Duke marrë parasysh masat e vendosura në shkallë vendi për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve ndërmerr masa dhe aktivitete specifike për të mbrojtur shëndetin e punonjësve të saj dhe shëndetin e komunitetit.

Duke u nisur nga këto synime, janë marrë aktivitete dhe masa për të siguruar vazhdimësinë e funksionimit. Masat kanë të bëjnë me komunikimin e brendshëm brenda Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve dhe gjithashtu me komunikimin me subjektet e jashtme.

Në periudhën e ardhshme:

– anulohet mbajtja e trajnimit dhe provimit elektronik për përfaqësuesit e sigurimeve dhe brokerëve të sigurimeve,

– anulohen aktivitetet e planifikuara të mbikëqyrjes në terren,

– anulohet pjesëmarrja e të punësuarve në konferenca, seminare dhe trajnime të organizuara nga subjekte të jashtme,

– anulohen të gjitha ngjarjet e organizuara nga Agjencia, si dhe takimet dhe llojet e tjera të takimeve me subjektet e jashtme,

– anulohen vizitat e planifikuara në edukimin financiar,

– për parashtrimin e pyetjeve, konsultimeve dhe korrespodencave në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve, për të mos ardhur personalisht në ambientet e Agjencisë, kjo mund të bëhet përmes adresës së emailit contact@aso.mk ose numrit të telefonit 02/3254 050.

 

 

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve rregullisht monitoron dhe analizon ndikimin e rrezikut të sëmundjes COVID 19 (koronavirus) dhe sipas nevojës do të ndërmarrë masa dhe aktivitete përkatëse.