kanë një rritje të konsiderueshme në: sigurimin e humbjeve financiare me 22.5 për qind, sigurimin e përgjithshëm të përgjegjësisë, si dhe sigurimin e pronës kundër zjarrit dhe rreziqeve të tjera, të dyja klasat u rritën me 14 për qind. Shitjet e sigurimeve shëndetësore private në këtë periudhë u rritën me 9 për qind. Qytetarët, kompanitë dhe institucionet investuan 124 milion denarë (2 milionë euro) në policat e sigurimit shëndetësor për tre muaj, 76.7 milionë denarë (1.25 milion euro) në sigurimin e përgjithshëm të përgjegjësisë dhe në sigurimin e humbjeve financiare policëmbajtësit investuan 9.7 milionë denarë (158,000 euro).
Rezultati më i dukshëm i përmirësimit të shitjes së policave, i cili është rezultat i drejtpërdrejtë i heqjes së kufizimeve të shkaktuara nga kriza e koronës, është në rastin e sigurimeve kasko të mjeteve ajrore. Në këtë klasë sigurimi, për tre muaj personat e siguruar paguan 78.1 milionë denarë (1.27 milionë euro), ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar të ardhurat nga sigurimi i aviokompanive ishin vetëm 11,000 denarë, që ishte si rezultat i kufizimeve të shkaktuara nga pandemia shëndetësore.
Nga aspekti i pjesëmarrjes në shitjen totale të policave, klasat më të mëdha të sigurimeve mbeten sigurimi i detyrueshëm i autopërgjegjësisë (i ashtuquajturi A.O.) dhe sigurimi i pronës. Në policat për AO, të siguruarit për tre muajt e parë të këtij viti investuan 995 milionë denarë (16.2 milionë euro). Qytetarët, ndërmarrjet dhe institucionet paguan 583.7 milionë denarë (9.5 milionë euro) për sigurimin e pasurisë.
Në tremujorin e parë të këtij viti pjesëmarrje më të madhe në treg ka “Eurolink” para “Triglav Osiguruvanje”, “Halk Osiguruvanje”, “ADOR Maqedoni”, “Unika”, “Sava Osiguruvanje”, “Euroins Osiguruvanje”, “Viener V.I.G.” , “Osiguritelna Polisa “, “Kroacia Osiguruvanje – Jo-Jetë” dhe “Grave Jo-Jetë”. Rritjen më të madhe të pjesëmarrjes në treg në këtë tremujor e kanë “Halk Osiguruvanje”, “Kroacia Osiguruvanje – Jo-Jetë”, “Unika Lajf”, “Grave Jo-Jetë” dhe “Viener V.I.G.”.
Në segmentin e tregut të sigurimeve të jetës, ka një rritje të shitjeve të policave të sigurimit të jetës kur rreziku i investimit merret përsipër nga i siguruari (investime në pjesëmarrje të fondeve të investimit ose i njohur gjerësisht si sigurimi “junit linkd “). Në këtë produkt të sigurimit në tre muajt e parë, policëmbajtësit investuan 84.3 milionë denarë (1.37 milionë euro), që është 25 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Në tremujorin e parë, “Kroacija Osiguruvanje Jetë ” ka pjesëmarrjen më të madhe në tregun e segmentit të sigurimeve të jetës, përpara “Grave”, “Viener Lajf V.I.G.”, “Unika Lajf” dhe “Triglav Osiguruvanje Jetë “. Në këtë tremujor, rritje të pjesëmarrjes në treg u realizua nga “Triglav Osiguruvanje Jetë”, “Unika Lajf” dhe “Viener Lajf V.I.G”.
Më shumë të dhëna për tregun e sigurimeve në tre muajt e parë të këtij viti do të gjeni në linkun vijues: https://aso.mk/category/publikaczii/izveshtai-za-rabotata-na-osiguritelnata-industri-a/drushtva-za-osiguruva-e/
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është një organ i pavarur rregullator që rregullon tregun e sigurimeve, mbikëqyr punën e shoqërive të sigurimeve, kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të të siguruarit/policëmbajtësit dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.
Shuma e dëmeve të paguara të mbuluara nga sigurimet jo-jetë u rrit me 9.5 për qind në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Një total prej 15 milionë eurosh janë paguar për dëmshpërblim dhe dëmet më të mëdha janë paguar nga “Triglav Osiguruvanje”, “Sava Osiguruvanje”, “Halk Osiguruvanje”, “Unika” dhe “Eurolink”. Rritja më e madhe e dëmeve të paguara është në sigurimin plotësues të shëndetit – 92 për qind më shumë se në tremujorin e parë të vitit të kaluar
Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS), qytetarët, ndërmarrjet dhe institucionet arkëtuan 15 milionë euro dëmshpërblim nga shoqëritë e sigurimeve jo-jetë në tre muajt e parë të këtij viti. Shuma e mjeteve të paguara për dëmet, të mbuluara nga policat e sigurimit, në tremujorin e parë të këtij viti u rrit me 9.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Shumica e dëmeve të paguara i referohen mbulimit të auto-përgjegjësisë për të cilin 11 shoqëri që sigurojnë rreziqe të sigurimit jo-jetë paguan 525.6 milionë denarë (8.55 milionë euro). Kjo është 7,6 për qind më shumë dëme të paguara se e njëjta periudhë në vitin 2020. Kjo klasë e sigurimeve është e detyrueshme me ligj dhe gjeneron të ardhurat më të larta për shoqëritë nga shitja e policave, por edhe më tepër detyrime.
Dëmet më të mëdha në këtë klasë të sigurimeve në tre muajt e parë janë paguar nga: “Unika” 71.8 milionë denarë (1.2 milionë euro), “Triglav Osiguruvanje” 61.6 milionë denarë (1 milionë euro), “Viener” 59.4 milionë denarë (967,000) euro), “Halk Osiguruvanje” 57.5 milionë denarë (934,000 euro) dhe “Sava Osiguruvanje” 54.7 milionë denarë (890,000 euro).
Vlera e kompensimit total që shoqëritë paguan për dëmet në pronën e siguruar për këtë periudhë është 99.6 milionë denarë (1.62 milionë euro), që është 14.3 për qind më shumë se tremujorin e parë të vitit të kaluar. Pjesëmarrje më të madhe në fondet e paguara për dëmshpërblimin e pronës ka shoqëria “ADOR Maqedoni” dhe është 21.7 milion denarë (353,000 euro). Vijojnë “Euroins” me 19.1 milionë denarë (311,000 euro) dhe “Sava Osiguruvanje” me 13.3 milionë denarë (216,000 euro).
Në klasën e sigurimit të aksidenteve për tremujorin e parë, të siguruarit arkëtuan 129 milionë denarë (2.1 milionë euro), që rezulton 17 për qind më shumë mjete të paguar për dëmet krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Dëmet me vlerë më të lartë janë paguar nga: “Eurolink” 21.3 milionë denarë (347,000 euro), “Triglav Osiguruvanje” 17,8 milion denarë (289,000 euro) dhe “Unika” 15,5 milion denarë (251,000 euro).
Në klasën me rritje më të shpejtë të sigurimit jo -jetë – sigurim plotësues i shëndetit në tremujorin e parë, policëmbajtësit nga shoqëritë e sigurimeve kanë marrë 43.8 milionë denarë (712,000 euro). Kjo është 92 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Lider në dëmet e paguara për sigurimin privat të shëndetit në këtë periudhë është “Eurolink” me realizim prej 16.1 milionë denarësh (262,000 euro) para “Halk Osiguruvanje” me 8 milionë denarë të paguara (130,000 euro) dhe “Triglav Osiguruvanje” me 10 milionë denarë (163,000 euro).
Në dëmet e përgjithshme të paguara në periudhën nga janari deri në mars, pjesëmarrjen më të madhe e kanë pesë shoqëritë e mëposhtme të sigurimeve jo-jetë: “Triglav Osiguruvanje” me 124.5 milionë denarë (2 milionë euro), “Sava Osiguruvanje” me 110.1 milionë denarë (1.8 milionë) “Halk Osiguruvanje” me 100.8 milionë denarë (1.64 milionë euro),” Unika ” me 100 milionë denarë (1.63 milionë euro) dhe “Eurolink “me 95.7 milionë denarë (1.55 milionë euro).
Numri i dëmeve të paguara në periudhën janar – mars të këtij viti është 17,530 dhe është rritur me 3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ i pavarur rregullator që rregullon tregun e sigurimeve, mbikëqyr aktivitetin e shoqërive të sigurimeve, kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të të siguruarve/policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.
1. Aktvendim për marrjen e pëlqimit për ndryshimin e Statutit të Shoqërisë të Sigurimeve HALK OSIGURUVANJE SHA Shkup,
2. Aktvendim për marrjen e pëlqimit të Shoqërisë për Shërbime të Auditimit PRAJSVOTERHAUSKUPERS REVIZIJA SHPK Shkup për të audituar pasqyrat financiare të Shoqërisë Aksionare të Sigurimeve dhe Risigurimeve MAQEDONI Shkup – Viena Inshurens Grup për vitin 2021,
3. Raport në lidhje me provimin e mbajtur për lëndën e parë të Kurrikulës për ushtrimin e provimit profesional për aktuarë – PROBABILITETI DHE STATISTIKA.
4. Aktvendim për revokimin e licencës për përfaqësues të sigurimeve të personit Biljana Jankullovska.
1. Aktvendim për dhënien e pëlqimit për ndryshimin e emrit të Shoqërisë Aksionare të Sigurimeve dhe Risigurimeve MAQEDONI – Shkup – Viena Inshurens Grup,
2. Aktvendim për dhënien e pëlqimit për ndryshimin e Statutit të Shoqërisë Aksionare të Sigurimeve dhe Risigurimeve MAQEDONI – Shkup – Viena Inshurens Grup,
3. Aktvendimit për dhënien e pëlqimit për marrjen e pëlqimit për shoqërinë audituese të Shoqërisë Aksionare të Sigurimeve VINER LAJF – Viena Inshurens Grup,
4. Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime të Nikolla Stefanov,
5. Vendim për shqiptimin e masës së mbikëqyrjes për Shoqërinë e Sigurimeve Euroins Osiguruvanje SHA Shkup,
6. Vendim për shqiptimin e masës së mbikëqyrjes për Shoqërinë e Sigurimeve Unika SHA Shkup.
Për tre muajt e parë të këtij viti, në AMS janë dorëzuar 36 ankimime nga policëmbajtës ose persona të siguruar që nuk janë të kënaqur me punën e shoqërive të sigurimeve nga të cilat kanë blerë policat e sigurimeve.
Numri i ankimimeve të paraqitura nga policëmbajtës të pakënaqur me shërbimet e shoqërive nga të cilat ata blenë policat e sigurimit është rritur me 56 për qind, tregojnë të dhënat zyrtare të Agjencisë së Mbikëqyrjes të Sigurimeve (AMS) për tre muajt e parë të këtij viti. Sipas Ligjit për Mbikëqyrjen e Sigurimeve, çdo person i siguruar ka të drejtë të paraqesë një ankimim në AMS nëse ai/ajo nuk është i kënaqur me punën e shoqërisë nga e cila ai/ajo e ka blerë policën e sigurimit.
Për periudhën janar-mars, policëmbajtësit kanë paraqitur një total prej 36 ankimimesh kundër shoqërive të sigurimeve krahasuar me 23 ankimime të paraqitura në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga ankimimet e paraqitura, AMS-ja në katër raste ka vendosur në favor të policëmbajtësve që ishin parashtrues të ankimimeve, për 17 raste procedura po vazhdon dhe për dy ankimime u përcaktua se ato ishin dorëzuar pa arsye për procedurim.
Në nëntë raste arsyeja e ankimimit ka qenë vlera e dëmshpërblimit të ofruar për të kompensuar dëmin. Këto ankimime nuk janë proceduruar sepse AMS-ja nuk mund të vendosë mbi vlerën e kompensimit të ofruar. Tre nga të gjitha ankimimet e paraqitura janë zgjidhur në favor të shoqërive.
Në tre muajt e parë, 30 persona fizikë dhe gjashtë persona juridikë kanë parashtruar ankimime.
Sa i përket llojit të sigurimit, shumica e ankimimeve – 13 janë parashtruar për dëme të auto-përgjegjësisë (sigurim i detyrueshëm). Për arkëtime nga dëmet të mbuluara nga sigurimi i aksidenteve, u parashtruan 10 ankimime, ndërsa pesë kishin të bënin me persona të siguruar të pakënaqur me sigurimin e pasurisë. Tri ankimime janë për sigurimin e jetës dhe nga një për sigurimin e shëndetit në udhëtim, sigurimin kasko dhe sigurimin bujqësor.
Shumica e personave të siguruar, gjithsej 13, u ankuan për kriterin e pagimit të dëmeve. Nëntë për vlerën e kompensimit të ofruar, katër reaguan ndaj trajtimit të dëmit, nga një ankimim ka për afatin e pagesës, përgjigjen ndaj ankimimit dhe vlerës së rekursit/regresit. Pesë ankimime janë parashtruar për pesë arsye të tjera.
Në sektorin e sigurimeve jo-jetë, janë parashtruar tetë ankimime kundër shoqërisë të sigurimeve “Unika”, shtatë kundër “Viner Jo-Jetë”, pesë kundër “Grave Jo-Jetë”, nga dy kundër “Halk Osiguruvanje”, “Euroins” dhe “Eurolink”. Nga një ankimim u parashtrua për, “Sava”, “Triglav”, “Kroacija Jo-Jetë”, “Osiguruvanje polisa” dhe për Byronë Kombëtare të Sigurimeve. Për shoqëritë e sigurimeve të jetës për “Kroacija Osiguruvanje -Jetë” janë parashtruar tre ankimime. Në këtë periudhë nuk ka ankimime për “ADOR Maqedoni”, “Grave Jetë”, “Unika Jetë”, “Triglav Jetë” dhe “Viener Jetë”.
Në AMS parashtrohet ankimim nëse i siguruari nuk është i kënaqur me përgjigjen që ka marrë nga shoqëria e sigurimeve për arkëtimin e dëmit ose nuk ka marrë përgjigje brenda 30 ditësh. AMS-ja nuk shqyrton ankimime anonime ose çështjet për të cilat zhvillohen procedura gjyqësore apo procedura të tjera.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili rregullon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.
Me qëllim për të stimuluar zhvillimin e mendimit shkencor dhe përgatitjen e kërkimeve studimore në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe të sigurimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe afirmimin e profesionistëve të rinj, Agjencia e Mbikëqyrjes të Sigurimeve do të ndajë çmimin vjetor për vitin 2021 për punim studimor në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe të sigurimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Çmimi vjetor i Agjencisë të Mbikëqyrjes së Sigurimeve është në vlerë prej 80.000 denarësh.
Në punimin studimor është i patjetërsueshëm shqyrtimi i ekonomisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut me temë adukuate. Punimi studimor nuk duhet të tejkalojë 15.000 fjalë (pa abstraktin, bibliografinë dhe anekset) si dhe është rekomanduese që të ketë strukturë standarde të punimit studimor, e cila si bazë i përmban pjesët e mëposhtme:
Të drejtë për të marrë pjesë në konkurs kanë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në moshën tridhjetë e pesë vjeçare, respektivisht deri në ditën e dhënies së çmimit më 01.11.2021, pjesëmarrësit nuk duhet të kenë mbushur moshën tridhjetë e gjashtë vjeç. Pjesëmarrësit që kanë fituar titullin Doktor i Shkencave deri në ditën e dorëzimit të punimit nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në konkurs.
Punimet sturimore dorëzohen në gjuhën maqedonase, shqipe ose në gjuhën angleze.
Më shumë (linku)
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS), brenda kompetencave dhe autoriteteve të saj ligjore, edhe këtë vit hartoi dhe zbatoi një sërë aktivitetesh për edukimin financiar të popullatës.
Ndër qëllimet themelore të AMS-së janë mbrojtja e konsumatorit, zhvillimi i ndërgjegjësimit mbi sigurimin dhe mbikëqyrjen e sigurimit, edukimin financiar dhe përfshirjen financiare.
Detyra jonë, si rregullator i pavarur i tregut të sigurimeve, është të rrisim vazhdimisht ndërgjegjësimin e opinionit dhe perceptimin e sigurimeve si një interes publik të të gjithë shoqërisë.
Kjo është arsyeja pse ne zgjodhëm majin si muajin e arsimimit financiar!
Për më shumë detaje na ndiqni në edukacija.aso.mk dhe në rrjetet sociale (Facebook, Instagram, LinkedIn)