Sigurimi i pasurisë mbetet klasa më e madhe e sigurimit vullnetar nga të gjithë sigurimet jo-jetë. Sigurimi shëndetësor privat për herë të parë deri më tani është klasa e dytë më e madhe e sigurimit vullnetar. Rritja më të madhe të investimeve, prej rreth 180% është në sigurimin e kredive. Shitjet e sigurimit të shëndetit në udhëtim u rritën me 80% pas heqjes së kufizimeve anti-kovid

Investimet në sigurimet jo-jetë në tre muajt e parë të këtij viti, arritën në 2,5 miliardë denarë (40,5 milionë euro). Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS), tregu i sigurimeve jo-jetë u rrit me 10 për qind (3.5 milionë euro) në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

 

Në tre muajt e parë të këtij viti janë lidhur gati 307 mijë kontrata sigurimesh jo-jetë, që është 11 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

 

Personat e siguruar kanë investuar 555,6 milionë denarë (9 milionë euro) në sigurimin e pasurisë për këtë periudhë, që është 5 për qind më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2021. Pavarësisht rënies së vogël, sigurimi i pasurisë mbetet më i madhi, domethënë klasa më e shitur e sigurimit vullnetar.

 

Sigurimet shëndetësore private në periudhën e pas kovidit vazhdon të jetë sigurimi më popullor sipas rritjes së investimeve. Për tre muajt e parë të këtij viti, dhjetë shoqëri të sigurimit jo-jetë kanë lidhur pothuajse 8 mijë kontrata sigurimesh shëndetësore private. Të siguruarit në këtë periudhë kanë investuar 225 milionë denarë (3,7 milionë euro) në këtë klasë sigurimi, që është 81 për qind më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

 

Rritje më ekspanzive të investimeve ka në klasën e sigurimeve të kredive. Të dhënat zyrtare tregojnë se të siguruarit kanë investuar 121 mijë euro për tre muaj, që është 180 për qind më shumë se investimet në këtë produkt në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ky sigurim shitet në treg nga pesë shoqëri sigurimesh dhe në tre muaj janë lidhur rreth 1000 kontrata sigurimi.

 

Rritje të ndjeshme, me heqjen e masave anti-kovid, ka edhe në sigurimin e shëndetit në udhëtim. Krahasuar me vitin e kaluar, shitjet e sigurimeve të shëndetit në udhëtime në tre muajt e parë të këtij viti janë rritur për 80 për qind. Në këtë sigurim janë investuar 30,3 milionë denarë (500.000 euro).

 

Sigurimi i auto-përgjegjësisë (TPL) mbetet klasa më e lartë. Për tre muajt e parë janë lidhur gati 176 mijë kontrata sigurimi, nga të cilat mbi 32 mijë janë kartona jeshil për udhëtime jashtë vendit. Vlera e policave për auto-përgjegjësi, të shitura në tre muajt e parë, ka kaluar një miliard denarë (17 milionë euro) dhe është rritur për 5 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

 

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili rregullon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve  dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.