AMS-ja ndau diploma dhe fletëlavdërime për 37 nxënës, nga shkollat ​​fillore dhe të mesme në të gjithë vendin, për vizatime, ese dhe poezi me tema për sigurimet. Me këtë aktivitet, AMS-ja nisi në mënyrë simbolike “Ditët e Edukimit Financiar 2023” organizuar nga të gjithë rregullatorët e tregut financiar. Për një kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e edukimit financiar te nxënësit, AMS-ja ndau edhe mirënjohjeje për 20 mësues – mentorë, të cilët vazhdimisht dhe me përkushtim punojnë me nxënësit për ndërgjegjësimin për rëndësinë e sigurimit për mirëqenien e përgjithshme të popullatës.

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) i akordoi diploma nëntë nxënësve dhe fletë​​lavdërimi për 28 nxënës të tjerë të shkollave fillore dhe të mesme të cilët vizatuan vizatime, shkruajtën poezi dhe ese me tema që lidhen me rëndësinë e sigurimeve. Ata u zgjodhën si më të mirët në një konkurs prej afro 200 punimesh me temën e sigurimeve, autorë të të cilave ishin nxënës të shkollave fillore dhe të mesme në mbarë vendin.

Në të njëjtën kohë, AMSja ka ndarë 20 certifikata mirënjohjeje për mësuesit – mentorë nga shkolla të ndryshme të cilët punojnë me nxënës në tema për forcimin e edukimit financiar me një aspekt të veçantë të sigurimit.

Me këtë rast, Kërste Shajnoski, kryetar i Këshillit të Ekspertëve të AMS-së, sot u ka akorduar diploma dhe fletëlavdërime nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme.

Me këtë rast, Shajnoski theksoi se ndërgjegjësimi për rëndësinë e sigurimeve, të cilit AMS-ja i kushton rëndësi të veçantë, është parakusht i domosdoshëm për ngritjen e standardit të jetesës dhe mirëqenies së përgjithshme në çdo shoqëri. Nxënësve që ishin prezentë në manifestimin e ndarjes së diplomave dhe fletëlavdërimeve, Shajnovski u tha se janë partnerë të AMS-së në misionin e ndërtimit të kulturës së sigurimeve. Njëkohësisht, ai falënderoi mësimdhënësit – mentorë për kontributin e tyre në forcimin e edukimit financiar.

Me këtë manifestim AMS-ja filloi aktivitetet me rastin e “Ditëve të Edukimit Financiar”, dhe njëkohësisht realizoi me sukses Konkursin jubilar të 11-të radhazi për përzgjedhjen e krijimeve më të mira me rastin e 1 Nëntorit – Ditës së Sigurimeve. Në temat “Sigurimi më mbron nga rreziqet”, “Investimi im – polica e sigurimit” dhe “Jeta është plot surpriza, sigurimi është siguria ime financiare” këtë vit AMS-ja në këtë Konkurs mori pothuajse 200 vizatime, poezi dhe ese nga studentë të moshës 6 deri në 17 vjeç nga dhjetëra shkolla fillore dhe të mesme nga disa qytete dhe vendbanime të tjera anembanë vendit.

Ditët e edukimit financiar organizohen tradicionalisht për të shtatin vit radhazi nga të gjitha organet rregullatore në fushën e financave (Banka Popullore, Komisioni i Letrave me Vlerë, Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve – AMS dhe Agjencisë të Mbikëqyrjes të Financimit Kapital të Sigurimit Pensiona (MAPAS).

Në kuadër të aktiviteteve të saj me rastin e Ditëve të Edukimit Financiare në nëntor, AMS-ja viziton shkolla ​​ku përmes formave të përshtatshme të komunikimit interaktiv i edukon nxënësit për perceptimin dhe rëndësinë e sigurimit, merr pjesë në emision edukativ televiziv dhe publikon përmbajtje në rrjetet sociale, me komponent të fortë edukues për atributet e produkteve të sigurimit dhe për mbrojtjen e të drejtave të policëmbajtësve.

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili normativizon tregun e sigurimeve, zbaton mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve  dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar dhe përfshirjen financiare të popullatës.