Më 31 maj u mbajt takimi i katërt i punës i Grupit Punues për monitorimin e zbatimit të
Strategjisë për edukim financiar dhe përfshirje financiare, aktiviteti i të cilit koordinohet
nga Banka Popullore, ku morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Financave, Komisioni
i Letrave me Vlerë, Agjencia e Mbikëqyrjes të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional
dhe Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve, si dhe subjekte nga sektori privat dhe civil.
Në takim ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i INFE-OECD, i cili prezantoi Analizën e
rezultateve të Anketës për edukimin financiar dhe digjitalizimin e ndërmarrjeve të vogla
dhe të mesme në Evropën Juglindore (EJL), në
kuadër të projektit rajonal për edukimin financiar, i cili synon përmirësimin e edukimit
financiar dhe rritjen e përfshirjes financiare të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të
mesme (NMVM). Raporti analizon edukimin financiar të NMVM-ve, ndërgjegjësimin dhe
përdorimin e shërbimeve financiare dhe nivelin e digjitalizimit të këtij sektori në rajonin
e EJL-së, përfshirë edhe vendin tonë.
Njohuria financiare e drejtuesve dhe pronarëve të NMVM-ve në vendin tonë vlerësohet
me një koeficient 69 (nga maksimumi 100), që është më i lartë se mesatarja e vendeve
të analizuara të rajonit (67). Pikët më të larta u arritën për komponentin e sjelljes
financiare, pasuar nga njohuritë financiare dhe qëndrimet financiare, me të gjithë
komponentët pak më lart ose në nivel të mesatares rajonale. Krahasuar me vendet e G-
20, rezultati mesatar për rajonin është më i ulët me 7 pp, gjë që tregon nevojën për të
forcuar aftësitë financiare dhe vizionin strategjik të menaxherëve të NMVM-ve, në
mënyrë që të forcohet qëndrueshmëria afatgjatë e biznesit të këtyre firmave. Rezultatet
tregojnë se jemi në nivelin e mesatares së rajonit në EJL, sipas ndërgjegjësimit të
MSME-ve për produktet financiare, me faktin se ndërgjegjësimi për përdorimin e kredive
për financimin e bizneseve në vendin tonë është vlerësuar më i lartë në raport me
rajonin, ndërsa në pjesën tjetër të parametrave të vlerësuar – ndërgjegjësimi për
financimin me kapital dhe llojet e tjera të financimit dhe ndërgjegjësimi për përballimin
e rreziqeve, pikët janë pak më të ulëta ose korrespondojnë me rezultatet në rajon.
Konstatimet tregojnë nevojën për zhvillim të mëtejshëm të tregut të kapitalit dhe
metodave alternative të financimit për të zgjeruar aksesin e NMVM-ve në financa.
Për sa i përket digjitalizimit, nota mesatare në vendin tonë është pak më e ulët se në
rajon. Megjithatë, është vlerësuar se digjitalizimi i NMVM-ve në rajon mbetet prapa
vendeve të zhvilluara, gjë që tregon nevojën e zbatimit të aktiviteteve për përmirësim
të mëtejshëm.
Konstatimet dhe konkluzionet në Raport janë bazë për ndërmarrjen e aktiviteteve të
mëtejshme për edukimin financiar dhe përfshirjen financiare të NMVM-ve, në përputhje

me Strategjinë kombëtare në këtë fushë, e cila parashikon krijimin e parakushteve për
përmirësimin dhe monitorimin më adekuat të aksesit në financa nga ndërmarrjet e
vogla dhe të mesme dhe grupet e tjera të targetuara. Aktivitetet në këtë sferë duhet të
kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të këtij segmenti dhe të ekonomisë në tërësi.
Në këtë takim u prezantua përvoja në Hungari e aplikimit të Platformës digjitale-
aplikacioni për edukim financiar “Learning-by-doing financial education”, me të cilën
sektori privat dhe civil në vend patën mundësinë të njihen me platformat edukative që
aplikohen në ekonomi të tjera.
Nëpërmjet këtyre takimeve të punës, të cilat mbahen dy herë në vit, zhvillohet një
dialog i rregullt ndërmjet rregullatorëve, subjekteve nga sektori privat dhe civil, të
përfshirë në aktivitetet e edukimit financiar, si dhe shkëmbimi i propozimeve dhe
përvojave për të forcuar përfshirjen financiare dhe mbrojtjen e konsumatorëve në
sistemin financiar, për të zbatuar me sukses Strategjinë për edukim financiar dhe
përfshirje financiare.