Agjencioni i Mbikëqyrjes së Sigurimeve njofton të gjithë personat që kanë dorëzuar Kërkesë për pjesëmarrje në trajnim dhe dhënie të provimit profesional për përfaqësues gjegjësisht broker sigurimi në sesionin e provimit edukativ të marsit dhe të cilët për shkak të kapacitetit të kufizuar për zbatimin e provimit nuk janë marrë parasysh gjegjësisht nuk janë vendosur në Listën e personve për pjesëmarrje në trajnim dhe provim profesional (të publikuar më lartë), se të njëjtit kanë përparësi për pjesëmarrje në trajnim dhe dhënie të provimit profesional në sesionin e ardhshëm të provimit edukativ që do ta organizojë Agjencioni në Shtator të vitit 2018.

Të gjithë personat të cilët janë të interesuar që kërkesat e tyre të merren parasysh në sesioni e provimit edukativ që do ta organizojë Agjencioni në Shtator të vitit 2018 janë të obliguar të kontaktojnë Agjencionin në formë elektronike dhe ta konfirmojnë interesimin e tyre në adresën elektronike në vijim:

 

armin.ukikj@aso.mk – për aplikime për përfaqësues

berat.murati@aso.mk – për aplikime për broker

 

Personat të cilët nuk janë të interesuar që kërkesat e tyre të merren parasysh në sesioni e provimit edukativ që do ta organizojë Agjencioni në Shtator të vitit 2018 kanë të drejtë të kthejnë dokumentet e dorëzuara (duke dorëzuar Kërkesë të plotësuar për kthimin e dokumenteve në formë të lirë) si dhe kompensimin e paguar për pjesëmarrje në trajnim dhe dhënie të provimit profesional (duke plotësuar Kërkesën për rimbursim në një Formular që është në dispozicion në faqen e internetit të Agjencionit).

Për çdo pyetje që lidhet me sa më sipër, mund të kontaktoni Shërbimin profesional të regullativës dhe licencimit në numrin e telefonit në vijim: 02 3254 054.