Propozuesi/ Donatori: Banka Botërore First Initiative

Emri i projektit: Reforma e sigurimit të detyrueshëm (MTPL)

Mbartësi i projektit: Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS)

 Qëllimi: Qëllimi kryesor i këtij projekti është të mbështesë reformat në fushën e sigurimit të përgjegjësisë së mjeteve motorike, si një produkt sigurimi që dominon portofolet e shoqërive vendase të sigurimit. Realizimi i këtij qëllimi do të arrihet përmes përmirësimit të rregulloreve ligjore dhe fuqizimit të kapaciteteve të Agjencisë. Më konkretisht, aktiviteti i projektit do të përfshinte trajnimin e stafit të AMS-së si dhe asistencë afatgjatë në drejtim të zbatimit të zgjidhjeve të miratuara reformuese.

Projekti Rajonal i Sigurimit të Rrezikut të katastrofave (Europa Reinsurance Facility Ltd.)

  • Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve, zbatuese e projektit
  • Grupi Punues i Programit të Sigurimit të Rrezikut nga Katastrofat i përbërë nga shoqëri të sigurimit jo-jetës, ndërmjetësues sigurimesh, organizata/shoqata profesionale dhe anëtarë të tjerë të mundshëm