Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve informon opinionin se është në kontakt të rregullt me ​​subjektet në tregun e sigurimeve (kompani të sigurimeve, kompani brokerimi të sigurimeve, shoqëri të përfaqësuesve në sigurime, brokerë sigurimesh, përfaqësus sigurimesh, banka për përfaqësimin në sigurime, aktuarë, Byronë Kombëtare të Sigurimeve) në funksionin e organit rregullator dhe mbikëqyrës.

Agjencia ka ndërmarrë aktivitete dhe masa për të siguruar vazhdimësinë pa pengesë të funksionimit të saj. Masat kanë të bëjnë me komunikimin brenda Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve dhe gjithashtu me komunikimin me subjektet e jashtme.

Për realizimin e pandërprerë të punës së këtyre subjekteve dhe institucioneve, ne rekomandojmë që qytetarët dhe personat juridikë gjithashtu të ndjekin informacionin që këto institucione publikojnë përmes kanaleve të tyre zyrtare të komunikimit.