Seancë e mbajtur më 29.05.2020
- Vendim për dhënien e pëlqimit Shoqërisë të Shërbimeve të Auditimit PRAJVOTERHAUSKUPERS REVIZIJA SHPK Shkup për të audituar pasqyrat financiare të Shoqërisë Aksionare të Sigurimeve VINER – Viena Inshurens Grup Skopje për vitin 2020.
Seancë e mbajtur më 14.05.2020
- Vendim për dhënien e miratimit për kryerjen e funksionit anëtare e Bordit Drejtues të Shoqërisë së Sigurimeve të Jetës UNIKA LAJF SHA Shkup, për personin Aleksandra Shkëmbi Antovska;
- Vendim për pagimin e fondeve nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve në Fondin për Ndihmë dhe Mbështetje për të trajtuar krizën e shkaktuar nga Koronavirusi COVID-19
Seancë e mbajtur më 21.04.2020
- Vendim për dhënien e lejes për futjen e klasës dy (2) në aktivitetin e KROACIA JO-JETË.
- Vendim për miratimin e pëlqimit për ndryshimin e statutit të KROACIA JO-JETË.
Seancë e mbajtur më 17.03.2020
- Vendim për dhënien e pëlqimit për ushtrimin e funksionit anëtar i organit të menaxhimit në SHS UNIKA SHA Shkup për personin Biljana Stojanov,
- Vendim për dhënien e pëlqimit për ushtrimin e funksionit anëtar i organit të menaxhimit në SHS UNIKA SHA Shkup për personin Borçe Bogeski,
- Lista e Tarifave për ndryshimin dhe plotësimin e Listës së Tarifave për përmbajtjen dhe vlerën e kompensimeve dhe tatimeve që i paguhen Agjencisë të Mbikëqyrjes së Sigurimeve dhe afatet e pagesës,
- Vendim për dhënien e pëlqimit për pjesëmarrje të kualifikuar në Shoqërinë e brokerimit në sigurime BROLINS SHA Shkup,
- Vendim për heqjen e licencës për përfaqësuesin në sigurime Marjan Hristovski,
- Vendimit për vendosjen e masave të mbikëqyrjes për Shoqërinë e Sigurimeve të Jetës UNIKA LAJF SHA SHKUP,
- Vendim për vendosjen e masave të mbikëqyrjes për Shoqërinë e Brokerimit në Sigurime dhe ngritjen e procedures ndëshkuese kundër S.T.M. Broker Plus SHA Skopje,
- Vendimpër ngritjen e procedures ndëshkuese kundër Shparkase Banka Makedonija SHA Shkup,
- Vendim për ngritjen e procedures ndëshkuese kundër Grave Osiguruvanje Jo-jetë SHA Shkup,
- Vendim për vendosjen e masave të mbikëqyrjes për Shoqërinë Aksionare të Sigurimeve Viner Lajf – Viena Inshurens Grup Skopje,
- Vendim për ngritjen e procedures ndëshkuese kundër Shoqërisë së Sigurimeve Halk Osiguruvanje SHA Shkup dhe personit përgjegjës në shoqërinë e sigurimeve,
- Informacion nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve në lidhje me nevojën e marrjes së masave dhe aktiviteteve shtesë për të parandaluar përhapjen e COVID 19 (korona virusit).
KONKURS PËR ÇMIMIN VJETOR PËR STUDIUESIT E RINJ PËR PUNIM MË TË MIRË NË FUSHËN E MENAXHIMIT TË RREZIKUT DHE TË SIGURIMEVE
Me qëllim për të stimuluar zhvillimin e mendimit shkencor dhe përgaditjen e kërkimeve studimore në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe të sigurimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe afirmimin e profesionistëve të rinj, Agjencia për mbikëqyrjen e sigurimeve do të jep çmim vjetor në vitin 2020 për kërkim studimor në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe të sigurimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Çmimi vjetor i Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve është në vlerë prej 80.000 denarë.
Në kërkimin studimor i patjetërsueshëm është shqyrtimi i ekonomisë së Republikes së Maqedonisë së Veriut me temë adukuate. Kërkimi studimor nuk duhet të tejkalojë 15.000 fjalë (pa abstrakte, bibliografia dhe anekset) si dhe rekomanduese është që të ketë strukturë standarte të kërkimit studimor, e cila si bazë i përmban pjesët më poshtë:
- Abstraktin;
- Shqyrtimin e literaturës së konsultuar moderne, të huaj dhe vendase, shkencore dhe eksperte nga fusha e cila hulumtohet;
- Përshkrimin e metodologjisë së kërkimit shkencor të përdorur në punim;
- Analiza;
- Perceptimet përmbyllëse;
Të drejtë për të marrë pjesë në konkurs kanë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në moshë tridhjetë e pesë vjeç, gjegjësishtë deri në ditën e dhënies së çmimit me datë 1.11.2020 pjesëmarrësit nuk duhet t’i kеnë mbushur tridhjetë e gjashtë vjeç. Pjesëmarrësit të cilët kanë titull doktor shkence deri në datën e dorëzimit të kërkimit studimor nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në konkurs.
Më shumë (linku)
Sistemi i sigurimeve vazhdon të funksionojë në mënyrë të qëndrueshme, sistemi financiar është i gatshëm të ballafaqohet me krizën e virusit korona
Sistemi financiar është i gatshëm që të ballafaqohet me krizën e virusit korona. Rregullativa prudente e rregullatorëve financiarë, në pjesë të madhe e harmonizuar me rregullativat evropiane, kontribuoi që sistemi të jetë në gjendje që të mund të ballafaqohet me goditjen e shkaktuar nga pandemia e KOVID-19.
Këto janë një pjesë e konstatimeve nga mbledhja fundit e Komitetit për Stabilitet Financiar, në të cilën mori pjesë edhe Kryetari i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë të Mbikëqyrjes të Sigurimeve (AMS), Kërste Shajnoski.
Seancën e kryesoi Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, ndërsa morën pjesë edhe Ministrja e Financave, Nina Angellovska, Kryetarja e Komisionit të Letrave me Vlerë (KLV), Nora Aliti dhe kryetari i Agjencisë të mbikëqyrjes të financimit kapital të sigurimit pensional (MAPAS), Maksud Ali.
Lidhur me stabilitetin e sektorit të sigurimeve, Kryetari i Këshillit të Ekspertëve të AMS-së, Kërste Shajnoski, theksoi se ky sektor vazhdon të funksionojë në mënyrë stabile, me përparësi dhe rreziqe të identifikuara të cilat duhet të ndiqen me qëllim që të kjo tendencë të vazhdojë.
Ai përmendi se deri më tani AMS-ja ka miratuar dy pako të masave. Me pakon e parë, ndër të tjera iu urdhërua shoqërive të sigurimeve që të ndërmarrin të gjitha masat e mundshme për ruajtjen e kapitalit dhe solvencës së tyre në drejtim të mbrojtjes së plotë të të drejtave të personave të siguruar.
“Me ndryshimet e miratuara në tre rregulloreve dhe një vendimi, shoqërive të sigurimeve u jepet hapësirë shtesë rregullatore në punën e tyre, që patjetër do ketë efekt pozitiv edhe mbi shfrytëzuesin e fundit të sigurimit në raport me dinamikën e pagesës së detyrimeve ndaj primeve dhe pagesave reale dhe në kohë të dëmeve. Me ndryshimet rregullatore, ndër të tjera u mundësohet shoqërive të sigurimeve që të sigurojnë asete likuiduese për funksionim normal dhe pagesë të rregullt të dëmeve” , theksoi Shajnoski.
Guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska së pari u referua masave të ndërmarra deri më tani të Bankës Popullore, që kanë të bëjnë me sistemin bankar, e të cilat kanë për qëllim mirëmbajtjen dhe përforcimin e mëtejmë të stabilitetit të tij, por edhe krijimin e parakushteve që bankat, edhe krahas sfidave të numërta me të cilat ballafaqohen, të vazhdojnë edhe më tej të sigurojnë mbështetje të domosdoshme kreditore për ekonominë. Theksi u vu në ndryshimet rregullatore me të cilat u mundësua fleksibilitet më i madh për bankat gjatë ristrukturimit të kredive me qëllim lehtësim të barës financiare të shfrytësueve të kredive. Poashtu, u theksuan edhe masat të cilat kanë për qëllim lirimin e likuiditetit të bankave dhe drejtimin e tij drejt mbështetjes së ekonomisë, përmes shumës së zvogëluar të ofertës të bonove të thesarit dhe mundësisë për lirimin e rezervës obligative për kreditë e ristrukturuara dhe të miratuara të sektorëve të prekur.
U sqaruan edhe lehtësimet e përkohshme lidhur me raportimet rregullatore dhe qasjen supervizore për bankat, me të cilat u mundësohet përqëndrim më i madh i nevojave të qytetarëve dhe kompanive.
Ashtu siç theksoi guvernatorja, gjatë marrjes të secilës prej masave, nga Banka Popullore analizohet ndikimi I tyre, si në çdo bankë në veçanti, po ashtu edhe në gjithë sistemin bankar në tërësi, me qëllim që masat njëkohësisht të jenë në funksion të mbështetjes së ekonomisë maqedonase dhe në funksion të ruajtjes së stabilitetit financiar.
„Stres-testimi më i ri tregon se edhe tek bankat në veçanti por edhe tek sistemi bankar në tërësi, nga viti i kaluar, rezistenca ndaj goditjeve është rritur. Sistemi është i shëndoshë dhe stabil, me likuiditet dhe solvencë të lartë dhe stabile”, theksoi Angellovska – Bezhoska.
Ministrja e Financave, Nina Angellovska, theksoi se që menaxhimin cilësor të situatës aktuale, koordinimi midis Bankës Popullore dhe Ministrisë së Financave është shumë i rëndësishëm. Në pjesën e masave që prekin sistemin financiar, janë ndërmarrë aktivitetet e kompanive financiare dhe kompanive të lizingut, duke prezantuar një masë për të zvogëluar anuitetet e përdoruesve të kredisë deri në 70% të aunitetit. Masat që ndërmerren tek sektori real janë në drejtim të mirëmbajtjes dhe rritjes së likuiditetit përmes dy linjeve të kredive pa interes, lirimeve tatimore, masave për mbështetje financiare, por edhe aktiviteteve të rregullta – sikurse servisimi i shpejtë i kthimit të TVSH-së ndaj firmave.
„Kthimi i TVSH-së ndaj ndëmarrjeve vetëm për muajin prill është 38 milionë euro, që është për 23% më shumë në raport me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Kthimi i TVSH-së nga fillimi i vitit është 145 milionë euro, që është për 16,7% më shumë në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kthimi i shpejtë i TVSH-së është me rëndësi të jashtëzakonshme për mirëmbajtjen e likuiditetit të ndërmarrjeve, veçanërisht në këto kushte të krizës shëndetësore-ekonomike. Poashtu, drejt rritjes së likuiditetit veprohet edhe përmes kredive pa interes nga linja “Kovid 1” dhe “Kovid 2” të Bankës për zhvillim të Maqedonisë së Veriut, në shumë totale prej 13,7 milionë euro, që janë me rëndësi të madhe sepse i targetojnë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme. Së shpejti, përmes bankave komerciale do të plasohet edhe linja kredi të lira në një shumë prej 51 milionë eurosh. Më tej, këtu është edhe masa për pagesë të prolonguar të akontacioneve në tatimin në fitim për ndërmarrjet dhe tatimi i të ardhurave personale për kryerësit e pavarur të një veprimtarie. Përmes masës për mbështetje financiare prej 14.500 denarë për një të punësuar për muajt prill dhe maj, shumë e cila vlerësohet në rreth 100 milionë euro, krahas qëllimit bazë për pagesë të pagave dhe ruajtjen e vendeve të punës, ajo paraqet një injektim likuidues shtesë në ekonomi”, theksoi Angellovska.
Kryetarja e KLV-së, Nora Aliti iu referua aktiviteteve të cilat KLV-ja i ndërmori me qëllim sigurimin e vazhdimësisë në funksionimin e tregut të kapitalit dhe stabilizimin e çmimit të aksioneve në bursë. “Qarkullimi total i realizuar në Bursën e Maqedonisë përfshirë edhe datën 28 prill është rreth 78 milionë euro. Krahasuar me indekst kryesore të bursës në rajon, indeksi kryesor i bursës MBI 10 ka rënien më të ulët prej 6.92% në raport me vlerën e tregtimit në ditën e fundit të vitit 2019”, theksoi Aliti.
Ajo gjithashtu theskoi se në drejtim të transparencës më të madhe, KLV-ja kërkoi nga kompanitë e listuara që të veprojnë në përputhje me prefiksin “më tepër se” harmonizim të pastër dhe “më tepër se” shpalosje, ku shoqëritë tashmë filluan që përveç raportimet në kohë, në SEI Net t’i publikojnë edhe vlerësimet e menaxhmentit për ndikimin e krizës me virusin korona mbi punën e kompanisë në tremujorin e parë, si dhe mbi punën e ardhshme financiare.
Në mbledhje u theksua se ndikimi i pandemisë së COVID-19 mbi tregjet botërore financiare pritet të ketë vetëm efekte afatshkurtra mbi fondet pensionale, duke pasur parasysh se ata janë investitorë afatgjatë.
“Fondet tona pensionale ende janë në fazën e akumulimit dhe pritet rikuperimi dhe stabilizimi gradual i tyre, që do të sillte rezultate të mira investive të cilat do të kompensojnë realizimet e shkaktuara nga goditjet aktuale të tregjeve” , tha kryetari i Këshillit të Ekspertëve të MAPAS, Maksud Ali.
Ai theksoi që mbi 95% të anëtarëve në shtyllën e dytë pensionale janë të grupmoshës më të rinj se 50 vjet dhe se pritet që ndikimet afatshkurtra të pavolitshme nga kriza me virusin e koronës të neutralizohen në periudhën që do të vijojë. Siç theksoi Ali, nuk priten ndryshime dhe lëvizje të rëndësishme në strukturën e aseteve të fondeve pensionale, të cilat në mënyrë të konsiderushme do të ndikonin në stabilitetin financiar.
Në mbledhje u konstatua se me masat të cilat ndërmerren garantohet rishtasi se stabiliteti financiar do të mbetet i qëndrueshëm. Të gjithë rregullatorët financiarë shprehën gatishmëri dhe vendosmëri edhe për monitorim të mëtejmë të koordinuar të gjendjeve duke qenë të gatshëm që çdoherë kur do të jetë e nevojshme, të ndërmarrin edhe masa dhe aktivitete të mëtejshme në përputhje me kompetencat e tyre.
Pakoja e re e masave për kompanitë e sigurimeve për të lehtësuar punën në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme
Agjensia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) ka lëshuar 30 milionë euro në asete të likudueshme në mënyrë që kompanitë e sigurimeve të mund t’i përdorin ato për operimet aktuale në raste urgjente kur përballen me ulje të shitjeve të policave të sigurimeve. Me lëshimin e 10% të rezervave, kompanitë marrin 1,8 miliardë denarë në likuiditet me qëllim të forcimit të mbështetjes së kompanive në segmentin e menaxhimit me pasojat negative të koronavirusit (COVID 19).
Në të njëjtën kohë, AMS lejoi që kërkesat të shlyhen për 60 ditë shtesë. Qëllimi i ndryshimit është të amortizojë ndikimin në rezultatin financiar të kompanive të sigurimeve, si rezultat i uljes së pritshme të arkëtimeve mbi bazën e primit të sigurimit.
Për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e të siguruarve dhe trajimit cilësor të dëmeve në kushte të punës në gjendje të jashtëzakonoshm dhe menaxhim fleksibël të punës së kompanive të sigurimeve, AMS vendosi një afat shtesë për evidentimin e dëmeve jo më vonë se 5 ditë pune nga data e pranimit të kërkesës për dëme. Pas zgjidhjes së dëmit, kompania është e detyruar të njoftojë me shkrim parashtruesin e kërkesës së dëmshpërblimit për dëmin e zgjidhur, duke parashtruar: shumën e kompensimit, mundësinë dhe afatin e paraqitjes së ankesës dhe afatin e fundit për pagimin e dëmeve që nuk duhet të kalojë 14 ditë nga data e likuidimit të dëmit.
Për të siguruar stabilitetin e sektorit të sigurimeve, por edhe për të mbrojtur të siguruarit, AMS-ja mori vendim, megjithë likuidimin e ngadaltë dhe raportimin e dëmeve në gjednje të jashtëzakonshme, për të mos ndikuar në vlerësimet e rezervave apo provigjoneve teknike.
Pandemia dhe gjendja e jashtëzakonshme në vend, si dhe në të gjithë botën, kanë një ndikim të rëndësishëm në jetën e përditshme të njerëzve, por edhe në operacionet ditore të sektorit të shërbimeve financiare dhe ekonomisë reale. Megjithëse, për momentin, intensiteti i pasojave që do të ketë epidemia ndaj ekonomisë së vendit nuk mund të parashikohet dhe të vlerësohet me siguri, është e sigurt që të gjithë segmentet e sektorit të shërbimeve financiare do të përballen me vështirësi dhe presione në aktivitetin e tyre.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve synon të sigurojë lehtësim dhe vazhdimësi në funksionimin e sektorit të sigurimeve, duke mbrojtur interesat dhe të drejtat e të siguruarive, interesin publik, si dhe sigurimin e stabilitetit të sektorit të sigurimeve.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve është në komunikim të vazhdueshëm intensiv me të gjithë entitetet në sektorin e sigurimeve dhe monitoron dhe vlerëson vazhdimisht aftësinë paguese dhe likuiditetin e secilit entitet individualisht.
Në këtë kontekst, dëshirojmë të informojmë opinionin se Këshilli i Ekspertëve të Agjencisë në seancën e tij të fundit miratoi një paketë të re masash për të siguruar vazhdimësinë e funksionimit të sektorit të sigurimeve.
Duke marrë parasysh gjendjen e jashtëzakonshme në vend, si dhe nevojën e rregullatorëve financiarë në këto momente për të treguar fleksibilitet dhe përshtatshmëri ndaj rregullave dhe standardeve mbikëqyrëse, Agjencia mori një vendim dhe ndryshoi tre rregullore.
Ndryshimet e miratuara japin hapësirë rregullatore shtesë në funksionimin e kompanive të sigurimeve, të cilat në mënyrë të pashmangshme do të kenë një efekt pozitiv në përdoruesin e fundit të sigurimit në segmentin e dinamikës së pagesës së detyrimeve të primit, por edhe në segmentin e pagesës në kohë dhe pagesë reale të dëmeve.
Më konkretisht, ndryshimet i referohen fleksibilitetit më të madh të kompanive të sigurimeve në operacionet e tyre, duke mundësuar kështu uljen e barrës aktuale të qytetarëve dhe kompanive në trajtimin e presioneve negative të pandemisë.
Ndryshimet rregullatore synojnë lehtësimin e përkohshëm në:
- Rregulloren për llojet dhe karakteristikat e fondeve që mbulojnë rezervat apo provigjonet teknike dhe fondet që mbulojnë provigjonin matematikor, si dhe vendosjen dhe kufizimin e detajuar të atyre investimeve dhe vlerësimin e tyre, ku lejohen deri më 31.12.2020, 10% e mjeteve për mbulimin e provigjoneve teknike të jenë kërkesat e paprapambetura dhe kërkesat e prapambetura deri në 30 ditë. Përkatësisht, me lëshimin e 10% të rezervave, AMS siguron një rritje të likuiditetit të kompanive të sigurimeve për 30 milionë
- Rregullorja për metodën e vlerësimit të zërave nga bilanci dhe përgatitja e bilancit të biznesit, ku korrigjimi i kërkesës lejohet të zhvendoset për 60 ditë shtesë deri në 31.12.2020. Qëllimi i ndryshimit është të amortizojë ndikimin në rezultatin financiar të kompanive të sigurimeve, si rezultat i uljes së arkëtimit të kërkesave në bazë të primit të sigurimit.
Përkatësisht, me 60 ditët shtesë, AMS siguroi amortizimin e goditjes në bilancet e kompanive tësigurimeve, në mënyrë që kompanitë të vazhdojnë të funksionojnë normalisht pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.
- Rregullorja për përmbajtjen minimale të regjistrave dhe mënyrën e raportimit, rezervimit dhe likuidimit të dëmeve nga shoqëritë e sigurimeve, ku lejohet deri sa të vazhdojë gjendja e jashtëzakonshme evidentimi i dëmeve të raportuara të zhvendoset 5 ditë.
Përkatësisht, me këtë masë, AMSja u mundëson kompanive të sigurimeve, duke pasur parasysh gjendjen e jashtëzakonshme dhe skemat e reja organizative, të kenë një periudhë shtesë për trajtimin e dëmeve, nga e cila sigurisht do të kenë interes.
- Vendimi për mënyrën e vlerësimit të rezervave për dëmet e kompanive të sigurimeve dhe / ose risigurimit gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme, i cili përcakton se në vlerësimet e rezervave teknike për tremujorin e dytë dhe të tretë të vitit 2020, përkundër likuidimit / aplikimit të ngadalësuar të dëmeve në gjendjen e jashtëzakonshme, të mos ndikojë në vlerësimet e rezervave teknike.
Qëllimi i këtij ndryshimi është të sigurojë stabilitetin e sektorit të sigurimeve, por edhe mbrojtjen e të siguruarit, duke përcaktuar realisht rezervat e kompanive.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve do të vazhdojë të monitorojë ndikimin e pandemisë të koronavirusit në stabilitetin dhe ligjshmërinë e subjekteve që mbikëqyr dhe është e gatshme të rregullojë siç duhet politikat dhe të përgjigjet në kohën e duhur, në përputhje me kompetencat e saj për mbrojtjen e interesit publik dhe kontributit në stabilitetin e sektorit.
Seancë e mbajtur më 14.04.2020
1. Shqyrtimi dhe miratimi i Vendimit për dhënien e pëlqimit për shoqërinë e auditimit për vitin 2020 SHA për sigurim GRAVE Shkup,
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Vendimit për dhënien e pëlqimit për shoqërinë e auditimit për vitin 2020 SHA për sigurim GRAVE JOJETE Shkup,
3. Shqyrtimi dhe miratimi i Vendimit për dhënien e pëlqimit për ndryshimin e Statutit të Shoqërisë Aksionare të Sigurimeve VINER – Viena Inshurens Grup Shkup,
4. Shqyrtimi dhe miratimi i Vendimit për kufizimin e së drejtës për pagimin e kompensimit monetar, kompensimeve për udhëtime dhe shpenzimet e tjera materiale,
5. Shqyrtimi dhe miratimi i Vendimit mbi mënyrën e vlerësimit të rezervave për dëmet e kompanive të sigurimeve dhe /ose risigurimit gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme,
6.Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për përmbajtjen minimale të regjistrave dhe mënyrën e raportimit, rezervimit dhe likuidimit të dëmeve nga kompanitë e sigurimeve,
7. Shqyrtimi dhe miratimi i Vendimit për shqiptimin e masave shtesë në lidhje me mosmënjanimin e paligjshmërisë nga Shoqëria e Sigurimeve Unika SHA Shkup,
8. Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për metodën e vlerësimit të zërave nga bilanci i gjendjes dhe përgatitja e bilancit të biznesit,
9. Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për llojet dhe karakteristikat e fondeve që mbulojnë provigjonet teknike dhe fondet që mbulojnë provigjonet matematikore, si dhe vendosjen dhe kufizimin e detajuar të atyre investimeve dhe vlerësimin e tyre.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve nënshkruese e Memorandumit të Bashkëpunimit Ndërinstitucional për të ruajtur stabilitetin financiar
Rregullatorët financiarë po forcojnë bashkëpunimin në monitorimin e sistemit financiar. Edhe në rrethanat e krijuara nga kriza e koronës, me angazhimin maksimal të secilit rregullator brenda kompetencave të tij, do të koordinohet stabiliteti financiar. Memorandumi u nënshkrua nga Kryetari i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, Kërste Shajnoski, Guvernatorja e Bankës Kombëtare, Anita Angelovska-Bezhoska, Ministrja e Financave, Nina Angelovska, Kryetarja e Komisionit të Letrave me Vlerë, Nora Aliti, Kryetari i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë për Mbikëqyrjen e Financimit Kapital të Sigurimit të Pensioneve, Maksud Ali dhe Drejtori i Fondit të Sigurimit të Depozitave, Borçe Haxhiev.
Memorandumi u lidh në mënyrë që të identifikojë rreziqet sistemike në kohë dhe në mënyrë efikase përmes një koordinimi më të madh të ndërsjellë të rregullatorëve të sistemit financiar dhe të ndërmarrë veprime në përputhje me to, në mënyrë që të parandalojë dhe zvogëlojë ndikimin e tyre në sistemin financiar. Me aktivitete të koordinuara, rezistenca e sistemit tonë financiar ndaj goditjeve do të forcohet më tej dhe institucionet kompetente me një gatishmëri edhe më të madhe do të menaxhojnë sfidat për sistemin.
Sipas parashikimeve të Memorandumit, përmirësohet roli dhe zgjeroher përbërja e Komitetit të Stabilitetit Financiar, duke ndjekur shembullin e Bordit Evropian për Rreziqet Sistemike. Deri më tani, Komiteti ka qenë i përbërë vetëm nga përfaqësues të Bankës Kombëtare dhe Ministrisë së Financave. Tani e tutje, të gjithë rregullatorët e sistemit financiar marrin pjesë në punën e Komitetit ndërsa koordinatore kombëtare e Komitetit është Guvernatorja e Bankës Kombëtare, Anita Angelovska-Bezhoska.
Brenda Komitetit, si organe operative do të funksionojnë dy nënkomitete – Nënkomiteti për Monitorimin e Rreziqeve Sistemike dhe Propozimin e Masave Makroprudenciale dhe Nënkomitetit për Përgatitjen për Menaxhimin e Krizave Financiare. Për të arritur qëllimet e përcaktuara, për të dhënë rekomandime dhe për të ndërmarrë veprime të duhura, Komiteti do të koordinojë analizën e situatës në sistemin financiar, si dhe rregullativat që mund të kenë ndikim në stabilitetin financiar.