Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve informon opinionin se do të organizojë trajnimin dhe mbajtjen e provimit profesional për ushtrimin e veprimtarive të brokerimit në sigurime (në tekstin që vijon: trajnim dhe provim profesional për broker).
Trajnimi për broker në kohëzgjatje prej 9 ditësh (gjithsej 27 orë mësimore) do të zhvillohet oline dhe do të realizohet në datat 12.9.2022 – 16.9.2021, 19.9.2022-22.9.2022 me orarin kohor prej orës 17-20.
Koha e saktë dhe orari i detajuar i leksioneve në kuadër të trajnimit, si dhe informacione më të hollësishme për mënyrën e mbajtjes së trajnimeve do të publikohen në faqen e internetit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve përpara fillimit të trajnimit.
Pas përfundimit të trajnimit Agjencia do të realizojë dhënien e provimit profesional për broker. Datat për dhënien e provimit profesional për broker janë si më poshtë:
Pjesa e parë (pjesa teorike) më 14.10. 2022
Pjesa e dytë (pjesa praktike) më 03.11.2022
Kandidatët që nuk do të kalojnë në provimin profesional për broker me provimin e parë kanë të drejtë për të dhënë dy riprovime brenda 6 muajve nga data e përfundimit të trajnimit në afatet e mëposhtme:
Provimi i dytë
Pjesa e parë (pjesa teorike) më 09.11. 2022
Pjesa e dytë (pjesa praktike) më 2.12.2022.
Provimi i tretë
Pjesa e parë (pjesa teorike) më 23.12. 2022.
Pjesa e dytë (pjesa praktike) më 24.01.2023.
Të gjithë të interesuarit, brenda datës 02.09.2022, mund të paraqiten për pjesëmarrje në trajnimin dhe dhënien e provimit profesional për broker me parashtrimin e dokumentacionit vijues: (me shënimin: Aplikim për trajnim/ Kërkesë për dhënien e provimit për broker) në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (adresa: rruga Maqedonia nr.25 – Pallati “Llazar Pop Trajkov”, kati i V, Shkup):
1. Formular të plotësuar – Aplikim për pjesëmarrje në trajnimin për broker/Kërkesë për dhënien e provimit profesional për broker (i aksesueshëm në faqen e interentit të Agjencisë ose në Arkivin e Agjencisë)
2. Kopje e letrënjoftimit;
3. Vërtetim respektivisht Diplomë për përfundimin e arsimit të mesëm (shkalla IV) ose shkallë më të lartë të arsimit, në origjinal ose të noterizuar tek personi i autorizuar – noteri: dhe
4. Argument për kompensimin e paguar për pjesëmarrje në trajnimin dhe dhënien e provimit profesional për broker.
Nëse emri dhe mbiemri personal në ndonjë prej dokumenteve të përmendura më lart nuk janë identike me ato të përcaktuara në Aplikim / Kërkesë, personi gjithashtu duhet të paraqesë certifikatë martese ose një vendim për ndryshimin e emrit respktivisht mbiemrit personal.
Kompensimi për të marrë pjesë në trajnimin dhe dhënien e provimit profesional për broker përcaktohet në Listën e Tarifave për përmbajtjen dhe vlerën e kompensimeve dhe tatimeve që i paguhen Agjencisë të Mbikëqyrjes së Sigurimeve dhe afatet e pagesave (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.147/2009, 149/2009, 154/2009, 20/2012, 130/2013, 1/2015, 22/2016, 16/2017 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.23/2020) dhe ka vlerën prej 14.000 denarësh.
Argumenti për kompensimin e paguar duhet që të përmbajë të dhënat vijuese:
QËLLIMI I PAGESËS: Pjesëmarrje në trajnimin dhe dhënien e provimit për broker (emër dhe mbiemër)
EMRI I PRANUESIT: Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve – Shkup
BANKA E PRANUESIT: Stopanksa Banka SHA – Shkup
LLOGARIA: 200002007041251 ose
BANKA E PRANUESIT: NLB Banka SHA-Shkup
LLOGARIA: 210065288480132
Trajnimi i brokerëve përfshin 9 (nëntë) fusha- module:
1. Bazat e menaxhimit të rrezikut dhe sigurimit;
2. Legjislacioni i sigurimeve;
3. E drejta tregtare dhe obligative
4. Ndërmjetësimi i Sigurimeve dhe Kodi i Etikës
5. Sigurimi i jetës
6. Sigurimi jo-jetë.
7. Aspektet financiare të aktivitetit
8. Regjistrimi i rriskut dhe ndërmjetësimi gjatë realizimit të dëmeve
9. Risigurimi
Përmbajtja e detajuar e secilit prej moduleve të trajnimit për broker është elaboruar në Kurrikulën e Provimit profesional për Broker të vendosur nga Agjencia dhe përmban vlerësimin, rregulloret dhe literaturën e nevojshme. Programi mësimor publikohet në faqen e internetit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve.
Mënyra dhe procedura për mbajtjen e trajnimit dhe provimin profesional për broker përcaktohen në detaje në Rregulloren për mënyrën, procedurën dhe kushtet e mbajtjes së trajnimit dhe dhënien e provimit profesional për ushtrimin e veprimtarive për broker në sigurime (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut ” nr. 47/2019 dhe 35/2020 dhe 280/2020).
Kandidatët që kanë kaluar me sukses provimin profesional për broker do të marrin Certifikatë për dhënien e provimit profesional për broker.
Kandidatët që tre herë me rradhë nuk e japin provimin profesional për broker do të humbasin të drejtën për dhënien e provimit për të cilin është parashikuar trajnimi.
SHËNIM:
Për shkak të kapaciteteve të kufizuara për mbajtjen e provimit profesional, numri i kandidatëve për pjesëmarrje në trajnim, përkatësisht dhënien e provimt është i kufizuar, kështu që regjistrimi do të bëhet sipas parimit kërkesa e parë –miratohet e para.
Aplikimet/kërkesat për pjesëmarrje në trajnim dhe mbajtjen e provimit profesional që do të paraqiten pas plotësimit të numrit maksimal të mundshëm të kandidatëve, si dhe aplikimet / kërkesat që do të paraqiten pas afatit të fundit për paraqitjen e tyre, nuk do të merren në konsideratë.
AGJENCIA E MBIKËQYRJES SË SIGURIMEVE