Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve u bën thirrje përdoruesve të produkteve dhe shërbimeve të sigurimit që t’i kushtojnë vëmendje të veçantë kushteve të sigurimit sipas të cilave ata lidhën kontratën e sigurimit (policën) dhe duke pasur parasysh përjashtimin e mundshëm të përgjegjësisë së siguruesit në rast të një pandemie të deklaruar të koronavirusit nga ana e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ne i këshillojmë konsumatorët dhe përdoruesit e produkteve dhe shërbimeve të sigurimit që të lexojnë me kujdes kushtet e sigurimit përpara se të lidhin një kontratë sigurimi dhe i inkurajojmë ata të konsultohen me kompanitë e sigurimeve ose me brokerët e sigurimeve.