Në muajin nëntor, dëmi më i madh me vlerë prej 900 mijë eurosh është paguar për sigurim pasurie. Rreth 54% e numrit të dëmeve të paguara janë për rimbursimin e shpenzimeve mjekësore të mbuluara nga sigurimet shëndetësore private. Në nëntor, kompanitë e sigurimeve jo-jetë kanë paguar 2.8 milionë euro më shumë për dëmet e mbuluara nga sigurimet në krahasim me vlerën e pagesave në tetor të këtij viti.

 

Qytetarët, shoqëritë dhe institucionet, në nëntor të këtij viti arkëtuan 550 milionë denarë (9 milionë euro) për dëmet e mbuluara nga sigurimet jo-jetë. Krahasuar me muajin tetor, vlera e dëmeve të paguara të mbuluara nga sigurimet jo-jetë është rritur me 45 për qind, tregon krahasimi i të dhënave paraprake të dorëzuara në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) nga të gjitha shoqëritë e sigurimit.

Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, vlera e dëmeve të paguara është rritur me 10 për qind, ndërsa më shumë detaje gjeni në linkun e mëposhtëm

https://aso.mk/sq/category/reporte/raporte-nga-industrija-e-sigurimeve/insurance-companies/

Nga të gjitha sigurimet vullnetare, peshën më të madhe në pagesat e muajit nëntor e kanë dëmet  nga sigurimi i pasurisë apo sigurimi i pronës. Kompanitë e sigurimeve kanë paguar 132,3 milionë denarë (2,15 milionë euro) dhe janë paguar gjithsej 710 dëme. Më e madhja prej tyre kap vlerën prej 56 milionë denarësh (900.000 euro) të cilat një kompani e sigurimeve i ka paguar si kompensim për zjarrin në ndërtesën e një shoqërie.

Për automjetet me sigurim kasko, ​​kompanitë e sigurimeve në muajin nëntor kanë paguar 790 dëme me vlerë të përgjithshme prej 72,3 milionë denarësh (1,17 milionë eurosh). Kjo është 28 për qind më shumë fonde të paguara për dëmet në atë klasë sigurimi krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Kompanitë e sigurimit kanë paguar numrin më të madh të dëmeve në bazë të sigurimit shëndetësor privat. Në nëntor janë paguar 6773 dëme për sigurime shëndetësore, që është 54 për qind e të gjitha dëmeve të paguara në atë muaj. Në muajin nëntor janë paguar 66,6 milionë denarë (1,08 milionë euro) për mbulimin e shpenzimeve publike dhe kjo është për 29 për qind më shumë pagesa se në muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Kurse tek kategoria më e madhe – sigurimi nga autopërgjegjësia, i cili është i obligueshëm me ligj, në muajin nëntor janë paguar 225,8 milionë denarë (3,67 milionë euro). Në këtë muaj, të 11 kompanitë e sigurimit të dëmeve kanë servisuar dhe likuiduar 2845 kërkesa për dëmshpërblime të mbuluara nga sigurimet.

Në strukturën e totalit të dëmeve të paguara në muajin nëntor, “Kroacia Osiguruvanje- jo-jetë” merr pjesë me 16,8 për qind, “Eurolink” me 9 për qind, “Euroins Osiguruvanje” me 6,6 për qind, “Grave jo-jetë” me 5,7 për qind dhe “Makedonia Osiguruvanje VIG” me 11 për qind. Pjesëmarrja e “Sava Osiguruvanje” në pagesën totale për muajin nëntor është 10 për qind, e “Triglav Osiguruvanje” është 8,9 për qind dhe e “Unika” është 9,7 për qind. “Viener – VIG” merr pjesë me 11,4 për qind, “Osiguritelna Polisa” me 4,9 për qind dhe “Halk Osiguruvanje” me 6%.

Nga fillimi i janarit deri në fund të nëntorit të këtij viti, të 11 kompanitë e sigurimeve jo-jetë, për të siguruarit kanë paguar 3,9 miliardë denarë (63,5 milionë euro).

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili rregullon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve  dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar dhe përfshirjen financiare të popullatës.