Me iniciativë të Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimeve më 22 nëntor, 2010 në selinë e Agjencisë, zhvilloi një takim pune mbi ‘’ Zbatimin e raportit Evropian për aksidentet e trafikut në Republikën e Maqedonisë’’ .

Në takimin morën pjes përfaqesues nga Byroja Kombëtare e Sigurimeve, kompanitë e sigurimeve , anëtarët e Byrosë, MInistria e Brendshme dhe të Këshillit Kombëtar për trafikun rrugor. Qëllimi I këtij takimi ishte për të diskutuar zbatimin praktik të funksionit të Raportit Evropian mbi aksidentet e trafikut, e gjith kjo me qëllim ndihmën e shpejtë dhe efektive të përdoruesve të fundit ose siguruesit të mjeteve motorike.

Kryetari I Këshillit të Eksperteve të Agjencisë z. Klime Poposki hapi mbledhjen dhe përshëndeti pjesëmarrësit. Ekspertete e huaj në fushën e sigurimit z. Jean-Pierre Daniel I cili është në angazhim të gjatë në Agjenci, bëri një prezantim mbi përvojat e tregut evropian.

Pas prezantimit të tij, pasonte një diskutim I frytshëm dhe e gjith ajo dha kontributin e saj për të bërë konkluzione në drejtim të krijimit të një strategjie të sukseshme për zbatimin e mëtutjeshëm të Raportit Evropian për aksidentet e trafikut në Republikën e Maqedonisë.