Agjencia për mbikëqyrjen e sigurimeve, në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Autoritetin Evropian të Sigurimeve dhe Fondeve Pensionale (EIOPA), më datë 6 dhe 7 Tetor të vitit 2016 organizuan punëtori me temë: “Mbikëqyrja e bazuar në rrezik” (Risk Based Supervision Workshop) në Ohër. Një ngjarje e këtillë u organizua për herë të parë me Autoritetin rregullator të vendit i cili nuk është anëtar i Bashkimit Evropian.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte që pjesëmarrësit të njihen me mënyrën e zbatimit të mbikëqyrjes të bazuar në rrezik, e që është kërkesë e detyrueshme konform Direktivës  Solvencë 2, e cila nga data 01.01.2016 filloi të aplikohet nga ana e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Në punëtori morën pjesë 65 përfaqësues të trupave rregullatorë të mbikëqyrjes nga 22 vende evropiane (Austri, Portugali, Irlandë, Estoni, Gjermani, Poloni, Turqi, Danimarkë, Lituani, Maltë etj.). Prezantues dhe panelistë ishin ekspertë të spikatur të Bankës Botërore, EIOPA dhe rregullatorë të ndryshëm të mbikëqyrjes nga Evropa.

Në punëtori u organizuan panel diskutime në tema të ndryshme nga fusha e mbikëqyrjes së sigurimeve, si për shembull: procesi i mbikëqyrjes në përputhje me Direktivën Solvencë 2, menaxhimi korporativ, kolegjet e mbikëqyrjes.

Mes tjerash, në këtë punëtori u prezantuan edhe përvojat e rregullatorëve të Bashkimit Evropian dhe rregullatorëve nga vendet të cilat nuk janë anëtare të BE lidhur me zbatimin e mbikëqyrjes në bazë të rreziqeve, si dhe sfidat e ardhshme për sektorin e sigurimeve në rajon.