Organizuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS), dje pasdite filloi trajnimi për aktuarë për të punuar në shoqëritë e sigurimeve dhe shoqëritë që administrojnë fondet e pensionit. Ky është trajnimi i parë për këtë profil sub-special të kuadrove në një periudhë prej dhjetë vjetësh dhe i katërti me radhë që nga viti 2002.

Në trajnim, i cili do të zgjasë për dy vjet dhe do të përfundojë me dhënien e provimeve, kanë aplikuar 21 persona dhe ligjërues janë profesorë të njohur nga vendi dhe jashtë.

Me fjalën e tij përshëndetëse përpara aktuarëve të ardhshëm, u drejtua prof. dr. Kërste Shajnoski, Kryetar i Këshillit të Ekspertëve të AMS-së, i cili theksoi se profesion i aktuarit, profesion  i specializuar në matjen dhe menaxhimin e rreziqeve dhe pasigurisë është një katalizator shumë i rëndësishëm për rritjen, zhvillimin dhe promovimin e tregut të sigurimeve dhe për shoqëri sigurimesh financiarisht të shëndetshme . Ai gjithashtu shtoi se AMS-ja po punon intensivisht për një zgjidhje ligjore sistematike që do të forcojë statusin dhe rolin e aktuarëve në industrinë e sigurimeve.

Ky lloj trajnimi, i zhvilluar sipas programit të Institutit Ndërkombëtar të Aktuarëve, organizohet në vendin tonë për herë të katërt, pasi që Ligji për Mbikëqyrjen e Sigurimeve u miratua në vitin 2002.

Në tre ciklet e deritanishme të trajnimeve, janë certifikuar rreth 30 aktuarë. Dy trajnimet e para u organizuan nga Ministria e Financave me asistencë teknike nga USAID-i amerikan, përkatësisht Korpusi Vullnetar për Shërbime Financiare, i cili dha një kontribut të rëndësishëm në formimin e shoqatës profesionale aktuariale maqedonase (MAZ “AKTUAR”).