Lidhur me konkursin për nxënës të arsimit fillor dhe të mesëm me rastin e Ditës së Sigurimit – 1 Nëntorit, më poshtë publikojmë emrat e nxënësve që kanë marrë çmim  sipas kategorive të veçanta. Gjithsej në adresën tone arritën 142 vepra atristike dhe me këtë rast duam t’u shprehim falënderimet tona të gjithë atyre që morën pjesë dhe t’i urojmë ata të cilët kanë marrë çmime. Ndarje publike të çmimeve nuk jemi në gjendje të organizojmë për shkak të  gjendjes aktuale të krizës shëndetësore dhe pandemisë.

Në temën, Sigurimi më mbron nga rreziqet, për VEPËR ARTISTIKE – VIZATIM nga klasa 1 deri në klasën e 5-të, nxënësit që kanë marrë çmime janë:

  • Martina Trajkovska, klasa e V-të, Shkolla Fillore „Kuzman Shapkarev” Shkup
  • Jana Naumova, klasa e IV-të, Shkolla Fillore “Dimo Haxhi Dimov” Shkup,
  • Iva Stoimanovski, klasa e V-të “Kuzman Shapkarev” Shkup,

Në temën, Investimi im – polica e sigurimit “, për VEPËR LETRARE VJERSHË nga nxënësit e klasësë së 6-të deri në klasën e 9-të,  nxënësit që kanë marrë çmime janë:

  • Vasja Mickovski, klasa e IX-të, Skolla Fillore “Petar Pop Arsov” Shkup,
  • Andrej Antov, klasa e VII-të, Shkolla Fillore “Dimitar Makedonski” Shkup,
  • Dance Mitkovska, klasa e VI-të, Shkolla Fillore “Kosta Racin” Podaresh, Radovish

Në temën, “Rëndësia e sigurimit për mua dhe të ardhmen time “, për VEPËR ARTISTIKE – ESE/TREGIM nga nxënës të vitit të 1 deri në vitin e 4 të arsimit të mesëm, nxënësit që kanë marrë çmime janë:

  • Mihaela Aqimoska, viti I, Shkolla e Mesme – Gjimnaz “Rade Jovçevski-Korçagin” – Shkup,
  • Matea Ristova, viti I, Shkolla e Mesme “Shën. Cirili dhe Metodij “- Negotinë,
  • Angjela Dragan, viti III, Shkolla e Mesme – Gjimnaz “Koço Racin” – Veles,

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve këtë vit ka ndarë edhe Fletëlavdërime për nxënësit e talentuar të të gjitha kategorive.

Në kategorinë e veprave artistike – vizatim janë ndarë gjithsej 20 Fletëlavdërime, nga të cilat 17 për vizatime, 2 për vizatime digjitale dhe 1 për poster kreativ. Në kategorinë e veprave letrare – poezi janë ndarë 8 Fletëlavdërime, ndërsa në kategorinë e veprave letrare – ese/tregim janë ndarë gjithsej 6 Fletëlavdërime.