AMS-ja vendosi vlera minimale të pagesës së aftësisë së kufizuar apo invaliditetit pasi konstatoi se shoqëritë e sigurimeve po paguanin shuma të ndryshme për dëmtime të ngjashme ose të njëjta si rezultat i një aksidenti. Nga fillimi i vitit, shumat e paguara nga shoqëritë e sigurimit për dëmtimet që kanë shkaktuar paaftësi apo invaliditet duhet të jenë më të larta ose të barabarta me ato minimalisht të përcaktuara. Kjo risi është e rregulluar në Tabelën e unifikuar për përcaktimin e invaliditetit të përhershëm nga dëmtimet, e cila vlen për të gjitha shoqritë e sigurimeve. Tabela është pjesë e Kushteve të Përgjithshme për sigurime në rast të aksidenteve, të vlefshme nga fillimi i vitit dhe është në dispozicion të të gjithë të siguruarve.

 

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (ASO), në kuadër të aktiviteteve për mbrojtjen e të drejtave të të siguruarve, përcaktoi vlerat (përqindjet) minimale që shoqëritë e sigurimit duhet të paguajnë për invaliditetin e përhershëm të mbuluar nga sigurimi i aksidenteve.

 

Nëpërmjet vlerave minimale të përcaktuara të dëmshpërblimit, për të gjitha llojet e dëmtimeve që shkaktojnë paaftësi apo invaliditet të përhershëm, AMS-ja e ka ngritur nivelin e mbrojtjes për më shumë se 650,000 policëmbajtës që përdorin sigurimin në rast të aksidenteve.

 

Sigurimi nga aksidentet është klasa më masive e sigurimeve vullnetare për të cilën qindra mijëra qytetarë paguajnë sigurimin kolektiv në rast aksidenti si punonjës, nxënës dhe fëmijë në kopshte. Sipas të dhënave të dorëzuara në AMS nga shoqëritë që shesin këtë lloj sigurimi, qytetarët dhe kompanitë kanë investuar 495 milionë denarë (8 milionë euro) në këtë klasë të sigurimit për nëntë muajt e parë të vitit 2022.

 

Risitë që rrisin nivelin e mbrojtjes së të siguruarve gjenden në Tabelën e njësuar për përcaktimin e përqindjes së invaliditetit së përhershëm si pasojë e një aksidenti. Që nga fillimi i këtij viti, kjo tabelë e unifikuar është përdorur nga të gjitha kompanitë e sigurimit që shesin sigurime në rast aksidenti.

 

Tabela është hartuar nga AMS-ja në bashkëpunim me shoqëritë e sigurimeve dhe si bazë është përdorur tabela që ka qenë në fuqi deri në vitin 2005. Në procesin e krijimit të tabelës janë shfrytëzuar edhe përvoja nga tregjet e sigurimeve në Republikën e Serbisë, Republikën e Kroacisë dhe Republikën e Sllovenisë.

 

Vendosja e një Tabele të Njësuar të Invaliditetit pasoi pasi AMS-ja konstatoi një dobësi në funksionimin e sistemit të sigurimeve në klasën e sigurimit nga aksidentet.

 

Konkretisht, nga analiza e tregut të sigurimeve ka konstatuar se në mesin e kompanive të ndryshme të sigurimeve ka përqindje të ndryshme të invaliditetit për të njëjtin dëmtim ose për dëmtime të ngjashme të përcaktuara në tabelat e aftësisë së kufizuar që janë përdorur deri në fund të vitit 2022.

 

Në raste të tilla, krahasimi i primit dhe i shumës së siguruar, pa ditur përqindjet për invaliditetin në tabelë, nuk mund të çojë në zgjedhjen e mbulimit më të përshtatshëm të sigurimit. Kjo tendencë u shpreh veçanërisht në procedurat e prokurimit publik gjatë përzgjedhjes së sigurimit nga aksidentet.

 

Tabela e re është pjesë e Kushteve të përgjithshme për sigurimin e personave nga pasojat e aksidentit dhe është e aksesueshme për të gjithë policëmbajtësit potencialë.

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili rregullon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve  dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.