Gjithashtu, rregullatori i tregut të sigurimeve, AMS-ja, në Ditën Kombëtare të Sigurimeve ndau çmimin e studiuesit të ri për punimin më të mirë shkencor në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe sigurimeve, në

vlerë prej 80.000 denarësh. Në kuadër të aktivitetit u mbajt një panel diskutimi me titull “Si ta shndërrojmë rritjen e sigurimeve në zhvillim”. Me këtë rast përfaqësues të industrisë së sigurimeve, AMS-së, Ministrisë së Financave dhe Odës Ekonomike debatuan për ligjin e ri të sigurimeve, si dhe shkëmbyen mendime për procesin e liberalizimit të sigurimit të makinave dhe kartonit jeshil, si dhe për rëndësinë e pranimit cilësor të dëmeve në sigurimin e jetës.

Katërmbëdhjetë kompani të sigurimeve, sot me rastin e Ditës së Sigurimeve, 1 Nëntorit, ndanë 14 bursa për studentë – matematikanë të Fakultetit të Shkencave Natyrore  të Matematikës në Universitetin e “Shën Cirilit dhe Metodij”në Shkup. Bëhet fjalë për studentë me mesatare të lartë në lëndët aktuariale dhe matematikore në Fakultetin e Shkencave dhe Matematikës (FSHNM) të cilët do të kenë mundësinë për t’u praktikuar në kompanitë e sigurimeve, si dhe bursë prej 1000 eurosh në kundërvlerë të denarit.

Nisma për bursa për matematikanët e rinj nga FSHNM-ja është Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS). Synimi është promovimi, ndërgjegjësimi dhe afirmimi në publik i profesionit të aktuarit, që është një veprimtari me rëndësi thelbësore në sigurime dhe në të njëjtën kohë një profesion shumë i vlerësuar dhe mirë i paguar.

Studentët e departamenteve të matematikës të FSHNM-së janë aktuarë potencialë, të cilët pas përfundimit të trajnimit përkatës të organizuar nga AMS-ja, mund të bëhen aktuarë të autorizuar. Dhe më pas mund të punësohen në kompanitë e sigurimeve, kompanitë e menaxhimit të fondeve të pensioneve, banka dhe institucione të tjera financiare.

Nisma e AMS-së për bursa studentore këtë vit u mbështet nga 14 nga gjithsej 16 kompani sigurimesh dhe ato janë: Triglav Osiguruvanje Jetë, Kroacija Osiguruvanje – Jo -Jetë, Eurolink, Triglav Osiguruvanje Jo-Jetë, Grave Jo-Jetë, Unika Lajf , Grave Jetë, Halk Osiguruvanje, Unika, Euroins , Sava Osiguruvanje, Kroacia Osiguruvanje -Jetë, Viner Lajf dhe Makedonia Osiguruvanje VIG.

Ky është viti i dytë radhazi që industria e sigurimeve ndan bursa me rastin e Ditës së Sigurimeve, ndërsa vitin e kaluar janë ndarë 11 bursa për studentët e Fakultetit Ekonomik në Universitetin e “Shën Cirilit dhe Metodij”në Shkup.

Manifestimin e hapi Kërste Shajnoski, kryetar i Këshillit të Ekspertit të AMS-së dhe në fjalimin e tij theskoi:

“Për të gjithë ne së bashku, është e rëndësishme që kjo të jetë një histori e bukur me një komponent të veçantë filantropik. Ne kontribuojmë për komunitetin, kujdesemi për njëri-tjetrin, tregojmë ndjeshmëri. Ne kontribuojmë që të rinjtë, kuadro premtues dhe cilësore, të vendosin të qëndrojnë në vend, të realizohen profesionalisht, të krijojnë familje dhe të kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë sonë. Ne besojmë dhe jemi të përkushtuar të punojmë së bashku me anëtarët e Këshillit të Ekspertëve të AMS-së dhe të gjithë ju nga industria, për të krijuar praktika të dobishme shoqërore. Këto janë mjete me të cilat, në perceptimin e opinionit vendas, sigurimet do të pozicionohen si një aktivitet i përgjegjshëm shoqëror. Kjo, seriozisht, kontribuon ndjeshëm në ndërtimin e besimit, që është shumë i rëndësishëm për rritjen cilësore të këtij biznesi.

Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, në fjalimin e tij me rastin e ditës së sigurimit theksoi:

“Mendoj se është me të vërtetë e rëndësishme që sot po flasim se si ta shndërrojmë rritjen e sigurimeve në zhvillim afatgjatë, sepse vetëm kështu do të promovojmë potencialin e kësaj fushe, por edhe t’u paraqesim mundësitë këtyre të rinjve. Ata dhe energjia e tyre e pashtershme janë bartës të zhvillimit tonë dhe bartës të së ardhmes sonë”.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, Ralica Guberova, përfaqësuese e biznesit të sigurimeve dhe kryetare e grupit të sigurimeve në Odën Ekonomike, theksoi:

“Vetëm përmes aktiviteteve të përbashkëta të të gjithë pjesëmarrësve në tregun e sigurimeve, me mbështetjen dhe koordinimin e rregullatorit, Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, së bashku mund të ndikojmë në rritjen e numrit të personave të siguruar, rritjen e shkallës së penetrimit të sigurimeve, që përfundimsh të sigurojëmë zhvillimin e tregut të përgjithshëm të sigurimeve. Kjo sigurisht që do të rrisë rëndësinë dhe domethënien e sigurimeve, do të kemi gjithnjë e më shumë policëmbajtës të kënaqur dhe kompanitë e sigurimeve do të bëhen një vend më tërheqës për të punuar për staf cilësor, i cili do të motivohet të investojë kohën dhe përpjekjet e tyre në zhvillimin e këtij sketori të rëndësishëm për ekonominë dhe shoqërinë në përgjithësi”.

Në emër të studentëve që kanë marrë bursë, falënderime shprehu Davorin Tërpevski, dekani i FSHNM-së.

Në lidhje me festimin e ditës së sigurimit, u mbajt një panel diskutim me titullin “Si ta shndërrojmë rritjen e sigurimeve në zhvillim”. Në panel morën pjesë Kërste Shajnoski, përfaqësues i rregullatorit ASO, Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike, Filip Nikoloski, zëvendësministër i Financave, ndërsa përfaqësues të kompanive të sigurimeve ishin: Hristina Xhambazovska Anastasov, drejtoreshë e “Triglav Jetë” dhe Klime Poposki, drejtor i “Viener Jo-Jetë”. Një nga temat më të rëndësishme për panelin ishte miratimi i Ligjit të ri të Sigurimeve, i cili duhet ta afrojë industrinë e sigurimeve me standardet evropiane dhe të punojë sipas rregullave që përmbajnë direktivat e BE-së që rregullojnë këtë fushë.

Në panel diskutim u debatua edhe për procesin gjithnjë aktual të reformës për liberalizimin e sigurimit të detyrueshëm të autopërgjegjësisë dhe kartonit jeshil. Gjithashtu u trajtuan edhe tema të rëndësishme nga fusha e sigurimeve të jetës, aktivitet i cili edhe pse më i vogël se sigurimet jo-jetë, ka një rritje më të madhe të investimeve në vazhdimësi. Në këtë temë, theks i veçantë u vu në pranimin cilësor të dëmeve si katalizator për rritjen dhe zhvillimin e sigurimit të jetës.

Në kuadër të aktivitetit u prezantua punimi i vlerësuar me çmim, si punimi më i mirë  shkencor-investigativ në fushën e menaxhimit të riskut dhe sigurimeve, për të cilin ASO, tradicionalisht ndër vite e ndan këtë çmim. Autori i punimit të vlerësuar këtë vit është shkencëtari i ri Mr. Antonio Kërstanoski, asistent në Katedrën e Matematikës dhe Statistikës në Fakultetin e Sigurimeve, në Ohër, pranë Universitetit “Shën Klimenti i Ohrid” në Manasti, Fakulteti Ekonomik pranë Universiteti “Shën Cirili dhe Metodij” në Shkup. Në këtë manifestim, Shajnoski i akordoi Kërstanoskit një pllaketë, ndërsa AMS-ja ndau edhe një çmim në të holla prej 80.000 denarësh.

1 Nëntori është Dita Kombëtare e Sigurimeve dhe është edhe dita në të cilën 14 vite më parë filloi punën Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve. AMS-ja është organ i pavarur rregullator që normativizon tregun e sigurimeve, mbikëqyr punën e subjekteve të sigurimit, kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar dhe përfshirjen financiare të popullatës.