Në seancën e mbajtur më 8 tetor të vitit 2020, Këshilli i Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve arriti në përfundimin se, mbetet i vlefshëm rekomandimi i subjekteve mbikëqyrëse që të abstenojnë shpërndarjen e fitimit në formën e dividendit ose shpërblimeve të tjera për anëtarët e organeve të administrimit, si dhe abstenimin e shpenzimeve të aseteve të shoqërive për shpenzime joproduktive, në periudhën derisa vazhdon kriza.

Gjegjësisht, me shfaqjen e pandemisë për shkak të COVID-19, Këshilli i Ekspertëve të Agjencisë, në seancën e mbajtur më 20 mars të vitit 2020, miratoi disa konkluzione dhe rekomandime, përfshirë rekomandimin e mësipërm.

Duke marrë parasysh kushtet e funksionimit dhe pasigurinë në zhvillimin e pandemisë, si dhe rreziqet aktuale për shëndetin financiar të subjekteve të mbikëqyrjes, Agjencia beson se nëse shoqëritë e sigurimeve dhe shoqëritë e tjera aksionare – subjekte të mbikëqyrjes, do ta respektojnë këtë rekomandim, do të ruajnë aftësinë paguese dhe do të jenë në një pozitë më të mirë financiare për t’iu përgjigjur zhvillimit të paparashikueshëm të rreziqeve në të ardhmen.