Qytetarë, shoqëri dhe institucione vitin e kaluar kanë nënshkruar pothuajse 1.5 milionë kontrata sigurimesh jo-jetë, që është 30 për qind më shumë se në vitin 2020. Vërehet një rritje e investimeve në sigurime në 15 klasa sigurimesh, dhe më e rëndësishmja për t’u theksuar është rritja e kërkesës për sigurime të shëndetit në udhëtimi, sigurime pasurie, sigurime shëndetësore private.

Tregu i sigurimeve të jo-jetës u rrit me 16 për qind vitin e kaluar krahasuar me vitin 2020. Siguruesit kanë investuar 9,6 miliardë denarë (156,5 milionë euro) në të gjitha 18 klasat e sigurimit jo-jetë. Kjo është 1,3 miliardë denarë (21 milionë euro) më shumë në krahasim me vitin 2020. Qytetarë, shoqëri, shoqata dhe institucione kanë nënshkruar pothuajse 1.5 milionë kontrata sigurimi vitin e kaluar. Kjo është 30 për qind më shumë në krahasim me vitin 2020, sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve.

Investimet në sigurimet jo-jetë vitin e kaluar janë më të larta krahasuar me vitin 2019, çka tregon se industria e sigurimeve është rikuperuar plotësisht nga ndikimet negative dhe kufizimet e shumta të shkaktuara nga pandemia shëndetësore në vitin 2020.

Në sigurimin e pasurisë, klasën më të madhe vullnetare të sigurimit, qytetarët dhe personat juridikë vitin e kaluar kanë investuar gjithsej 2,17 miliardë denarë (35,2 milionë euro). Kjo është 16,5 për qind ose mbi 300 milionë denarë (5 milionë euro) më shumë se vitin e kaluar. Për 34 për qind më shumë se në vitin 2020, individët kanë investuar në sigurimin e pronës, përkatësisht gjithsej 679 milionë denarë (11 milionë euro). Sektori korporativ i ka rritur investimet e tij në sigurimin e pronës për 10 për qind vitin e kaluar dhe kanë arritur në 1,5 miliardë denarë (24,2 milionë euro).

Ashtu siç pritej, rritja më e madhe vitin e kaluar ishte në sigurimet e udhëtimit. Investimet në këtë produkt të sigurimit arritën në 148 milionë denarë (2,4 milionë euro). Kjo është 94 për qind më shumë se në vitin 2020, kur pothuajse të gjitha udhëtimet u reduktuan në zero pjesën më të madhe të vitit për shkak të pandemisë globale shëndetësore të shkaktuar nga virusi COVID-19.

Rritja intensive e investimeve është gjithashtu karakteristikë për sigurimet shëndetësore private – produkti i sigurimit me rritjen më të shpejtë që nga fillimi i krizës shëndetësore. Në këtë klasë të sigurimeve, qytetarët, kompanitë dhe institucionet kanë investuar gjithsej 405 milionë denarë (6,6 milionë euro), që është 48 për qind më shumë se në pandeminë e vitit 2020.

Me rritje të moderuar karakterizohen edhe investimet në sigurimin kasko të mjeteve motorike. Në këtë klasë vitin e kaluar janë investuar gjithsej 890 milionë denarë (14,5 milionë euro), që është 8% më shumë se vitin paraprak.

Në klasën më të madhe të sigurimeve – në sigurimin e automjeteve, i cili është i obligueshëm me ligj, vitin e kaluar shitja e policave arriti në 4,8 miliardë denarë (78,6 milionë euro). Kjo është 17 për qind më shumë se në vitin 2020.

Vlen të përmendet se të 11 shoqëritë e sigurimeve jo-jetë shënuan rritje të shitjeve të policave të sigurimit, çka tregon për një fuqizim të konkurrencës në treg në sektorin e sigurimeve jo-jetë.

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili normativizon  tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve  dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar dhe përfshirjen financiare të popullatës.