Kompanitë e sigurimeve jo-jetë në gjysmën e parë të këtij viti paguan 5.2 milionë euro më shumë dëme për mbajtësit e policave në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ekziston një rritje e pagesave në tre grupet kryesore të klasave: sigurimi i pronës, sigurimi i mjeteve motorike dhe klasat e tjera të sigurimeve jo- jetë.

Qytetarët, kompanitë dhe institucionet arkëtuan  1.94 miliardë denarë (31.5 milionë euro)dëmshpërblim për dëmet e mbuluara nga policat e sigurimeve të jo-jetës në gjashtë muajt e parë të këtij viti, tregojnë të dhënave zyrtare nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS).

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shuma e dëmeve bruto të paguara (DBP) që siguruesit u paguan policëmbajtësve të tyre është më e lartë për 319.5 milionë denarë (përkatësisht 5.2 milionë euro) ose 20 për qind më shumë.

Rritja e lëvizshmërisë së përgjithshme ka një ndikim të rëndësishëm edhe në rritjen e dëmeve të paguara, si dhe aktivitetet në të gjitha sferat shoqërore, të cilat pësuan rritje veçanërisht pas heqjes së masave dhe kufizimeve të cilat, në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ishin në fuqi për të parandaluar pandeminë shëndetësore globale nga virusi COVID. 19.

Një rritje të konsiderueshme të dëmeve të paguara ka në sigurimin e pronës. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, 11 shoqëri të sigurimeve jo-jetë, i paguan 292 milionë denarë (4.75 milionë euro) siguruesve të tyre për dëmet e pronës së siguruar, që është 18.5 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Në sigurimin e autopërgjegjësisë (sigurimi më i zakonshëm i kërkuar me ligj) shuma e dëmeve të paguara është 1.04 miliardë denarë (17 milionë euro). Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shuma e dëmeve të paguara u rrit me 21 për qind ose 182 milionë denarë (3 milionë euro).

Në klasën e sigurimit vullnetar të automjeteve,  respektivisht sigurimi kasko, për këtë periudhë kompanitë paguan dëme në vlerë prej 224 milionë denarë (3.6 milionë euro).

Në gjysmën e parë të këtij viti, shoqëritë e sigurimeve për klasat e tjera të sigurimit, policëmbajtësve të tyre, i paguan 374 milionë denarë (6.1 milionë euro) pas raportimit të dëmeve. Kjo është për 104.5 milionë denarë (1.7 milionë euro) ose 38 për qind më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nga gjithsej 11 shoqëri të sigurimeve jo-jetë, në dhjetë kompani janë rritur shumat e paguara për kompensim të dëmeve. Rritjen më të lartë (në%) në këtë periudhë e kanë: “Kroacia Osiguruvanje –Jo-Jetë” me 64%, “Hulk Osiguruvanje” me 61%, “Unika” me 42%, “Euroins Osiguruvanje” dhe ADOR “Makedonia” me një rritje prej 22 për qind dhe Sava Osiguruvanje me një rritje prej 17 për qind. Vijon  “Viener VIG” me një rritje prej 5%, pastaj “Triglav Osiguruvanje”, “Eurolink Osiguruvanje” dhe “Grave Jo-Jetë” me një rritje prej 4% në vlerën e dëmeve të paguara bruto.

Pjesën më të madhe në shumën totale të dëmeve të paguara për gjysmën e parë të vitit e kanë “Triglav Osiguruvanje” me 243 milionë denarë (3.95 milionë euro) “Halk Osiguruvanje” dhe “Euroins Osiguruvanje” të cilat kanë paguar 222 milionë denarë (3.6 milionë euro). Pasojnë: “Sava Osiguruvanje” dhe “Unika” me 200 milion denarë (3.25 milionë euro), “Eurolink Osiguruvanje” me 191 milionë denarë të paguara (3.1 milion euro), ADOR “Makedonia” dhe “Viener VIG” me 164 milionë denarë (2.67 milionë euro). “Kroacia Osiguruvanje – Jetë” pagoi 138 milionë denarë (2.2 milionë euro), “Osiguritelna Polisa ” 127 milionë denarë (2.1 milion euro) dhe “Grave Jo-Jetë” 65 milion denarë (1.06 milion euro).

Informacion më të hollësishëm mund të gjeni në linkun e mëposhtëm https://aso.mk/preliminarni-podatoczi-bruto-polisirana-premija-bruto-isplateni-shteti/

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMA) është organ rregullator i pavarur që rregullon tregun e sigurimeve, mbikëqyr aktivitetin e shoqërive të sigurimeve, kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të të siguruarve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.