Java globale e parave, këtë vit zhvillohet nga data 10 deri më 17 Mars, ku do të marrin pjesë rreth 2 milionë fëmijë nga mbi 100 vende të botës. Ata do të angazhohen në aktivitete që do të organizohen nga mbi 500 institucione dhe organizata. Vendi ynë gjithashtu, është i përfshirë në mënyrë aktive në këtë ngjarje botërore.

Java globale e parave në Maqedoni, është pjesë e aktiviteteve që trupi Koordinues për edukimin financiar në të cilin janë të anëtarësuar: Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë, Ministria e Financave, Agjencia për mbikëqyrjen e  sigurimeve, Agjencia për mbikëqyrjen e financimit kapital të sigurimit pensional dhe Komisioni i letrave me vlerë i Republikës së Maqedonisë i ka ndërmarrë në kuadër të Javës Botërore të parave, e cila  është në kuadër  të Organizatës Ndërkombëtare për edukimin financiar të fëmijëve dhe të rinjve (Child and Youth finance international).

Qëllimi i kësaj organizate është që të inkurajojë fëmijët dhe të rinjtë për të investuar në të ardhmen e tyre duke theksuar rëndësinë e edukimit të hershëm financiar për të ndihmuar fëmijët të bëhen të vetëdijshëm për të drejtat e tyre financiare, për të lehtësuar qasjen në shërbimet financiare dhe t’i zhvillojnë aftësitë e tyre financiare.

Agjencia e Mbikëqyrjen së Sigurimeve i filloi aktivitetet në kuadër të Javës globale të   parave duke mbajtur prezantim për 60 nxënës të shkollës profesionale “Arseni Jovkov” në Shkup.