Trajnim për Përfaqësues në sigurim

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve informon opinionin se do të organizojë trajnimin dhe dhënien e provimit profesional për ushtrimin e veprimtarive të përfaqësimit në sigurime (në tekstin e mëtejmë: trajnim dhe provim profesional për përfaqësues).

 

Trajnimi për përfaqësues në kohëzgjatje prej 6 ditësh (gjithsej 18 orë mësimore) do të zhvillohet online dhe do të realizohet në datat 12-09.2022 dhe19.09.2022me  orarin kohor prej orës 17-20.

 

Koha e saktë dhe orari i detajuar i leksioneve në kuadër të trajnimit, si dhe  informacione më të hollësishme për mënyrën e mbajtjes së trajnimeve do të publikohen në faqen e internetit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve  përpara fillimit të trajnimit.

 

 

Pas përfundimit të trajnimit Agjencia do të realizojë dhënien e provimit profesional për përfaqësues në sigurime . Datat për dhënien e provimit profesional për përfaqësues në sigurime  janë  si më poshtë:

 

Pjesa e parë (pjesa teorike) më 13.10. 2022

Pjesa e dytë (pjesa praktike) më 2.11.2022

 

Kandidatët që nuk do të kalojnë në provimin profesional për përfaqësues në sigurime  me provimin e parë kanë të drejtë për të dhënë dy riprovime brenda 6 muajve nga data e përfundimit të trajnimit në afatet e mëposhtme:

 

Provimi i dytë

Pjesa e parë (pjesa teorike) më 8.11. 2022

Pjesa e dytë (pjesa praktike) më 01.12.2022.

 

 

 

              Provimi i tretë

              Pjesa e parë (pjesa teorike) më 22.12. 2022.

              Pjesa e dytë (pjesa praktike) më 23.01.2023.

 

 

 

 

Të gjithë të interesuarit,  brenda datës 02.09.2022, mund të paraqiten  për pjesëmarrje në trajnimin dhe dhënien e provimit profesional për përfaqësues me parashtrimin e dokumentacionit vijues: (me shënimin: Aplikim për trajnim/ Kërkesë për dhënien e provimit për përfaqësues) në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (adresa: rruga Maqedonia nr.25 – Pallati “Llazar Pop Trajkov”, kati i V, Shkup):

 

  1. Formular të plotësuar – Aplikim për pjesëmarrje në trajnimin për përfaqësues/Kërkesë për dhënien e provimit profesional për përfaqësues (i aksesueshëm në faqen e interentit të Agjencisë ose në Arkivin e Agjencisë)
  2. Kopje e letrënjoftimit;
  3. Vërtetim respektivisht Diplomë për përfundimin e arsimit të mesëm ose shkallë më të lartë të arsimit, në origjinal ose të noterizuar tek personi i autorizuar – noteri: dhe
  4. Argument për kompensimin e paguar për pjesëmarrje në trajnimin dhe dhënien e provimit profesional për përfaqësues.

 

Nëse emri dhe mbiemri personal në ndonjë prej dokumenteve të përmendura më lart nuk janë identike me ato të përcaktuara në Aplikim / Kërkesë, personi gjithashtu duhet të paraqesë certifikatë martese ose një vendim për ndryshimin e emrit respktivisht mbiemrit personal.

 

Kompensimi për të marrë pjesë në trajnimin dhe dhënien e provimit profesional për përfaqësues përcaktohet në Listën e Tarifave për përmbajtjen dhe vlerën e kompensimeve dhe tatimeve që i paguhen Agjencisë të Mbikëqyrjes së Sigurimeve dhe afatet e pagesave ( Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr.147/2009, 149/2009, 154/2009, 20/2012, 130/2013, 1/2015, 22/2016, 16/2017 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut ” 23/2020) dhe ka vlerën prej 7.000 denarësh.

 

Argumenti  për kompensimin e paguar  duhet që të përmbajë të dhënat vijuese:

 

 

QËLLIMI I PAGESËS:për trajnimin dhe dhënien e provimit  për përfaqësues (emër dhe mbiemër)
EMRI I PRANUESIT:Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve – Shkup
BANKA E PRANUESIT:Stopanksa Banka SHA – Shkup

 

LLOGARIA:200002007041251 ose
BANKA E PRANUESIT:NLB Banka SHA-Shkup
LLOGARIA:210065288480132

 

 

Trajnimi i përfaqësuesve në sigurime përfshin 6 (gjashtë) fusha- module:

 

  1. Bazat e menaxhimit të rrezikut dhe sigurimit;
  2. Legjislacioni i sigurimeve;
  3. E drejta tregtare dhe obligative
  4. Ndërmjetësimi i Sigurimeve dhe Kodi i Etikës
  5. Sigurimi i jetës
  6. Sigurimi jo-jetë.

 

 

Përmbajtja e detajuar e secilit prej moduleve të trajnimit për përfaqësues është elaboruar në Kurrikulën e Provimit profesional për Përfaqësues në Sigurime  të vendosur nga Agjencia dhe përmban vlerësimin, rregulloret dhe literaturën e nevojshme. Programi mësimor publikohet në faqen e internetit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve.

 

Mënyra dhe procedura për mbajtjen e trajnimit dhe provimin profesional për përfaqësus përcaktohen në detaje në Rregulloren për mënyrën, procedurën dhe kushtet e mbajtjes së trajnimit dhe dhënien e provimit profesional për ushtrimin e veprimtarive për përfaqësues në sigurime (“Gazeta  Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut ” nr. 47/2019 dhe 35/2020 dhe 280/2020).

 

Kandidatët që kanë kaluar me sukses provimin profesional për përfaqësues  do të marrin Certifikatë për dhënien e provimit profesional për përfaqësues.

 

Kandidatët që tre herë me rradhë nuk e japin provimin profesional për përfaqësues do të humbasin të drejtën për dhënien e  provimit  për të cilin është parashikuar trajnimi.

 

SHËNIM:

Për shkak të kapaciteteve të kufizuara për mbajtjen e provimit profesional, numri i kandidatëve për pjesëmarrje në trajnim, përkatësisht dhënien e provimt është i kufizuar, kështu që regjistrimi do të bëhet sipas parimit  kërkesa e parë – miratohet e para.

 

Aplikimet/kërkesat për pjesëmarrje në trajnim dhe mbajtjen  e provimit profesional që do të paraqiten pas plotësimit të numrit maksimal të mundshëm të kandidatëve, si dhe aplikimet / kërkesat që do të paraqiten pas afatit të fundit për paraqitjen e tyre, nuk do të merren në konsideratë.

Соопштение за обука и застапници Јули -Август 2023 АЛБ

Пријава за застапници АЛБ

AGJENCIA E MBIKËQYRJES SË SIGURIMEVE

  1. Списокот на пријавени кандидати за полагање стручен испит за застапник во осигурување-теоретски дел на 7 - 8.2.2022 година
  2. Списокот на пријавени кандидати за полагање стручен испит за застапник во осигурување-практичен дел на 24.2.2022 година
  3. Списокот на пријавени кандидати за полагање стручен испит за застапник во осигурување-теоретски дел на 1.3.2022 година
  4. Список на пријавени кандидати за полагање стручен испит за застапник во осигурување-практичен дел на 24.3.2022 година
  5. Списокот на пријавени кандидати за полагање стручен испит за застапник во осигурување-теоретски дел на 7.4.2022 година
  6. Список на пријавени кандидати за полагање стручен испит за застапник во осигурување-практичен дел на 3.5.2022 година
  7. Списокот на пријавени кандидати за полагање стручен испит за застапник во осигурување-теоретски дел на 15.4.2022 година од 09:00 до 11:00 часот
    Facebook
    LinkedIn