Vazhdon rritja e vazhdueshme e masivitetit për investime në sigurimin e rrezikut të jetës (i cili
nuk ka komponent kursimi) dhe zakonisht është garanci për kreditë bankare të personave të
siguruar – personave fizikë. Qytetarët për nëntë muajt e parë të vitit të kaluar kanë investuar
13.4 milionë euro në sigurime me komponent kursimi, ndërsa 6.7 milionë euro në sigurime
rreziku. Në fund të tremujorit të tretë, totali i aktiveve të pesë shoqërive të sigurimit të jetës,
të cilat janë  kapitalizuar në mënyrë solide, arriti në 180 milionë euro.

Gjithsej 297.559 qytetarë kanë siguruar jetën e tyre në fund të shtatorit të vitit 2022. Në
sigurimin e jetës për këtë periudhë janë investuar 1,56 miliardë denarë (25,4 milionë euro),
sipas të dhënave të dorëzuara nga pesë shoqëritë e sigurimeve të jetës në Agjencinë e
Mbikëqyrjes të Sigurimeve (AMS).

Numri i policave që kanë sigurime të jetës në tremujorin e tretë të vitit 2022 është rritur me
gati 55,000, ose 22.5 për qind në një vit.

Të dhënat zyrtare të shoqërive të sigurimeve të jetës tregojnë se produkti i sigurimit i njohur
gjerësisht si sigurimi i rrezikut ka rritjen më të lartë të shitjeve. Me të, në rast vdekjeje, shuma
e siguruar i paguhet një anëtari të familjes, bashkëshortit ose përfituesit tjetër të sigurimit. Por
nëse rreziku nuk ndodh deri në skadimin e kontratës së sigurimit, të gjitha fondet e investuara
mbahen nga shoqëria e sigurimit që ka marrë përsipër rrezikun për të paguar fondet në rast
vdekjeje të të siguruarit.

Në fund të shtatorit të vitit 2022, mbi 237,000 persona kishin sigurim rreziku, që është 52 për
qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Arsyeja e rritjes së shitjeve
për sigurimin e rrezikut është se ky produkt është i lidhur me kreditë bankare që kanë të
siguruarit.

Nga të gjitha kontratat e sigurimit të jetës, mbi 48,300 kanë një komponent kursimi. Ky produkt
i mundëson të siguruarit të marrë fondet e investuara me interes pas skadimit të kontratës së
sigurimit. Pagesat e policave që kanë këtë lloj sigurimi investohen në depozita bankare në
obligacione qeveritare ose instrumente të tjera financiare pa rrezik. Shitja e këtij produkti
sigurimi shënoi një rënie të lehtë prej 4 për qind krahasuar me një vit më parë. Në total, për
këtë periudhë qytetarët kanë investuar 828,1 milionë denarë (13,3 milionë euro) në këtë lloj
sigurimi.

Produkti më i ri i sigurimit nga sfera e sigurimeve të jetës në tregun tonë është sigurimi i quajtur
"junit linked". Me këtë produkt sigurimi, rreziku i investimit përballohet nga i siguruari, ndërsa
një pjesë e konsiderueshme e parave investohet në fonde investimi, të zgjedhura nga i
siguruari, çmimet e tregut të të cilëve varen nga lëvizjet e tregjeve rajonale dhe globale të
kapitalit. Për nëntë muajt e parë të vitit të kaluar, në këtë produkt, 11.800 qytetarë, kanë
investuar 318,8 milionë denarë (5,2 milionë euro).

Gjatë kësaj periudhe, në shitjen e sigurimit të jetës, marrin pjesë pesë shoqëri sigurimesh.
"Kroacia Osiguruvanje" merr pjesë me 31 për qind, "Grave" me 22 për qind, "Viener Lajf" me 18
për qind, "Triglav Osiguruvanje – Jetë" me 17 për qind dhe "Unika Lajf" me 12 për qind.

Në nëntë muajt e parë të vitit 2022, shoqëritë e sigurimit të jetës kanë paguar gjithsej 484,8
milionë denarë (7,9 milionë euro) për të siguruarit e tyre sipas kriterit të mbijetesës,
ndërprerjes së kontratave apo rrezikut nga vdekja.

Pesë shoqëritë e sigurimit të jetës kanë një ndikim të fortë në ruajtjen e stabilitetit financiar të
tregut të sigurimeve. Pasuria e përgjithshme e këtyre kompanive në fund të tremujorit të tretë
të vitit të kaluar arriti në 11 miliardë denarë (179,6 milionë euro), që paraqet 36 për qind nga
totali i aktiveve të 16 kompanive të sigurimeve.

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve, në kuadër të kompetencave të saj, kujdeset të sigurojë
përputhshmërinë e politikave të aplikuara të biznesit për vlerësimin e detyrimeve, si dhe llojet e
investimeve dhe vlerësimin e aktiveve të shoqërive të sigurimeve. Shoqëritë e sigurimeve
respektojnë këto kërkesa ligjore në mënyrë të vazhdueshme.

Mjetet nga provigjonet teknike dhe nga kapitali i shoqërive të sigurimeve të jetës investohen në
investime të sigurta, me rrezik shumë të ulët humbjesh dhe me fitime solide.

Shiqëritë e sigurimit të jetës janë të kapitalizuara në mënyrë solide, mjetet kapitale janë nga
kategoritë më cilësore të burimeve bazë të kapitalit, duke u mundësuar atyre mbrojtje të mirë
nga pasiguritë dhe rreziqet e papritura për vazhdimësinë e aktivitetit të tyre.

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili
normativizon tregun e sigurimeve, ushtron  mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të
sigurimeve  dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose
policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.