Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve u krijua 11 vjet më parë, si një organ i pavarur rregullator me kompetenca publike për t’u kujdesur për funksionimin ligjor dhe efikas të tregut të sigurimeve, në mënyrë që të mbrojë të drejtat e policëmbajtësve dhe përdoruesve të shërbimeve të sigurimit.
Ne kemi krijuar një politikë cilësore që është pjesë integrale e misionit të AMS -së dhe bazohet në krijimin dhe mirëmbajtjen e mekanizmave për përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve të saj.
Në punën tonë ne zbatojmë parimet e përgjegjësisë, profesionalizmit, ndershmërisë dhe transparencës.
Ne jemi krenarë për kontributin në përforcimin e edukimit financiar të konsumatorëve dhe mbrojtjen e tyre më të madhe, duke nxitur mendimin shkencor tek të rinjtë dhe zhvillimin e vetëdijes publike për rolin e sigurimeve dhe mbikëqyrjes.
Ne i realizojmë me sukses qëllimet dhe misionin dhe vazhdojmë me vendosmëri të ecim në rrugën që kemi projektuar.