Vitin e kaluar, siguruesit investuan 163.7 milionë euro në polica për të mbuluar rreziqe të ndryshme

Qytetarët, kompanitë dhe institucionet nga dëmet vitin e kaluar arkëtuan 4 miliardë denarë (65.1 milionë euro), që është në të njëjtin nivel me vitin 2019. Nga kjo, shoqëritë e sigurimeve jo-jetë paguan 3.57 miliardë denarë (58 milionë euro) dëmshpërblime për policat e sigurimeve jo-jetë. Pagesat e dëmeve në bazë të sigurimit të jetës arrijnë në 436.9 milion denarë (7.1 milionë euro), sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS).

Policëmbajtësit (personat juridikë dhe fizikë) investuan 10 miliardë denarë (163.7 milionë euro) në sigurime vitin e kaluar. Në një periudhë pesëvjeçare (nga viti 2016 në vitin 2020) janë blerë polica me vlerë prej 48.3 miliardë denarësh (785.2 milionë euro).

Në pesë vitet e fundit, qytetarët kanë investuar gjithsej 7.98 miliardë denarë (129.7 milion euro) në sigurimin e jetës. Një total prej 40.3 miliardë denarësh (655.5 milion euro) u paguan për policat që mbulojnë rreziqet e sigurimit jo-jetë (auto-përgjegjësi, kasko, pronë, përgjegjësi e përgjithshme, sigurimi i shëndetit privat dhe lloje të tjera të sigurimeve).

Shitjet e policave të sigurimeve (primi i shkruar bruto) vitin e kaluar krahasuar me vitin 2016 u rritën me 1.35 miliardë denarë (22 milionë euro). Kufizimet e shumta në flukset e përgjithshme ekonomike dhe veçanërisht në lëvizjen, të cilat u shkaktuan nga pandemia shëndetësore vitin e kaluar, gjithashtu patën një ndikim negativ në shitjen e policave. Por falë aksesit proaktiv dhe bashkëpunimit midis AMS-së dhe shoqërive të sigurimeve, shitjet totale të policave vitin e kaluar u ulën me vetëm 5 për qind krahasuar me vitin 2019.

Ekzistojnë gjithsej 16 shoqëri sigurimesh që veprojnë në tregun e sigurimeve, nga të cilat 11 mbulojnë rreziqet e sigurimeve jo të jetës dhe pesë shoqëri specializohen në sigurimet e jetës.

Çfarë e shënoi vitin 2020?

Shitja e policave të sigurimeve jo-jetë vitin e kaluar në primin e shkruar bruto pati një pjesëmarrje prej 82.7 për qind dhe arriti në 8.3 miliardë denarë (135.4 milion euro). Shoqëritë e sigurimeve arkëtuan 1.74 miliardë denarë (28.3 milionë euro) nga shitja e policave të sigurimeve të jetës, që është 17.3 për qind e të ardhurave totale nga shitja e policave.

Edhe vitin e kaluar, pjesëmarrje më të madhe në të gjithë shitjen ka sigurimi i automjeteve me 4.96 miliardë denarë (80.65 milion euro), para sigurimit të pronës me 1.86 miliardë denarë (30.25 milion euro). Rritja më e lartë është shënuar në sigurimet e shëndetit privat, nga shitja e të cilave siguruesit arkëtuan pesë herë më shumë krahasuar me vitin 2019.

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili rregullon tregun e sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruarr ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.