Organet rregullatore financiare AMS, MAPAS, KLV, BPRMV dhe Ministria e Financave kanë krijuar
Kompetencat për Edukimin Financiar në lidhje me setet e njohurive bazë që do të vihen në dispozicion
për përvetësim në procesin e edukimit financiar për fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit që do të përfshihen
në proceset e edukimit financiar.
Ky koncept arsimor bashkon njohuritë bazë për të krijuar dhe përmirësuar njohuritë financiare të
popullatës. Kompletet apo setet e njohurive bazë nga fushat financiare janë të integruara nën titullin
"Kompetencat themelore të edukimit financiar" dhe janë miratuar nga Trupi Koordinues për Edukimin
Financiar të Institucioneve Rregullatore Financiare, Banka Popullore, Ministria e Financave, Komisioni i
Letrave me Vlerë ( KLV), Agjencia e Mbikëqyrjes të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional (MAPAS)
dhe Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS).
Ky cikël vazhdon aktivitetet për zbatimin e Strategjisë për Edukim Financiar dhe Përfshirje Financiare, të
miratuar në korrik të vitit 2021.
Kompetencat bazë të edukimit financiar përfshijnë njohuritë bazë, aftësitë, qëndrimet, motivimet dhe
sjelljet në lidhje me financat që duhet të zotërojnë njerëzit në faza të ndryshme të jetës. Korniza për
kompetencat financiare sipas moshës së popullsisë përfshin kompetencat financiare për nxënësit e
arsimit fillor dhe të mesëm dhe kompetencat financiare për popullsinë e rritur. Komponentët kryesorë
të kornizës së kompetencave financiare janë: njohuritë dhe aftësitë; qëndrimet; motivimet dhe sjelljet.
Njohuritë dhe aftësitë mbulojnë tetë tema, nga segmente të ndryshme financiare: 1. Paraja dhe bankat;
2. Të ardhurat dhe tatimet; 3. Planifikimi financiar; 4. Kursimi dhe investimi; 5. Shpenzimet dhe kreditë;
6. Të drejtat dhe përgjegjësitë e konsumatorëve; 7. Kursimet pensionale; dhe 8. Rreziqet dhe sigurimet.
Korniza e Kompetencës Financiare mund të përdoret nga organizata dhe institucione të ndryshme në
vend (rregullatorë financiarë, organizata të shoqërisë civile, institucione financiare private dhe
institucione dhe organizata të tjera) që ofrojnë edukim financiar për grupmosha të ndryshme brenda
fushëveprimit të punës së tyre, ose më gjerë, në fushën e financave.. Megjithatë, korniza për
kompetencat financiare nuk përfaqëson një kurrikul të veçantë dhe nuk përshkruan tema specifike në
fushën e edukimit financiar. Korniza e Kompetencave Financiare është menduar për ofruesit e
shërbimeve arsimore joformale dhe pritet që ofruesit e edukimit financiar të ndjekin kompetencat e
përcaktuara financiare kur zhvillojnë programet e tyre të edukimit financiar për grupmoshat përkatëse.
Kompetencat bazë të edukimit financiar zhvillohen në bazë të rekomandimeve të INFE-OECD dhe
synojnë të shërbejnë si bazë për zhvillimin e programeve arsimore për grupmoshat e ndryshme në
fushën e financave nga të gjithë ofruesit e përfshirë të shërbimeve arsimore në kuadër të arsimi jo-
formal.
Rregullatorët financiarë ftojnë subjektet nga sektori privat dhe civil që kryejnë aktivitete për edukimin
financiar që të njihen me Kompetencat Bazë të Edukimit Financiar dhe t'i bashkohen nismës për një
qasje të koordinuar në zbatimin e aktiviteteve edukative për edukimin financiar në vend.
Мë shumë në linkun: Kompetencat e Edukimit Financiar