Numri i personave që kanë blerë polica të sigurimit të shëndetit vitin e kaluar u rrit në  5 herë më shumë në krahasim me vitin 2019, ndërsa qytetarët kanë investuar 4.45 milionë euro në polica të sigurimeve, që paraqet 45 për qind më shumë se në vitin 2019.

Numri i qytetarëve që kanë blerë polica të sigurimit të shëndetit vitin e kaluar u rrit me 5 herë në krahasim me vitin 2019, tregojnë të dhënat përmbledhëse zyrtare të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) për vitin 2020. Një total prej 114,559 qytetarësh vitin e kaluar vendosën të blejnë polica të sigurimit të shëndetit, që paraqet 93,161 të siguruar më shumë se vitin e kaluar, kur polica të sigurimit të shëndetit kanë pasur 21,398 persona. Vitin e kaluar, qytetarët investuan 4.45 milionë euro për polica të sigurimit të shëndetit, që paraqet 44.8 për qind më shumë se primi i shkruar bruto (vlera e policave të shitura) në vitin e kaluar. Policat e sigurimit të shëndetit vitin e kaluar u shitën nga 10 shoqëri të sigurimeve jo-jetë.

Ndikim në rritjen e shitjeve të policave të sigurimit të shëndetit në vitin e kaluar ka edhe pandemia e shkaktuar nga virusi COVID 19, si dhe praktikat e mira korporative të gjithnjë e më shumë ndërmarrjeve apo firmave që blejnë polica të sigurimit të shëndetit për punonjësit e tyre.

Vitin e kaluar, shoqëritë e sigurimeve jo-jetë, policëmbajtësve të tyre i kanë paguar dëme me një shumë totale bruto prej 1.72 milionë eurosh, bazuar në mbulimin e policave të sigurimit të shëndetit. Krahasuar me vitin 2019, shuma e dëmeve të paguara bruto nga shoqëritë e sigurimeve ndaj personave të siguruar u rrit për 44 për qind.

Agjencia e Mbikëqyrjes të Sigurimeve u bën thirrje të gjithë policëmbajtësve apo të siguruarve të mundshëm, t’i kushtojnë kudes të veçantë rreziqeve të mbuluara nga sigurimi kur zgjedhin një shoqëri sigurimesh dhe momentit nëse, për shkak të situatës aktuale, mbulohen rreziqet e shkaktuara nga pandemitë ose epidemitë.

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është një organ i pavarur rregullator, i themeluar në vitin 2009, i cili rregullon tregun e sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të policmbajtësve dhe zhvillimin e perceptimit të rëndësisë së sigurimeve.