Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve informon opinionin se do të organizojë trajnimin dhe dhënien e provimit profesional për kryerjen e veprimtarive të përfaqësimit në sigurime (në tekstin e mëtejmë: trajnim dhe provim profesional për përfaqësues).

Trajnimi për përfaqësues në kohëzgjatje prej 3 ditësh (gjithsej 18 orë mësimore) do të zhvillohet në datat 26-28.3.2020 në ambientet e “Universitetit Evropian” që ndodhet në Bulevardin “Klimenti i Ohrit” nr.68 në Shkup.

Koha e saktë dhe orari i detajuar i leksioneve në kuadër të trajnimit, si dhe afatet e sakta dhe orari i detajuar i mbajtjes së  provimit do të publikohen në faqen e internetit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (aso.mk) përpara fillimit të trajnimit respektivisht provimit.

Të gjithë të interesuarit,  brenda datës 6.3.2020, mund të paraqiten  për pjesëmarrje në trajnimin dhe dhënien e provimit profesional  për përfaqësues me parashtrimin e dokumentacionit vijues: (me shënimin: Aplikim për trajnim/ Kërkesë për dhënien e provimit për përfaqësues) në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (adresa: rruga Maqedonia pp – Pallati Llazar Pop Trajkov, kati i V, Shkup):  

 

  1. Formulari i plotësuar – Aplikim për pjesëmarrje në trajnimin për përfaqësues/Kërkesë për dhënien e provimit profesional për përfaqësues ( i aksesueshëm në faqen e interentit të Agjencisë ose në Arkivën e Agjencisë)
  2. Kopje e letrënjoftimit;
  3. Vërtetim respektivisht Diplomë për përfundimin e arsimit të mesëm ose shkallë më të lartë të arsimit, në origjinal ose të vërtetuar tek personi i autorizuar – noteri: dhe
  4. Argument për kompensimin e paguar për pjesëmarrje në trajnimin dhe dhënien e provimit profesional për përfaqësues në sigurime.

Nëse emri dhe mbiemri personal në ndonjë prej dokumenteve të përmendura më lart nuk janë identike me ato të përcaktuara në Aplikim / Kërkesë, personi gjithashtu duhet të kërkohet të paraqesë certifikatë martese ose një vendim për ndryshimin e emrit ose mbiemrit personal.

Kompensimi për të marrë pjesë në trajnim dhe dhënien e provimit profesional për përfaqësues përcaktohet në Listën e Tarifave  për përmbajtjen dhe vlerën e kompensimeve dhe tatimeve që i paguhen Agjencisë të Mbikëqyrjes së Sigurimeve dhe afatet e pagesës (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” Nr.147/2009, 149/2009, 154/2009, 20/2012, 130/2013, 1/2015, 22/2016, 16/2017 dhe 23/2020) dhe ka vlerën prej 7,000 denarësh.

 

Argumenti  për kompensimin e paguar  duhet që të përmbajë të dhënat vijuese:

QËLLIMI I PAGESËS:Pjesëmarrje në trajnimin dhe dhënien e provimit  profesional për përfaqësues
EMRI I PRANUESIT:Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve – Shkup
BANKA E PRANUESIT:Stopanksa Banka SHA – Shkup

 

LLOGARIA:200002007041251 ose
BANKA E PRANUESIT:NLB Banka SHA-Shkup
LLOGARIA:210065288480132

 

Trajnimi i përfaqësuesve përfshin 6 (gjashtë) fusha- module:

  1. Bazat e menaxhimit të rrezikut dhe sigurimit;
  2. Legjislacioni i sigurimeve;
  3. E drejta tregtare dhe obligative
  4. Ndërmjetësimi i Sigurimeve dhe Kodi i Etikës
  5. Sigurimi i jetës dhe

6 Sigurimi jo-jetë.

Përmbajtja e detajuar e secilit prej moduleve të trajnimit të përfaqësuesve është elaboruar në Kurrikulën e Provimit të Përfaqësuesve të Sigurimeve të vendosur nga Agjencia dhe përmban vlerësimin, rregulloret dhe literaturën e nevojshme. Programi mësimor publikohet në faqen e internetit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve.

Mënyra dhe procedura për mbajtjen e trajnimit dhe provimin profesional për përfaqësues përcaktohen në detaje në Rregulloren për mënyrën, procedurën dhe kushtet e mbajtjes së trajnimit dhe dhënien e provimit profesional për kryerjen e veprimtarive të përfaqësimit në sigurime (“Gazeta  Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut ” nr. 47/2019 dhe 35/2020).

Kandidatët që kanë kaluar me sukses provimin profesional për përfaqësues do të marrin Certifikatë për dhënien e provimit profesional për përfaqësues.

Kandidatët që tre herë me rradhë nuk e japin provimin profesional për përfaqësues  do të humbasin të drejtën për dhënien  provimit dhe trajnimin e paraparë.

 

SHËNIM:

 

Për shkak të kapaciteteve të kufizuara për mbajtjen e provimit profesional, numri i kandidatëve për pjesëmarrje në trajnim, përkatësisht dhënien e provimt është i kufizuar, kështu që regjistrimi do të bëhet sipas parimit  kërkesa e parë –miratohet e para.

 

Aplikimet / kërkesat për pjesëmarrje në trajnim dhe mbajtjen  e provimit profesional që do të paraqiten pas plotësimit të numrit maksimal të mundshëm të kandidatëve, si dhe aplikimet / kërkesat që do të paraqiten pas afatit të fundit për paraqitjen e tyre, nuk do të merren në konsideratë.

Aplikimi për përfaqësues

AGJENCIA E MBIKËQYRJES SË SIGURIMEVE