Qytetarët, kompanitë dhe institucionet vitin e kaluar blenë polica të sigurimeve për sigurimin e jetës dhe jo-jetës në një vlerë të përgjithshme prej 10.06 miliardë denarësh (163.7 milionë euro), sipas të dhënave zyrtare të përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) mbi gjendjen e tregut të sigurimeve në vitin 2020. Ekzistojnë 16 shoqëri që operojnë në tregun tonë të sigurimeve, nga të cilat 11 shoqëri shesin sigurime jo- jetë dhe 5 janë shoqëri të sigurimeve të jetës.

Primi i përgjithshëm i shkruar bruto (vlera totale e policave të shitura) vitin e kaluar është me 270.6 milionë denarë (4.4 milionë euro), respektivisht 5 për qind më e ulët se vlera e policave të shitura në vitin 2019, kur të gjitha shoqëritë e sigurimeve mblodhën 10.58 miliardë denarë (172.1 milionë) nga shitja e policave. Të dhëna më të hollësishme janë të aksesueshme në linkun e mëposhtëm:https://aso.mk/preliminarni-podatoczi-bruto-polisirana-premija-bruto-isplateni-shteti/

Në shitjen totale të policave të sigurimeve, shоqëritë e sigurimeve jo-jetë morën pjesë me 82.7 për qind. Shitjet totale të policave të sigurimit të jo-jetës arrijnë në 8.3 miliardë denarë (135.4 milionë euro). Vitin e kaluar, shoqëritë e sigurimeve të jetës mblodhën 460.2 milionë denarë (28.3 milion euro) nga shitja e policave.

Pandemia vitin e kaluar përgjithësisht kishte një ndikim negativ në ekonominë kombëtare, dhe kjo u reflektua në punën e shoqërive të sigurimeve. Shitjet e tyre totale të produkteve të sigurimeve u ulën me 5 për qind. Sidoqoftë, 14 shoqëri të sigurimeve përfunduan vitin e kaluar me një fitim që arrin në 627.3 milionë denarë (10.2 milionë euro).

AMS-ja së fundmi rekomandoi që shoqëritë e sigurimeve të mos  bëjnë pagesën e dividentëve. Rekomandimi synon të mbajë shoqëritë në gjendje të mirë financiare në këto kushte specifike dhe të pasigurta të funksionimit të shkaktuara nga pandemia globale e shëndetit dhe të transferojë fitimet në kapital dhe rezerva në mënyrë që të kenë aftësi paguese dhe likuide. Aksesi proaktiv i AMS-së i përkthyer në rekomandim synon të lejojë shoqëritë e sigurimeve që t’i përgjigjen në kohë dhe tërësisht kërkesave financiare të siguruarve apo policëmbajtësve dhe të drejtave të tyre që rrjedhin nga kontratat e sigurimit.

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është një organ i pavarur rregullator, i themeluar në vitin 2009, i cili rregullon tregun e sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të të siguruarve dhe zhvillimin e perceptimit të rëndësisë së sigurimeve.