Ndër dëmet më të mëdha individuale të paguara janë pesë për sigurimin e detyrueshëm të auto-përgjegjësisë dhe katër për sigurimin e pronës. Shuma më e madhe e paguar për dëmin nga sigurimi kasko është 94,000 euro, ndërsa për mbulimin e kartonit të gjelbër janë  paguar 221,000 euro.

Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS), dëmi i paguar më i madh nga sigurimi për vitin e kaluar ishte 23.5 milionë denarë (382,000 euro). Dëmi iu pagua një personi juridik për pronën që ishte e siguruar në Shoqërinë e Sigurieve Jo-Jetë “Sigurimi Maqedoni”.

Nga dëmet më të mëdha individuale të paguara (për secilën nga 11 shoqëritë  e sigurimeve jo-jetë) vitin e kaluar, pesë ishin për sigurimin e detyrueshëm të auto-përgjegjësisë, katër për sigurimin e pronës dhe nga një dëm për sigurimin e automjetit dhe kartonit jeshil.

Shuma e dytë më e lartë e kompensimit të dëmit, në konkurrencë me kompanitë e sigurimeve që mbulojnë rreziqet jo-jetë, është paguar për sigurimin e pronës kundër zjarrit. Bëhet fjalë për një person juridik që ka pasur sigurim në “Unika” për mbulimin e sigurimit të së cilit kjo kompani ka paguar 17.37 milionë denarë (282,000 euro).

Shuma më e madhe për dëmin që del nga auto-përgjegjësia e detyrueshme, vitin e kaluar ishte paguar nga “Sava Osiguruvanje” me një vlerë prej 13.5 milionë denarësh (219.500 euro). Pothuajse e njëjta shumë është paguar nga Shoqëria e Sigurimeve “Triglav Osiguranje” për dëmin e mbuluar me karton jeshil.

Dëmi më i madh që “Eurolink” pagoi vitin e kaluar është 9.23 milionë denarë (150,000 euro) dhe i referohet dëmshpërblimit bazuar në zjarrin e pronës. Ndërsa “Viner” për mbulimin e dëmit të pronës, vjet i pagoi klinetit të tyre një shumë prej 9.16 milionë denarësh (149,000 euro).

Në segmentin e sigurimit kasko, dëmin më të madh vitin e kaluar e pagoi “Kroacia Osiguruvanje” dhe arrin vlerën prej 5.78 milionë denarësh (94,000 euro).

Dëmet më të mëdha individuale në segmentin e auto-përgjegjësisë së detyrueshme  për vitin e kaluar janë paguar nga “Polica Osiguruvanje” 7.6 milionë denarë (124,000 euro), “Halk Osiguruvanje” 4,16 milionë denarë (68,000 euro), “Euroins Osiguruvanje” 3,76 milionë denarë (61,000 euro) ) dhe “Grave Jo-Jetë” (38,000 euro)

Qytetarët, kompanitë dhe institucionet vitin e kaluar arkëtuan gjithsej 4 miliardë denarë (65.1 milion euro) nga dëmet e raportuara, që është në të njëjtin nivel me vitin 2019. Nga kjo vlerë, për dëme nga policat  e sigurimit jo-jetë, shoqëritë e sigurimeve, policëmbajtësve apo personave të siguruar u paguan 3.57 miliardë denarë (58 milion euro). Pagesat e dëmeve me bazë sigurimin e jetës arrijnë në 436.9 milionë denarë (7.1 milionë euro).

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili rregullon tregun e sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.