Bazuar në Vendimin për shpalljen e konkursit për nxënës të arsimit fillor dhe të mesëm me rastin e Ditës së Sigurimit – 1 Nëntorit dhe aprovimit të fondeve me numër 02-5341/2 me datë 21.9.2020, Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve, Republika e Maqedonisë së Veriut shpall
KONKURS për nxënës të arsimit fillor dhe të mesëm me rastin e Ditës së Sigurimeve – 1 Nëntorit
Tema dhe kushtet e konkursit për nxënësit e shkollave fillore
- Nxënësit e shkollës fillore nga klasa e 1-rë deri në klasën e 5-të mund të paraqesin vepër arti (vizatim) për temën e caktuar:
“Vepër arti -” Sigurimi si mbrojtje e së ardhmes time “
- Nxënësit e shkollës fillore, nga klasa e 6-të deri në klasën e 9-të mund të paraqesin vepër letrare për temën e caktuar:
Vepër letrare – “Polica e sigurimit është investimi im”
Për veprat e përzgjedhura si më të mira për nxënësit e shkollave fillore do të jepen gjithsej 6 çmime, si më poshtë:
- 3 çmime për veprat më të mira artistike – vizatim/vizatim digjital për nxënës nga klasa e 1-rë deri në klasën e 5-të;
- 3 çmime për veprat më të mira letrare – vjershë për nxënësit nga klasa e 6-të deri në klasën e 9-të;
Nxënësve, veprat e të cilëve janë vlerësuar do të shpërblehen me një çmim monetar me vlerë prej 3.000,00 denarësh për veprën më të mirë letrare dhe artistike, duke depozituar çmimin monetar në një bankë të zgjedhur prej tyre.
Tema dhe kushtet e konkursit për nxënësit e shkollave të mesme
Nxënësit e shkollave të mesme mund të marrin pjesë në konkurs duke paraqitur një vepër letrare – tregim/ese me temën e caktuar:
“Jeta është plot surpriza, sigurimi është siguria dhe mbrojtja ime financiare”
Për punimet e përzgjedhura si më të mira, nxënësve nga arsimi i mesëm do t’u jepen gjithsej 3 çmime për tregimin/esenë më të mirë. Nxënësve, veprat e të cilëve janë vlerësuar do të shpërblehen me një çmim monetar me vlerë prej 6.000,00 denarësh, duke depozituar çmimin monetar në një bankë të zgjedhur prej tyre.
Tekstin e pliotë për konkursin dhe kushtet për aplikim mund t’i shikoni në linkun vijues.
Njihuni me hollësisht me sigurimin!
- Shihni se si funksionon sigurimi përmes portalit tonë edukativ!
- Shihni pse sigurimi është i nevojshëm në Udhëzuesin për Financa Personale “Menaxhimi i Zgjuar i Parave” në faqen 67 (Pjesa 5).