Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve informon opinionin se në vitin 2021 planifikon të organizojë trajnim dhe të zbatojë dhënien e provimit profesional për ushtrimin e veprimtarive të përfaqësimit në sigurime (në tekstin që vijon: trajnim dhe provim profesional për përfaqësues).
Të gjithë personat që janë të interesuar dhe synojnë të marrin pjesë në trajnimin dhe provimin profesional për përfaqësues janë të ftuar, jo më vonë se data 20.1.2021, në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve, në mënyrë elektronike, të raportojnë interesimin për të marrë pjesë në mbajtjen e trajnimit dhe dhënien e provimit profesional për përfaqësues duke dorëzuar një Njoftim për interesim për pjesëmarrje (Aneksi 1 i këtij njoftimi) në e-mail adresën në vijim: contact@aso.mk.
Më poshtë janë kushtet, mënyra dhe procedura për dhënien e provimit profesional për përfaqësues:
KURRIKULA PËR DHËNIEN E PROVIMIT PROFESIONAL
Kurrikula për dhënine e Provimit profesional për përfaqësues përmban lëndët e mëposhtme:
Bazat e Menaxhimit të Rrezikut dhe Sigurimeve
Legjislacioni i sigurimeve
E drejta tregtare dhe obligative
Përfaqësimi në Sigurime dhe Kodi i Etikës
Sigurimi i jetës dhe
Sigurimi jo-jetë.
ZBATIMI I TRJANIMIT DHE DHËNIA E PROVIMIT PROFESIONAL
Përmbajtja e detajuar e secilës prej lëndëve nga pjesa e parë e provimit profesional për përfaqësues është elaboruar në Kurrikulën për dhënien e provimit profesional për përfaqësues dhe përmban kurrikulën, rregulloret dhe literaturën. Plani mësimor ose Kurrikula botohet në faqen e internetit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve.
Mënyra dhe procedura për mbajtjen e trajnimit dhe provimit profesional për përfaqësues përcaktohet me hollësi në Rregulloren për mënyrën, procedurën dhe kushtet për zbatimin e trajnimit dhe dhënien e provimit profesional për ushtrimin e veprimtarive të përfaqësimit në sigurime (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 47 / 2019, 35/2020 dhe 280/2020).
Kandidatët që kalojnë me sukses provimin profesional për përfaqësues do të marrin Certifikatë për dhënien me sukses të provimit profesional për përfaqësues.
Kandidatët që nuk e kalojnë provimin profesional për përfaqësues tre herë radhazi, humbin të drejtën për të ridhënë provimin dhe për të marrë pjesë në trajnim.
MBAJTJA E TRAJNIMIT DHE DHËNIA E PROVIMIT PROFESIONAL
Trajnimi dhe provimi profesional për broker do të kryhet nga pedagogë (që japin leksione) të angazhuar nga Agjencia.
Provimi profesional do të mbahet on-line duke përdorur një platformë të përshtatshme në internet.
PROGRAMI I LEKSIONEVE DHE PROVIMEVE
Datat e sakta dhe orari i detajuar i leksioneve gjatë trajnimit si dhe datat e sakta dhe orari i hollësishëm për provimet do të publikohen në faqen e internetit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve para fillimit të trajnimit, përkatësisht provimit për secilën lëndë në veçanti.
KOMPENSIMI PËR PJESMARRJEN NË TRAJNIM DHE PËR DHËNIEN E PROVIMIT PROFESIONAL
Për pjesëmarrjen në trajnim dhe dhënien e provimit profesional, kandidatët paguajnë një tarifë ose një kompensim në vlerë prej 7.000 denarësh sipas Listët së Tarifës për përmbajtjen dhe shumën e tarifave dhe taksave që i arkëton Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve dhe afatet e pagesës.
Kandidatët që do të aplikojnë për pjesëmarrje në trajnimin dhe provimin profesional dhe për të cilët do të konfirmohet se i plotësojnë kërkesat, u kërkohet që të paguajnë tarifën jo më vonë se 15 ditë para ditës së planifikuar për fillimin e mbajtjes së trajnimit dhe dhënies së provimit profesional.
TË DREJTË PËR PJESËMARRJE NË TRJANIMIN DHE PROVIMIN PROFESIONAL
Të drejtë për të marrë pjesë në mbajtjen e trajnimit dhe dhënien e provimit profesional ka një person i cili ka mbaruar katër vjet të arsimit të mesëm (shkalla IV) ose arsimin e lartë.
NJOFTIM (SHPALLJE PËR PJESËMARRJE )
Agjencia do të informojë kandidatët e interesuar për organizimin e trajnimit dhe provimit profesional, si dhe për kohën dhe vendin e trajnimit dhe provimit profesional me një njoftim në shtypin ditor dhe në faqen e saj të internetit.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve informon opinionin se në vitin 2021 planifikon të organizojë trajnim dhe të zbatojë dhënien e provimit profesional për ushtrimin e veprimtarive të brokerimit në sigurime (në tekstin që vijon: trajnim dhe provim profesional për broker).
Të gjithë personat që janë të interesuar dhe synojnë të marrin pjesë në trajnimin dhe provimin profesional për broker janë të ftuar, jo më vonë se data 20.1.2021, në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve, në mënyrë elektronike, të raportojnë interesimin për të marrë pjesë në mbajtjen e trajnimit dhe dhënien e provimit profesional për broker duke dorëzuar një Njoftim për interesim për pjesëmarrje (Aneksi 1 i këtij njoftimi) në e-mail adresën në vijim: contact@aso.mk.
Më poshtë janë kushtet, mënyra dhe procedura për dhënien e provimit profesional për broker:
KURRIKULA PËR DHËNIEN E PROVIMIT PROFESIONAL
Bazat e Menaxhimit të Rrezikut dhe Sigurimeve
Legjislacioni i sigurimeve
E drejta tregtare dhe obligative
Ndërmjetësimi në Sigurime dhe Kodi i Etikës
Sigurimi i jetës dhe
Sigurimi jo-jetë.
Aspektet financiare të aktivitetit
Regjistrimi i rriskut dhe ndërmjetësimi gjatë realizimit të dëmeve
Risigurimi.
ZBATIMI I TRJANIMIT DHE DHËNIA E PROVIMIT PROFESIONAL
Përmbajtja e detajuar e secilës prej lëndëve nga pjesa e parë e provimit profesional për broker është elaboruar në Kurrikulën për dhënien e provimit profesional për broker dhe përmban kurrikulën, rregulloret dhe literaturën. Plani mësimor ose Kurrikula botohet në faqen e internetit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve.
Mënyra dhe procedura për mbajtjen e trajnimit dhe provimit profesional për broker përcaktohet me hollësi në Rregulloren për mënyrën, procedurën dhe kushtet për zbatimin e trajnimit dhe dhënien e provimit profesional për ushtrimin e veprimtarive të brokerimit në sigurime (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 47 / 2019, 35/2020 dhe 280/2020).
Kandidatët që kalojnë me sukses provimin profesional për broker do të marrin Certifikatë për dhënien me sukses të provimit profesional për broker.
Kandidatët që nuk e kalojnë provimin profesional për broker tre herë radhazi, humbin të drejtën për të ridhënë provimin dhe për të marrë pjesë në trajnim.
MBAJTJA E TRAJNIMIT DHE DHËNIA E PROVIMIT PROFESIONAL
Trajnimi dhe provimi profesional për broker do të kryhet nga pedagogë (që japin leksione) të angazhuar nga Agjencia.
Provimi profesional do të zhvillohet on-line duke përdorur një platformë të përshtatshme në internet.
PROGRAMI I LEKSIONEVE DHE PROVIMEVE
Datat e sakta dhe orari i detajuar i leksioneve gjatë trajnimit si dhe datat e sakta dhe orari i hollësishëm për provimet do të publikohen në faqen e internetit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve para fillimit të trajnimit, përkatësisht provimit për secilën lëndë në veçanti.
KOMPENSIMI PËR PJESMARRJEN NË TRAJNIM DHE PËR DHËNIEN E PROVIMIT PROFESIONAL
Për pjesëmarrjen në trajnim dhe dhënien e provimit profesional, kandidatët paguajnë një tarifë ose një kompensim në vlerë prej 14,000 denarësh sipas Listët së Tarifës për përmbajtjen dhe shumën e tarifave dhe taksave që i arkëton Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve dhe afatet e pagesës.
Kandidatët që do të aplikojnë për pjesëmarrje në trajnimin dhe provimin profesional dhe për të cilët do të konfirmohet se i plotësojnë kërkesat, u kërkohet që të paguajnë tarifën jo më vonë se 15 ditë para ditës së planifikuar për fillimin e mbajtjes së trajnimit dhe dhënies së provimit profesional.
TË DREJTË PËR PJESËMARRJE NË TRJANIMIN DHE PROVIMIN PROFESIONAL
Të drejtë për të marrë pjesë në mbajtjen e trajnimit dhe dhënien e provimit profesional ka një person i cili ka mbaruar katër vjet të arsimit të mesëm (shkalla IV) ose arsimin e lartë.
NJOFTIM (SHPALLJE PËR PJESËMARRJE )
Agjencia do të informojë kandidatët e interesuar për organizimin e trajnimit dhe provimit profesional, si dhe për kohën dhe vendin e trajnimit dhe provimit profesional me një njoftim në shtypin ditor dhe në faqen e saj të internetit.
Vendim për miratimin e Planit Financiar të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2021 dhe Planit Financiar të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve,
Vendim për financimin e përkohshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2021,
Miratimi i Planit Strategjik të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për periudhën 2021-2023,
Vendim për krijimin e Komisionit për inventarizimin e aseteve dhe burimeve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve me bilancin e 31 dhjetorit të vitit 2020,
Udhëzim për punën e Komisionit për inventarizimin e aseteve dhe burimet e fondeve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve me bilancin e 31 dhjetorit të vitit 2020,
Rregullore për llogaritjen e provigjoneve teknike të shoqërive të sigurimeve dhe/ose risigurimeve, –
Plani i mbikëqyrjes në terren të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2021,
Kërkesë për marrjen e pëlqimit për kryerjen e funksionit të anëtarit të Bordit të Drejtorëve të Shoqërisë Aksionare GRAVE JO-JETË Shkup për personin Salaudin Imami,
Vendim për mbajtjen e trajnimit dhe provimit professional, i cili është i nevojshëm për të ushtruar profesionin e aktuarit të autorizuar në periudhën 2021-2023;
Vendim për miratimin e Kurrikulës për dhënien e provimit professional, i cili është i nevojshëm për marrjen e lejes së punës si aktuar i autorizuar,
Vendim për përcaktimin e kritereve për zgjedhjen e pedagogëve për mbajtjen e trajnimit dhe të provimit professional, të nevojshëm për marrjen e lejes së punës si aktuar i autorizuar,
Vendim për përcaktimin e kompensimit monetar të pedagogëve të angazhuar për mbajtjen e trajnimit dhe provimit profesional të nevojshëm për marrjen e lejes së punës si aktuar i autorizuar.
Vendim për krijimin e një Komisioni për mbajtjen e provimit profesional të nevojshëm për marrjen e lejes së punës si aktuar i autorizuar (2021-2023),
Vendim për ndryshimin e Planit Vjetor të Prokurimit Publik të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2020.
“Tregu maqedonas i letrave me vlerë dhe analiza e investimeve dhe pasurive të menaxhuara nga kompanitë e sigurimeve në tregun e letrave me vlerë”, ishte tema e seminarit virtual, që u mbajt sot si një aktivitet që del nga Memorandumi i Bashkëpunimit i lidhur midis Agjencisë të Mbikëqyrjes së Sigurimieve dhe Bursës së Maqedonisë, që ka për qëllim kryesisht promovimin dhe zhvillimin e tregut financiar.
Fjalë hyrëse në seminar patën, Kryetari i Këshillit të Ekspertëve të AMS-së, z. Kërste Shajnoski dhe z. Ivan Shteriev, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Bursës së Maqedonisë, ndërsa morën pjesë përfaqësues të shoqërive të sigurimeve, punonjës të AMS-së dhe përfaqësues të Bursës së Maqedonisë.
Përmbajtja e prezantimeve të përgatitura nga Bursa e Maqedonisë dha një përmbledhje të situatës aktuale në Bursë, por edhe të treguesve krahasues në të gjithë botën. Produktet e internetit të Bursës u prezantuan si burim informacioni për tregun e brendshëm të letrave me vlerë me një prezantim të produkteve dhe shërbimeve për shpërndarjen e të dhënave të tregtisë.
Përmbajtja e prezantimit të përgatitur nga AMS-ja dha një përmbledhje të analizës së investimeve dhe aktiveve të menaxhuara nga kompanitë e sigurimeve në tregjet e kapitalit dhe praktikën botërore. U theksua rëndësia e shoqërive të sigurimeve si investitorë institucionalë dhe pjesëmarrës shumë të rëndësishëm në tregun financiar, veçanërisht në tregun e kapitalit.
Në fund të takimit u konkludua se ekziston nevoja për bashkëpunim dhe koordinim më të madh ndërmjet AMS-së, Bursës dhe shoqërive të sigurimeve, në mënyrë që të përmirësohet dhe zhvillohet më tej tregu financiar me theks të veçantë në tregun e sigurimeve.
Edukimi financiar është interes publik, sepse vendimet individuale dhe personale financiare ndikojnë në rritjen dhe zhvillimin e përgjithshëm ekonomik – konkluduan drejtuesit e organeve financiare rregullatore, të cilët janë pjesë e Trupit Koordinues për Edukim Financiar ku bëjnë pjesë Banka Popullore, Ministria e Financave, Komisioni I Letrave me Vlerë (KLV), Agjencia për Mbikëqyrjen e Financimit Kapital të Sigurimit Pensional (MAPAS) dhe Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS). Në evenimentin në të cilin u paralajmëruan Ditët e Edukimit Financiar, që do të zgjasin deri më 26 nëntor dhe për herë të parë mbahen në mënyrë virtuale, fjalime të tyre kishin Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska – Bezhoska, Ministri i Financave, Fatmir Besimi, Kryetarja e KLV-së, Nora Aliti, Kryetari i Këshillit të Ekspertëve të MAPAS-it, Maksud Ali dhe Kryetari i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, Kërste Shajnoski.
Guvernatorja e Bankës Popullore, Angellovska-Bezhoska, ndër të tjerat theksoi se në thelb, sondazhi më i ri i OECD-së për Evropën Juglindore, në mënyrë të qartë tregon lëvizjet pozitive nga aspekti i edukimit financiar në tërë rajonin, mirëpo njëkohësisht e thekson edhe nevojën për angazhime të vazhdueshme të mëtejshme të rregullatorëve në këtë sferë. Niveli i arsimimit financiar i popullatës së moshuar tek ne është 56%, maksimumi, që është i përafërt me mesataren në Evropën Juglindore prej 57%, mirëpo është më i ulët nga rezultatet e arritura të vendeve të BE-së dhe të OECD-së, me 64% dhe 65%, që përkatësisht udhëzon në nevojshmërinë për aktivitete edhe të mëtejshme.
“Aktivitetet që do të ndërmerren gjatë Ditëve të Edukimit Financiar janë vetëm një pjesë nga një sërë aktivitetesh të cilat do të pasojnë në periudhën e ardhshme. Këtu, para së gjithash do t’i theksoja aktivitetet për përgatitjen e Strategjisë së Parë Kombëtare për Edukim Financiar dhe Inkluzionin Financiar, e cila së shpejti duhet të përfundojë. Të gjitha ato që i kemi paraparë në këtë Strategji bazohen mbi praktikat më të mira ndërkombëtare në sferën e edukimit financiar sepse: “Edukata është pasaporta për të ardhmen, sepse e ardhmja u takon atyre të cilët sot përgatiten për atë” – theksoi guvernatorja.
Ministri i Financave theksoi se teknologjia ofron mundësi të reja dhe se qytetarët duhet të informohen, t’i ndjekin tendencat për të mirën personale, por edhe të përgjithshme. Ai paralajmëroi se muajin e ardhshëm do të ketë debat publik për Ligjin për Sistemet Pagesore me të cilin parashihen zgjidhje të reja dhe fintek mundësi dhe shërbime të cilat ofrohen në nivel global edhe për qytetarët tonë.
“Edukimi financiar nuk është vetëm një përfitim personal, por është edhe interes publik. Kur pjesa më e madhe e njerëzve kanë dijeni që më mirë t’i vlerësojnë çështjet ekonomike dhe të sjellin vendime më të drejta financiare, nga kjo do të kenë dobi të gjithë, sepse atëherë kemi probabilitet më të vogël për kriza financiare, kemi probabilitet më të lartë për investime të qëndrueshme për një rritje të qëndrueshme. Prandaj edukimi financiar është me rëndësi, jo vetëm për përfitimin personal, por edhe për shkak të interesit të përgjithshëm” – tha Besimi.
Nora Aliti, kryetarja e KLV-së theksoi se edukimi financiar bëhet gjithnjë e më jetik, jo vetëm për nevojat financiare të përditshmërisë por edhe sepse ndikon në rritjen ekonomike, në stabilitetin financiar, në rritjen e mirëqenies individuale dhe në përfshirjen sa më të gjerë financiare të qytetarëve.
„Investimi në edukimin financiar është investim në të ardhmen. Këtë vit, Komisioni i Letrave me Vlerë me qëllim të shënimit të ditëve të edukimit financiar do të publikojë një broshurë të re edukative me titull “Investo me maturi, menaxho me mençuri” në gjuhën maqedonase, shqipe dhe në gjuhën angleze, së bashku me disa video të animuara, të cilat i trajtojnë nocionin për letrat me vlerë, tregtimin me instrumente financiare dhe mbrojtjen gjatë investimit në tregun e kapitalit.” – theksoi Aliti.
Kryetar i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë për Mbikëqyrjen e Financimit Kapital të Sigurimit Pensional – MAPAS, Maksud Ali, theksoi se kriza shëndetësore edhe në financimin kapital të sigurimit pensional shkaktoi adaptim të resurseve të zhvillimit të ndërlidhjes digjitale midis institucioneve dhe zhvillim të veglave si aplikacione për anëtarësimin në fondet pensionale dhe ndjekje të llogarive individuale të vetë anëtarëve. Duke respektuar qëndrimin se procesi i edukimit dhe informimit të anëtarëve për sistemin financiar dhe pensional është një proces i vazhdueshëm, ashtu si edhe vitet e kaluara, Agjencia gjatë tërë vitit 2020 zbaton aktivitete, disa me Trupin Koordinues për Edukim Financiar dhe Inkluzion Financiar, disa me shoqëritë pensionale, ndërsa disa edhe individualisht.
Ali, poashtu theksoi se Agjencia si rregullator dhe mbikëqyrës në mënyrë të devotshme do të vazhdojë që edhe në të ardhmen vazhdimisht të punojë në promovimin e sistemit pensional dhe arsimimin dhe inkluzionin financiar për zhvillimin e vetëdijes së publikut. Poashtu, do të vazhdojë të bashkëpunojë me institucionet e kyçura në sigurimin pensional dhe institucionet relevante nga sfera financiare në drejtim të realizimit të misionit të vet për të mbrojtur interesat e anëtarëve të fondeve pensionale dhe të nxitë zhvillimin e financimit kapital të sigurimit pensional me qëllim të ditëve më të sigurta pensionale.
Kryetari i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, Kërste Shajnoski theksoi se në kontekst të edukimit financiar, Agjencia do të krijojë një marrëdhënie më të hapur dhe më transparente ndaj qytetarëve.
“Rritja e transparencës është përgjigja më e mirë ndaj sfidave me të cilat ballafaqohemi. Nuk ka edukim më të madh nga fakti që të rritet mirëbesimi i personave të siguruar në sektorin e sigurimeve. Nuk ka edukim më të madh nga rritja e përzgjedhjes së policave të sigurimit të cilat do tu jenë në dispozicion përdoruesve dhe promovimit të tyre. Funksioni themelor i policave është mbrojtja e sigurisë së jetës dhe pronës, mirëpo sigurimi ka funksion edhe të mobilizimit të aseteve të lira financiare, kapitalizimin dhe shumimin e tyre. Ne duhet të punojmë për zhvillimin e shtyllave të pazhvilluara të sistemit financiar. Rritja e cilësisë së edukimit financiar dhe nivelit të arsimimit financiar janë një nga parakushtet për të arritur qëllimin,” – tha Shajnoski.
Gjatë Ditëve të Edukimit Financiar, rregullatorët financiarë organizojnë aktivitete të shumta, për të cilat opinionin e njoftojnë edhe përmes faqeve të tyre të internetit dhe përmes faqeve zyrtare në rrjetet sociale.
Si pjesë e Ditëve të Edukimit Financiar (24-26 nëntor), Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve ka përgatitur një kuiz të shkurtër për të testuar njohuritë tuaja në aspekte të ndryshme të sigurimeve!
Kuizi përmban 10 pyetje dhe përgjigjet e sakta i merrni menjëherë pasi të keni dhënë përgjigjen. Ju mund të plotësoni kuizin në këtë link.
Nga data 24 deri më datën 26 nëntor do të mbahet edicioni i katërt i Ditëve të Edukimit Financiar, të cilin e organizojnë rregullatorët financiarë në bashkëpunim me kompanitë financiare private.
Për shkak të pandemisë, këtë vit, Ditët e Edukimit Financiar kryesisht do të organizohen përmes përmbajtjeve edukative në faqet e interentit, si dhe leksione edukative përmes prezantimeve.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve, si një nga organizatorët dhe pjesëmarrëse në Ditët e Edukimit Financiar, dërgon
THIRRJE PUBLIKE
për të gjithë qytetarët e interesuar
për të marrë pjesë në prezantimin edukativ përmes lidhjes në internet me temë:
– Roli dhe funksioni i Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve
Prezantimi do të mbahet on-line. Ky prezantim është menduar për dëgjues me njohuri themelore dhe më të përparuara, do të mbulojë aspektet themelore dhe më të hollësishme të aktivitetit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve.
Në mënyrë që të organizohet prezantimi në varësi të interesit të shprehur nga qytetarët, të gjithë personat e interesuar duhet të njoftojnë praninë e tyre përmes një mesazhi në: