Lidhur me Konkursin e shpallur për çmimin vjetor për studiuesit e rinj për punimin më të mirë në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe të sigurimeve për vitin 2021, shërbimet profesionale të AMS-së përcaktuan se ka patur problem me funksionalitetin e e-mail adresës konkurs@aso.mk

dhe për këtë arsye nuk përjashtohet mundësinë që ndonjë parashtrim/punim të mos jetë pranuar.

Me qëllim të trajtimit të barabartë të të gjithë pjesëmarrësve të mundshëm, ne kërkojmë nga kandidatët e interesuar që të paraqesin përsëri punimet e tyre në adresën e cituar elektronike konkurs@aso.mk. Kandidatët duhet të marrin një përgjigje se punimi i tyre është pranuar dhe se marrin pjesë në konkurs.

Nëse edhe gjatë kësaj here, kandidatët nuk marrin përgjigje, është e nevojshme të kontaktoni personin përgjegjës në numrin e telefonit 02 3254 062.