Ndryshimi i klimës përbën një kërcënim serioz për prodhimin bujqësor dhe e vetmja zgjidhje e qëndrueshme afatgjatë për të zvogëluar pasojat e katastrofave klimatike është që shteti të zbatojë një projekt për sigurimin bujqësor me cilësi jashtëzakonisht të lartë, i cili do të hartohet në përputhje me përvojën e gjatë të TARSIM – Agjencisë turke  të Menaxhimit të Sigurimeve Bujqësore.

Me këtë rast, sot filloi një work-shop treditor për krijimin e pulit të sigurimeve bujqësore për krijimin e një sistemi të qëndrueshëm për mbrojtjen e fermerëve nga katastrofat natyrore, që në të vërtetë janë qëllimet e InsuResilience Solution Fund Project  dhe shoqërisë të risigurimeve “Europa PE”. Ky është eventi i parë publike me të cilin fillojnë aktivitetet për këtë projekt rajonal të udhëhequr nga Qeveria dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, ndërsa është përfshirë edhe Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve si organ rregullator i pavarur në tregun e sigurimeve dhe palët e tjera të interesuara të përfshira në këtë projekt.

Zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike, Fatmir Bytyqi, në hapjen e eventit tha se krijimi i pulit të sigurimeve bujqësore, që është një lloj fondi bujqësor i sigurimeve për bujqësinë, i pari i këtij lloji në Republikën e Maqedonisë së Veriut, do të ofrojë siguri më të madhe në prodhimin bujqësor. Nga pikëpamja ekonomike, krijimi i pulit të sigurimeve bujqësore është një hap i rëndësishëm i hapërimit përpara të vendit, i cili na afron edhe më shumë me standardet evropiane.

Në fjalimin e tij, Arjanit Hoxha, Ministri i Bujqësisë theksoi:

“Ndryshimet klimatike janë kërcënim serioz për prodhimin bujqësor. Për vite me rradhë, fermerët janë përballur me ndikimin e katastrofave natyrore për të cilat Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Komisioni për vlerësimin e dëmeve në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut paguajnë mesatarisht tre milionë e gjysmë euro në vit për dëmet e shkaktuara nga katastrofat natyrore. Pikërisht për këtë ne si ministri vendosëm se është më se e nevojshme të krijohet një qasje e organizuar për adaptimin dhe mbrojtjen e produkteve bujqësore përmes implementimit të një sistemi të sigurimeve bujqësore në vendin tonë.

Në fjalën e tij Dr. Kërste Shajnoski, Kryetari i Këshillit të Ekspertëve në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve – AMS, theksoi se sigurimi i pavarur kundër pasojave të padëshiruara të katastrofave natyrore jep rezultate, por kjo rezulton si e pamjaftueshme, duke pasur parasysh territorin e gjerë dhe shkallën e ekspozimit ndaj këtyre rreziqeve.

“Këtu duhet të intervenojnë sigurimet. Kjo duhet të jetë zgjidhja e këtyre mangësive, të cilat fermerët individualë nuk mund t’i kapërcejnë”, theksoi Shajnoski.

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë për Menaxhimin e Sistemit të Sigurimeve Bujqësore – TARSIM, Znj. Serpil Gjunar, në fjalën e saj theksoi:

“Sipas informacionit që morëm, Maqedonia e Veriut është një vend me kushte jashtëzakonisht të favorshme për prodhimin bujqësor, ku mund të kultivohet dhe rritet një gamë e gjerë e produkteve bimore, kurse rritja e bagëtive zakonisht zhvillohet në rajone të caktuara. Këto janë arsyet pse është shumë e rëndësishme për të menaxhuar rreziqet në sektorin e bujqësisë në vendin tuaj dhe hapat që do të ndërmerrni”, deklaroi Gjunar.

Bujqësia si aktivitet ekonomik në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2020, merr pjesë me 8,6% në bruto prodhimin e përgjithshëm vendor. Rreth gjysma e territorit të përgjithshëm është tokë bujqësore, ku mbizotëron prodhimi bimor. Zgjidhja e vetme në planin afatgjatë, për të zvogëluar pasojat e katastrofave klimatike, është që shteti të zbatojë një projekt kaq të jashtëzakonshëm me cilësi të lartë për sigurimet bujqësore,i cili do të konceptohet në përputhje me përvojën e gjatë të TARSIM. Ministria, në bashkëpunim me Qeverinë dhe ministritë dhe institucionet kompetente, do të punojnë me përkushtim për krijimin e këtij sistemi jashtëzakonisht të rëndësishëm për sektorin e bujqësisë. Pritet mbështetje e madhe edhe nga industria e sigurimeve në mënyrë të mbrojtjes së tërësishme të prodhimit bujqësor nga katastrofat e paparashikueshme natyrore përmes mbulimit adekuat të sigurimeve. Gjithashtu, me ndihmën e Projektit në kuadër të Fondit InsuResilience Solution, MBPEU-ja ka marrë mbështetje teknike për zbatimin e të gjitha aktiviteteve të nevojshme, deri në inkorporimin e sistemit.